Kulturë

Roli i epidemive në rënien e Romës dhe ngritjen e Kristianizmit*

Postuar në 20 Mars, 2017 14:41

Cila ishte arsyeja që solli rrëzimin e Perandorisë Romake? Me këtë pyetje u fiksua edhe historiani i madh, Edward Gibbon, në faqet e fundit të librit të tij “Perëndimi dhe Rënia e Perandorisë Romake”. Ai vuri në dukje se në vend se të spekullojmë rreth arsyeve të kolapsit të gjatë dhe të ngadaltë të Romës mes shekujve III – VII e.s(kjo në varësi të atyre që pyet), ne duhet të mrekullohemi që ai zgjati kaq shumë.

Ndahet nga jeta Chuck Berry

Postuar në 19 Mars, 2017 12:21

Chuck Berry, ose kumbari i rock ‘n’ roll siç e quante revista “Rolling stone” ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ai është i njohur për shumë këngë dhe konsiderohet si një prej këngëtarëve me më shumë ndikim në skenën e sotme. I krahasueshëm me Elvis Presley, ose Mbretin e këtij zhanri. Ai hyri në skenë që në vitet ’50  për të vijuar më tej me përfaqësim që mbetet i pashlyeshëm. Maybellene, Thirty Days, We We Hours, Roll Over Beethoven apo edhe Johny Be Good, mbeten ndër këngët më të sukseshme.

Genetika rrëzon tezat e Fallmerayer. Peleoponezi më afër me italianët dhe siçilianët. Ndikimi sllav minimal

Postuar në 17 Mars, 2017 10:24

Një artikull i publikuar disa ditë më parë në “European Journal of Human Genetics” jep një përgjigje polemizues ndaj disa qëndrimeve dhe konkluzioneve të Jacob Fallmerayer, historian gjerman iu shekullit të 19-të, sipas tyë cilit grekët e Peleoponezit janë zhdukur në mesjetë nga sllavët. Studimi mban titullin: “Genetika e popullsive të Peleoponezit dhe teoria e zhdukjes së grekëve peleoponezas” dhe është realizuar nga 14 autorë me në krye George Stamatoyannopoulos nga University of Washington.

Shekullarizimi, koncept i rremë

Postuar në 16 Mars, 2017 09:53

Sociologu i njohur Peter L. Berger I ka dhënë një intervistë gazetës “Avvenire” përmes të cilës jep disa mendime mbi zhvillimet aktuale në botë: besimi fetar, shekullarizimi, radikalizmi, të gjitha elementë që konstiuojnë dhe vënë në rrezik çfarë është më e vyer: pluralizmin dhe bashkëjeteën.

Ku konsiston gabimi i shekullarizimit?

Klithma nga Siria. Një tragjedi që njerëzimi duhet ta njohë nga afër

Postuar në 13 Mars, 2017 22:26

Para disa javësh pashë një shfaqje të një filmi të ri dokumentar të quajtur Klithma nga Siria. Ishte një eksperiencë ndëshkuese. Filmi është i gjallë, emocionues dhe papërkulshmërisht i ndershëm rreth kostos së luftës. Regjisori, Evgeni Afinivski, në qytetar amerikan i lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, nuk ia kursen shikuesit asnjë siklet.

Shqiptarët shtyhen në prehistori/Promovim i autoktonisë përmes fabulave nacionaliste

Postuar në 13 Mars, 2017 08:52

Balkanweb raporton sot për një iniciativë të Muzeut Kombëtar: Një pasdite në Muze, kështu quhet projekti që synon njohjen nga publiku të trashëgimisë kulturore. Fjala është për ekspozimin e copëzave të kulturës material dhe shpirtërore të kohës së antikitetit në territorin që sot është Shqipëri. “Fakte të panjohura” i quan agjencia në fjalë prezantimin nga arkeologu Adem Bunguri të teerakotave dhe totemeve mitologjike ilire e parailire, ndonëse punimet shkencore e të tjera janë në numër të madh në këtë drejtim.

Ndalimi ose jo i filmave të Kinostudios, një debat që i mungon kritika

Postuar në 12 Mars, 2017 19:42

Një art i kontrolluar politikisht vijon t'i rezistojë kohës, madje dhe shijeve të publikut. Kinemaja shqiptare e periudhës së realizmit socialist ose filmi i prodhuar sipas një konteksti shoqëror dhe politik është konkurues edhe në tregun e sotëm të filmit televiziv, duke gjeneruar të ardhura ekstra ligjore për subjekte që operojnë në shkelje të hapur të së drejtës së autorit, siç janë platformat dixhitale tokësore apo dhe satelitore.

Fletërrufeja për Lasgushin

Postuar në 12 Mars, 2017 09:45

Publikohet nga e bija. Teksti është interesant. 

Demonstratat e 1991-t dhe disa të dhëna për terrorin jugosllav: 80% e të burgosurve politikë ishin shqiptarë

Postuar në 11 Mars, 2017 19:00

Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka publikuar sot në gazetën “Koha Ditore” një shkrim ku rendit disa mendime për Pranverën Shqiptare të 981-it, siç e quan ai. Fjala është për demonstratat e Kosovës që vunë në lëvizje një nga ngjarjet dramatike të para pas vdekjes së Titos. Vlerësimet e Krasniqit kanë rëndësi, qoftë sepse vijnë nga një dëshmitar, por edhe sepse në disa momente, ato synojnë t’i kujtojnë opinionit se Jugosllavia titiste nuk ishte aq e shkëlqyer sa ç’dukej nga jashtë.

Pse po mbyllet Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara?

Postuar në 08 Mars, 2017 09:37

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj në një letër të hapur kërkon nga autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës të tregojnë vëmendje ndaj Qendrës Kulturore, Shqiptare në Ankara, e cila sipas tij rrezikon të mbyllet për shkak se nuk mbulon dot shpenzimet administrative, raporton Balkanweb.
Kjo qendër sipas tij ka qenë një iniciativë e tij si ambasador dhe  ambasadorit Kosovës Avni Spahiu, por edhe ndihmës bujare të donatorëve Turko-Shqiptarë dhe Kryetarit të Bashkisë Altindag të Ankarasë, Veysel Tiryaki, i cili e dhuroi falas godinën e Qendrës së Kulturës!

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë