Kulturë

Islami i padukshëm shqiptar

Postuar në 24 Janar, 2016 15:39

Konflikti sirian, arrestimet te “Xhamia e Unazës” dhe atentatet terroriste në Francë zbuluan një VIP të ri, islamin shqiptar, si një lloj gjëje që askush nuk e përkufizoi dot bindshëm, por të gjithë mendimtarët mediatikë e pranuan si ekzistues dhe e përkëdhelen si antibiotiku ynë, made in Albania, kundër ca islameve të tjerë.

Një rrëfim në datëlindjen e Lord Bajronit dhe trimat që e shoqëronin

Postuar në 23 Janar, 2016 19:36

Sot është datëlindja Xhorxh Bajronit, që më kujtoi edhe një intervistë interesante për udhëtimin e tij të parë në Ballkan dhe në Shqipëri. Është një intervistë që kam zhvilluar me Vasil Koço Pjetrin, një pasardhës i njërit prej shoqëruesve të Lordit anglez për në sarajet e Ali Pashës, ku dhe ai quhej Vasil Gjik Pjetri. Ishte një nga trimat e rrallë që Aliu e mbante në krah të tij. Bajroni lindi më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkollë, ku studioi gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze.

Shtrigat e Kastratit – simotra të “Shtrigave të Salemit”

Postuar në 20 Janar, 2016 12:29

Kjo histori nuk është një krijimtari letrare, një fantazi apo trill shkrimtari. Është një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur në Kastrat të Shkodrës në vitet e fundit të shekullit XIX. Dhe këtë nuk e gjeta në gojëdhënat dhe anekdotat popullore por në kujtimet e konsullit francez Alexandre Degrand, i cili kishte qenë konsull nga viti 1893 në 1899 dhe kishte botuar më pas librin me kujtime Souvenirs de la Haute Albanie (Kujtime nga Shqipëria e Epërme).

“Xhamilja” ose puropoetika

Postuar në 18 Janar, 2016 13:59

“Betohem, është historia e dashurisë më e bukura në botë.” Kjo fjali e poetit francez Louis Aragon, qëndron në kopertinën e çdo botimi të novelës “Xhamilja” të shkrimtarit kirgizian Xhingis Torekuloviç Aitmatov. Është vërtet rrëfimi më i bukur i globit apo kemi të bëjmë, siç pandehte kritika e kohës, një aksion i mjerë i komunistit perëndimor (Aragon) për ta piedestalizuar me çdo kusht artin socrealist sovjetik (të cilës rrymë i përkiste edhe vetë) nëpërmjet yllit të saposhfaqur brenda institutit “Gorki” (Aitmatov).

Nga Janina në Vlorë

Postuar në 16 Janar, 2016 14:37

Me qënë që rruga që vete nga Janina në Vlorë mund të marrij në një kohë t’ afërt rëndësinë më të madhe, nuk më duket një gjë e kotë ta përshkruaj. Nëpër këtë rrugë shihen vise tani gjysmë të shuara, po që na dëshmojnë aty-këtu një lulëzim të moçëm dhe zotohen për një ringjallje në t’ ardhmen.

Janari pa botime: Biblioteka Kombëtare nuk jep ISBN

Postuar në 14 Janar, 2016 13:46

Në dy javët e para të vitit 2016 nuk është shënuar asnjë titull i ri i botuar. Kjo për shkak se Agjencia e ISBN pranë Bibliotekës Kombëtare nuk ka lëshuar asnjë numër ISBN për këtë vit. Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë ditën e djeshme në një njoftim për mediat, ku ata shprehin shqetësimin për bllokimin e botimeve të reja.

Në këtë njoftim thuhej se nga Agjencia në fjalë botuesit janë bërë me dije se puna është bllokuar nga Ministria e Kulturës, e cila po ndërmerr disa ndryshime ligjore.

Noli dhe “Programi i nacionalistëve”

Postuar në 13 Janar, 2016 13:16

Në mars të vitit të kaluar u mbushën 50 vjet që kurse Fan S. Noli i madh u nda nga jeta. Shqiptarët e Amerikës, me të drejtë, e quajtën “Viti Nolian”, i cili aq sa u pasqyrua në media, nuk rezultoi i tillë. Ai u përkujtua në fillimet e tij, me sa kam dijeni, në New York nga “Vatra” e themeluar prej tij, në Tiranë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe në përmbyllje të këtij viti në Boston nga “Biblioteka Noliane”.

Ndërron jetë David Bowie

Postuar në 11 Janar, 2016 12:08

Ka vdekur në moshën 69 vjeçare, një nga më të njohurit e muzikës rock, David Bowie. Familja e tij ka bërë publik lajmin për vdekjen si pasojë e kancerit që kishte prekur këngëtarin prej 18 muajsh. Bowie lindi në Londër më 8 janar 1947 me emrin e vërtetë David Jones.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë