Kulturë
“Spotlight”, Oscar për filmin më të mirë
Leonardo di Caprio fitoi më në fund Oskarin e tij të parë për filmin e mbijetesës “The Revenant”, pas gjashtë kandidimeve. Ai u shpall aktori më i mirë në ceremoninë e 88-të të ndarjes së cmimeve Oskar, por “The Revenant”, megjithëse u kandidua në 12 kategori, mori tre statuja. Filmi më i mirë ishte “Spotlight” që mori statujën e artë, ndërsa fituesi i madh i natës së Oskarve ishte Med Maks Furi Roud, i cili mori gjashtë statuja të arta. Regjisori i “The Revenent” Alehandro Gonsales Injarritu u vlerësua për herë të dytë rradhazi për regjinë më të mirë.
Shëtitje skutave të errëta të qenies njerëzore
(rreth librit “Kohë për nuse” të Lazër Stanit)
Nga Arta MARKU
Forca tragjike e nje fotografie
Popujt e Ballkanit kanë gjithmonë një forcë tragjike ku ndërthuren fati, jeta dhe vdekja. E tillë është dhe kjo fotografi e shkrepur në vitet ’20 në fshatrat e Dropullit. Sipas shpjegimit që i bëhet fotos në profilin e fejsbukut ku është publikuar në të shfaqet Janulla Kore, nusja e saj dhe nipi i vdekur 2 vjeçar. https://www.facebook.com/DerbitsaneBEpeirou/photos/a.762666073749289.1073741855.560923540590211/762666130415950/?type=3&theater.
Kur shkruante fshehurazi Elena Luli, për Zotin e komunizmin!
Zbulohen vargjet e diktaturës, një skaner mbi internimin, burgun dhe ironia e ndërtimit të njeriut të ri. Elena Mirakaj Luli, ndarë nga jeta në vitin 2001, nuk është njohur si poete; për herë të parë kemi një botim me 22 vargje, që janë shkruar në vitet e regjimit, të mbledhur nga Eugjen Merlika, në librin “Flutura”, e shkruar fshehurazi në kohë të ndryshme.
Ateizmi nuk erdhi me Iluminizmin, por ekzistonte që në Antikitet
Iluminizmi kreditohet për shumë arritje, përfshirë edhe për rishikimin radikal të marrëdhënies së njëriut me religjionin. Është thënë se ateizmi zë fill me këtë periudhë duke i atribuuar njerëzimit fenë si “detyrim historik”, në çdo manifestim të saj, si botëkupim të vetëm për shpjegimin e botës, përpara kësaj periudhe. Mirëpo një autor, Tim Whitmarsh, i universitetit të Cambridge, mendon se ateizmi i ka rrënjët në antikitet, në Greqinë e Lashtë, ku dokumentphen shfaqjet e tij të para. Dhe kemi të bëjmë me një Greqi politeiste, pra me liri për të zgjedhur një perëndi.
Umberto Eco ndahet nga jeta
Umberto Eco, shkrimtar, kritik, filozof siç e cilëson “Reppubblica” dhe një nga intelektualët më aktivë të kohës, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Ai lindi më 5 janar 1932 në Alessandria, në Italinë e Veriut dhe mori një edukim në shkollat saleziane. Përfundoi studimet universitare në vitet ’50 në universitetin e Torinos . Eco njihej për erudicion, për njohjen dhe interesin ndaj filozofisë dhe historisë së Europës mesjetare. Ai njohu sukses edhe si shkrimtar, sidomos me librin “Emri i Trëndafilit” që ka një narrativë dhe kompozim që materializon këtë njohje të tij.
Replikë me z. Reshat Gega për shkrimin e tij me titull: Modelet e gabuara me restaurimet
Të adresosh çështjet e konservimit, do të thotë të kesh të gjithë informacionin për procesin, vendimet, materialet e përdorura; do të thotë të kesh vizituar objektet e diskutuara, të kesh diskutuar me autorët e e projektit, shkurtimisht, do të thotë të trajtosh çështjen profesionalisht.
Modelet e gabuara me restaurimet
Arsyetimi i zonjës Lejla Hadzic, drejtuese e organizatës së shoqërisë civile CHwB Albania, në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me restaurimin e hamamit në kalanë e Krujës dhe kritikat që ka pasur për mënyrën e ndërhyrjeve, janë të prezantuara verën e vitit të kaluar. Në atë kohë u bë edhe përurimi i përfundimit të punimeve, të cilat me sa di unë i ka përshëndetur edhe vetë Kryeministri Edi Rama.
Zbulohet një kompozim i përbashkët i Mozart dhe Salierit
Një kompozim i Wolfgang Amadeus Mozart dhe Antonio Salierit është gjetur në muzeun kombëtar në Çeki. Lajmi bëhet i ditur nga “AFP”, e cila referon edhe zëdhënësen e muzeut, Sarka Dockalova, e cila deklaroi se “bëhet fjalë për një kompozim të përbashkët të Mozart dhe Salierit me libret të Lorenzo da Ponte”. Vepra mendohej e humbur prej kohësh, ndaj edhe gjetja e saj i shton vlerën.
Femra shqiptare në disa fotografi të fillimit të shekullit të 20-të
Robert Elsie publikon në faqen e tij "albanianhistory.net" një album tjetër fotografik që ka për autor Paul Siebertz (1877-1954), editor i gazetës "Das Vaterland". Fotot janë të dhjetë vjeçarit të parë të të shkullit të 20-të. Po përcjellim këtu foto të femrave, pasi kanë interes për veshjet dhe paraqitjen, krahas një fotoje me interes siç është ajo e bandës së Shahin Matrakut.
