Kulturë

Schmitt: Ndarja e vështirë nga enverizmi

Postuar në 13 Prill, 2016 10:38

Oliver Jens Shmitt, historiani zviceran  që hapi shumë polemika me botimin me  për Skëndërbeun, vjen me një konstatim për Shqipërinë e sotme, të cilën e sheh të lidhur ngushtë me enverizmin jo vetëm tek brezi i vjetër, por si një traumë që po u përcillet edhe brezave të rinj. Në një shkrim përkujtimor për studiuesin Ardian Klosi, dhe duke iu referuar disa studimeeve  Schmitt thotë se ka një përpjekje për të rehabilituar figurën e ish-diktatorit. “Fakt është se barra e traumës së Enverizmit ka mbetur e papërpunuar deri më sot.

Në vend të pianos së Tefta Tashkos, një garroq në Muze

Postuar në 12 Prill, 2016 14:10

Duket sikur është e njëjta kohë, ku historitë iluzive krijojnë një imazh sa grotesk, aq dhe dëshpërues. Është rasti i disa fotove të publikuara dje, ku shihet se disa punëtorë sikur po ngarkojnë në një kamionçinë të vogël “pianon” e sopranos së famshme shqiptare, Tefta Tashko Koço.

Feja në shkollë, ministrja e Arsimit: “Jo lëndë fetare, por histori të kulturave fetare”

Postuar në 11 Prill, 2016 18:54

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka sqaruar sot idenë e qeverisë shqiptare për të përfshirë në shkollë edhe lëndët që japin njohur për fenë. Meqenëse ideja ka krijuar pështjellime dhe ka nxitur idenë se bëhet fjalë për predikime, ministrja ka dalë për të hequr çdo dyshim:

Ku ishe ti Poet? - Isha larg në Çinemaçin o njerëz...

Postuar në 10 Prill, 2016 16:42

I dashur Poet!

Divorci i nevojshëm dhe mosdiskrimini i homoseksualëve, si mund te kuptohet Porosia Apostolike në Shqipëri

Postuar në 09 Prill, 2016 20:52

Porosia Apostolike  “Amoris Laetitia – Gëzimi i dashurisë” nënshkruar nga Papa Françesku më 19 mars vjen për t’u përhapur edhe në Shqipëri. Kisha Katolike ka njoftuar se me porosi të Nuncit Apostolik dhe të Seketerarisë së Konferencës Ipeshkvore paraqitja e Porosisë Apostolike “Amoris Laetitia”, që sipas saj mund ta quhet vërtet një ngjarje e bukur për familjen dhe për Kishën, do të bëhet në Katedralen e shën Palit në Tiranë ditën e hënë.

Radikalizmi islamik, problem në Shqipëri

Postuar në 09 Prill, 2016 14:32

Në Shqipëri ka një problem të radikalizimit islamik dhe të përfshirjes së disa qytetarëve në formacionet xhihadiste e terroriste në Lindjen e Mesme dhe ky problem kërkon përgjigje të nevojshme të strukturave të sigurisë dhe të mbarë shoqërisë, mirëpo orientalizmi nuk ndihmon aspak, në mos e përkeqëson problemin.

“Intermexo” - Mbreti Zog një ditë pas pushtimit

Postuar në 08 Prill, 2016 21:53

Për 7 prillin pushtimin e Shqipërisë nga Italia, është folur dhe është shkruar aq shumë sa na i kanë dhënë të plotë tablonë e kësaj ngjarjeje të rrëndësishme të historisë. Arkiva të ndryshme, dokumentarë, fotografi, filmime dhe dokumentacione të kohës, analiza, vlerësime, kritika, intervista,  gazeta, e mjaft të tjera,  kanë dhënë kontributin e tyre të paktë në aspektin historik të gjarjes.

Transparenca për monumentet

Postuar në 07 Prill, 2016 11:56

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka justifikuar në këtë mënyrë mungesën e tranparencës për projektin e dhënies me qira të monumenteve të Kulturës. "Më lejoni gjithashtu të sqaroj se ky akt, pra një udhëzim, nuk përfshihet në aktet ligjore apo nënligjore, të cilat i nënshtrohen ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.

“Shqiptarët nuk kanë ende një histori, por vetëm parrulla...Drama e shqipes: Për 30 vjet do duan të gjithë të flasin si tiranas”

Postuar në 06 Prill, 2016 17:13

Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog, prej mëse 30 vjetësh, studion albanologjinë, veçanërisht kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Një kontribut i vyer i albanologut Elsie, na çon në variantet dialektore të gjuhës shqipe. Ai ka gjurmuar prej vitit 1999 gjithë variantet dialektore, në çdo kënd të Shqipërisë shtetërore, ndër shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, në Kosovë! Ka regjistruar variantet dialektore të Arbëreshëve të Italisë, të shqiptarëve në Greqi, Kroaci, Turqi, Bullgari.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë