Ekonomi

Raporti i BSH: Remitancat, emigrantët dërguan 305 milionë euro për 6 muaj

Postuar në 12 Shtator, 2015 08:06

Në tremujorin e dytë të këtij viti kanë hyrë në ekonominë shqiptare 360 milionë euro. Sipas një shkrimi në “Gazeta Shqiptare” dy zërat që kanë injektuar më shumë para në ekonomi janë remitancat dhe investimet e huaja direkte. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, ku mësohet se dërgesat nga emigrantët në periudhën prill­maj­qershor janë rritur me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dy modele të ngjashme për aferat me energjinë

Postuar në 11 Shtator, 2015 22:59

Paralelisht me dyshimet për përfshirjen në marrje rryshfeti të Ilir Metës nga një prej kompanive të ngarkuara për mbledhjen e borxheve CEZ, raportimet në media flasin për implikimin e politikanëve të qeverisë së kaluar në afera që kanë të bëjnë me ndikimin e tyre në KESH për të ulur çmimin e energjisë që Koprorata Elektroenergjetike do t’i shiste kompanisë çeke.

Të ardhurat buxhetore: 5 % më shumë se vjet, 20 % më shumë se parvjet, 4 % më pak se parashikimi

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:47

Nga të dhënat e fundit të Thesarit të Shtetit, rezulton se të ardhurat buxhetore gjithsej për periudhën janar – gusht ishin 248 miliardë lekë të rinj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 5 %. Krahasuar me dy vjet më parë, rritja është 20 %. Ndërkohë, krahasuar me parashikimin në fillim të vitit, realizimi është 4 % më pak.

400 mijë të punësuar në të zezë

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:16

Në Shqipëri ka rreth 400 mijë të punësuar në punë të zezë. Krahasimi i të dhënave të Anketës së Forcave të Punës së INSTAT për numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2015 nxjerr në pah faktin se një pjesë e mirë e të punësuarve nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve. Numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç aktualisht është 1.048.908 persona, kurse kontribuues në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë 654 563 vetë. Ky numër ulet nëse heqim personat me ndihmën ekonomike dhe kategori të tjera që kontributet ua paguan shteti.

Guxholli: Mungesa e të ardhurave, rezultat i politikave të gabuara të qeverisë

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:07

“Mosrealizimi i të ardhurave nga administrata fiskale për periudhën 8 mujore është rezultat i politikave të gabuara të qeverisë, si dhe rritjes së evazionit dhe kontrabandës”. Ky është dhe thelbi i asaj që shprehën Suzana Guxholli dhe Dorian Teliti. Gjatë prononcimeve për “Tv Scan”, dy ekspertet thanë se rritja e taksave dhe represioni ndaj biznesit, ishin dhe modeli ekonomik që po çon në negativë të gjithë treguesit ekonomikë të vendit dhe jo vetëm ata fiskalë.

Në rënie edhe investimet, por edhe pagesat për ndihmën sociale

Postuar në 10 Shtator, 2015 14:58

Ekonomia është thelbi i krizës që përjetojmë. Të dhënat konkrete e bëjnë të qartë këtë. Përveç të ardhurave që rezultuan me rënie, edhe investimet nuk paraqiten mirë. “Në fund të periudhës 8 mujore shpenzimet buxhetore rezultuan 1.3 % më të ulta se, e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 9.6 % më të ulta se, plani fillestar i buxhetit për 8 mujorin. Shpenzimet kapitale në fund të gushtit ishin 22 për qind më të ulta se, plani fillestar i periudhës dhe vetëm 2.6 % më shumë se fakti i vitit që shkoi.

Të ardhurat, M. e Financave pranon: Parashikim i gabuar. Taksa progresive nxiti deklarim fiktiv pagash minimale

Postuar në 10 Shtator, 2015 11:48

Ministra e Financave ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, një relacion që sqaron zyrtarisht se përse kanë rënë të ardhurat. Dokumenti është më i zgjeruar se përmbajtja e deklaratave publike, që vënë si arsye të parë, tregues pozitivë si rritja e prodhimit të brendshëm. Kjo bazuar në faktin se 65.8% e të ardhurave e përbëjnë doganat dhe tatimet. Por realiteti është më ndryshe. Në relacionin e publikuar nga “Monitor” thuhet se një arsye është parashikimi i gabuar. “Parashikimi tejet optimist i të ardhurave.

Aksioni kundër informalitetit me efekte negative afatgjata për biznesin

Postuar në 09 Shtator, 2015 17:18

Ridvan Bode mendon se aksioni i qeverisë kundër informalitetit, edhe pse përkohësisht mund të sjellë të ardhura shtesë në buxhet, do të godasë ekonominë. Në një intervistë për “Top Channel” ish-ministri i Financave thotë se informaliteti në Shqipëri nuk është në përmasat për të përligjur një operacion të menjëhershëm në këtë shkallë. Sipas tij, lufta ndaj informalitetit dhe vendosja e konkurrencës në treg është një proces i vazhdueshëm dhe pjesë e programeve qeverisëse.

Mosrealizimi i të ardhurave edhe në gusht, thellohet gropa në buxhet

Postuar në 09 Shtator, 2015 16:09

Mosrealizimi i të ardhurave, ky problem po vazhdon prej një kohe të gjatë. Në një raportim të “Tv Scan” thuhet se të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrate fiskale vazhdojnë të jenë nën pritshmëritë e fillimvitit duke shënuar një mosrealizim prej 15.6 miliardë lekë më pak në fund të muajit të tetë, ndërsa vetëm për muajin Gusht mungesa është 4.4 miliardë lekë. Duke u mbështetur në statistikat paraprake të Ministrisë së Financave, raportohet gjithashtu se të ardhurat për periudhën Janar­Gusht janë realizuar në masën 248.1 miliardë lekë. Totali i shpenzimeve arriti në 263.

Shqipëria, një vend me kushte jo të mira për të moshuarit

Postuar në 09 Shtator, 2015 11:35

Shqipëria është një vend që nuk ofron kushte të mira për trajtimin e të moshuarave. Sipas një raporti të Global Age Watch 2015, vendi ynë renditet i 53-ti nga 96 shtete të marra në shqyrtim. “Ky indeks shqyrton disa parametra, nga ku nxjerr konkluzione mbi sigurinë e të ardhurave: pensionet, përqindja e varfërisë, statusi shëndetësor, kapacitetet: edukimi dhe punësimi, si dhe mjedisi: siguria dhe kapaciteti i transportit”, raporton “Monitor”. Ne vend të parë qëndron Zvicra, kurse në fund të listës Afganistani.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi