Ekonomi

Ose tatimor ose kontabilist, qeveria “zbulon” konfliktin e interesit

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:43

Dalja e emrave të disa punonjësve tatimorë në listat e kontabilistëve të bizneseve ka detyruar qeverinë të ndërhyjë me ligj për të detyruar këta persona të zgjedhin ose punën e shtetit ose atë të privatit.

Në ligjin për ndryshimin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9920, të ndryshuar” ku parashikohet ndryshimi I masës së gjobave për subjektet që I shmangen detyrimeve fiskale, qeveria ka shtuar një paragraf ku u ndalon punonjësve tatimorë të kenë lidhje pronësie me zyra kontabiliteti.

Evazioni fiskal, gati gjobat për 500 bizneset me risk

Postuar në 07 Shtator, 2015 08:28

Nga sot, 7 shtator, nisin penalizimet për të gjithë ato biznese që do të evidentohen se kryejnë evazion. Java e parë e shtatorit shërbeu si një kohë për të ndërgjegjësuar dhe informuar biznesin, por edhe për t’i dhënë kohe regjistrimeve ne QKR, të cilat gjatë muajit gusht shënuan një rritje të ndjeshme. Grupet e kontrollit do të shtrihen në të gjithë vendin, por pjesa më e madhe e tyre, do të jenë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, aty ku është e përqendruar edhe pjesa me e madhe e aktivitetit ekonomik. Po ku do te fokusohet ky aksion?

Punësimi/ 57% janë të vetëpunësuar

Postuar në 06 Shtator, 2015 13:10

Në Shqipëri mbi 57% e të punësuarve përbëhen nga persona të vetë punësuar, të cilët nuk punësojnë individë të tjerë rregullisht ose thjesht ndihmohen nga pjesëtarë të familjes, të cilët kontribuojnë në veprimtarinë e tyre. Kjo përqindje përbën shifrë që në Raportin e Treguesit të kapitalit Njerëzor 2015, emërtohet si “Punëtorët në punësim të cenueshëm”. Shifra në Shqipëri është më e larta në rajon.

Ankesat e biznesit, thuajse asnjë çështje nuk është shqyrtuar në afat nga Gjykatat Administrative

Postuar në 06 Shtator, 2015 12:10

Krijimi i Gjykatave Administrative u vlerësua si një hap përpara, por nga vëzhgomet e bëra cilësia e punës dhe afatet e shyqrtimit të çështjeve lënë për të dëshiruar. Pra sërish biznesi ka pakënaqësi për punën e tyre duke shtruar kështu nevojën e ndryshimit. Konfindustria njofton për një vëzhgim të kryer në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Fondacionin gjerman "Friedrich Ebert", prej nga ku provohet se ka ende shumë të të bërë.

Gjermanët e Siemens fitojnë tenderin për kompresorët e TAP

Postuar në 05 Shtator, 2015 20:59

Kompania gjermane Siemens fitoi tenderin për 6 hiper-kompresorët turbo që do të vendosen në stacionet e TAP në Shqipëri dhe Greqi. Gazeta greke Kathimerini raporton se 3 hiper-kompresorë të gazit qdo të prodhohen nga Siemens do të instalohen në Greqi dhe 3 të tjerë në Fier.

10 dritëhijet e taksës 5 euro për rrugën Durrës -Kukës, fiton shteti humbet individi

Postuar në 05 Shtator, 2015 12:38

Do të aplikohet taksa 5 euro për rrugën Durrës – Kukës. Kjo tani nuk përbën më lajm. Por Afrim Krasniqi në një shkrim të tij thekson 10 pika që i cilëson si: dritëhijet kryesore të nismës, që vendos një taksë të re në listën e 125 taksave me të cilat përballen qytetarët në nivel qendror e lokal. Ja 10 pikat në formë të përmbledhur:

Së pari, - rruga Durrës – Kukës është financuar nga shteti, me kredi, të cilat indirekt janë paguar nga qytetarët.

Besoni vërtet se kasat fiskale janë zgjidhje?(video)

Postuar në 04 Shtator, 2015 12:20

Pajisja me kasa fiskale po vlerësohet nga qeveria aktuale si një nga masat kryesore për fiskalizimin e biznesit e më tej, reduktimin e informalitetit në vend. Kuadri ligjor që detyron biznesin të pajiset me kasë fiskale është një Vendim i Këshillit të Ministrave, i vitit 2007, konkretisht vendimi me numër 781, i ndryshuar gjashtë herë. Herën e fundit në shkurt të vitit 2013.

Aksioni antiinformalitet, çoroditen bizneset nga paqartësitë

Postuar në 04 Shtator, 2015 09:08

Vrulli i aksionit antiinformalitet, deri tek deklaratat ekstreme të kryeministrit se kjo është luftë, i kanë çoroditur jo pak bizneset. Në një shkrim të botuar nga “Monitor” thuhet se këtu nuk bëhet fjalë për ato sipërmarrje, që dolën bllof dhe u detyruan të ulin qepenat, por për biznese që deri tani kanë qenë në rregull me shtetin, të cilat për shkak të natyrës së tyre specifike të biznesit, që lë shteg për interprtime ligjore, tremben se mund të bëhen pre e gjobave, apo dhe sekuestrimeve të mallit, tashmë që pritet të fillojnë kontrolle të organizauara nga e hëna.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi