Ekonomi

Një shembull nga Franca: “Inspektimi kryesor tatimor tek biznesi i madh”. 2015, vit rekord në mbledhjen e të ardhurave

Postuar në 07 Mars, 2016 17:22

Evazioni i kompanive të mëdha është në fakt problemi kryesor i të ardhurave. Kjo vlen për çdo vend, përveç Shqipërisë ndoshta e cila nën qeverinë aktuale preferoi të bënte dy veprime që nuk dihet ku çojnë: të shlyente në kohë rekord, duke marë borxh, borxhin që qeveria u kishte kompanive publike që kishin kryer punë dhe nuk ishin paguar, dhe e dyta të godiste sa më fort të ishte e mundur biznesin e vogël përmes aksionit kundër informalitetit.

Autoriteti i Konkurrencës rekomandon moszgjatjen e kontratës me konçesionarin e Rinasit

Postuar në 07 Mars, 2016 13:04

Teksa qeveria shqiptare është përfshirë në një proces negociatash shumë vjeçare për rishikimin e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Rinasit, Autoriteti i Konkurrencës (AK) i ka rekomanduar qeverisë të mos marrë në konsideratë opsionin për zgjatjen e afateve të kontratës.
Në raportin vjetor për 2015 që AK ka dorëzuar tashmë në Kuvend raportohet se me anë të vendimit të datës 24 dhjetor 2015 autoriteti ka rekomanduar mos zgjatjen e afatit të ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncesionari për rishikimin e marrëveshjes.

Ulje historike e depozitave në lekë

Postuar në 07 Mars, 2016 09:48

Depozitat shënuan rritjen më të ulët historike në gjithë ekonominë e tranzicionit që pas vitit 1992, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Monitor raporton se sipas statistikave, stoku i depozitave në fund të dhjetorit arriti në 987.3 miliardë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej vetëm 1%. Efektin kryesor në këtë ecuri negative e ka dhënë rënia e ndjeshme e kursimeve me afat në lekë të individëve në banka, që u tkurrën me rreth 30 miliardë lekë (217milionë euro), apo me 8.6%. Që prej shtatorit të vitit 2013 këto depozita po shënojnë vetëm trend rënës.

Taksat e Bashkisë/Ulje e të ardhurave tatimore, ngritje e të ardhurave jotatimore!

Postuar në 06 Mars, 2016 10:31

Në një analizë të reformës fiskale që ndërmori bashkia e Tiranës, revista "Monitor" vëren se bashkia më e madhe në vend, ajo e kryeqytetit, u përpoq ta neutralizonte uljen e të ardhurave tatimore përmes rritjes së atyre jo tatimore.

Patentat e reja shtyhen për në 2017, hiqet grupi i gjakut

Postuar në 05 Mars, 2016 21:18

Patentat e reja për drejtimin e automjeteve do të nisin të jepen në 2017-ën. Sipas Ministrisë së Transporteve procedurat për marrjen e patentave të reja do të kushtëzohen nga nxjerrja e akteve të tjera nënligjore, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e plotësimit të lejes së drejtimit si dhe një udhëzim që rregullon procedurat e marrjes së lejes së drejtimit që nga regjistrimi në autoshkollë deri në kalimin me sukses të provave të kursantit.

Sërish ndryshime ligjore për biznesin. Ministrja Ekonomi njofton edhe ngritjen e “Ombudsmanit të biznesit”

Postuar në 05 Mars, 2016 15:54

Ministrja e re e Ekonomisë , Milva Ekonomi, ka deklaruar se do të ketë ndryshime ligjore në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Gjatë një takimi konsultativ të mbajtur në Tiranë, Ekonomi ka vënë theksin te nevoja për ndryshimin e klimës, për të cilën ka shumë shqetësime edhe nga vetë bota e biznesit. Ministrja ka njoftuar se aktualisht po shqyrtohet mundësia e ngritjes së “Avokatit(Ombudsmanit) të biznesit”, që do të ndihmone në përfaqësim më të mirë të të drejtave të tyre.

Punësimet politike heqin shpresën për administratë profesionale

Postuar në 05 Mars, 2016 11:50

Rolf Castro-Vasquez, drejtues i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe president i Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), ka një shpjegim se pse niveli i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri është i pakënaqshëm.

Disa nga bizneset kryesore në vend shprehin interes për blerjen e INSIG-ut

Postuar në 04 Mars, 2016 15:02

Janë 7 subjektet që kanë shprehur interes për blerjen e INSIG-ut, i cili doli para pak kohësh në shitje nga qevria. “Mësohet se dy prej tyre janë shoqëri sigurimi, ndërsa dhe një ndër grupet më të mëdha në vend, Balfin po e shqyrton mundësinë e hyrjes në tregun e sigurimeve. Samir Mane, Ceo i “Balfin” ka pranuar se ka tërhequr dokumentet dhe po i studion. Edhe burime nga grupi “Kastrati”, më i madhi në vend pohuan sekanë tërhequr dokumentet përmes “Albsig”.  Dokumentet i ka tërhequr dhe “Sigal Uniqa”, operatori më i madh aktual në tregun e sigurimeve.

Shqipëria me stabilitetin më të ulët ekonomik, pas Bosnjës

Postuar në 04 Mars, 2016 12:07

Business Monitor International, pjesë e grupit të njohur vlerësues Fitch, në studimin e fundit për vendet në zhvillim dhe Ballkanin, tregon se Për Shqipërinë, në terma afatshkurtër, stabiliteti ekonomik është 37.1, duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën që ka 34 pikë. Sa i përket termave afatgjatë, stabiliteti ekonomik i Shqipërisë merr 46.5 pikë nga 100, më mirë se Kosova dhe Bosnja. Me stabilitetin më të lartë në rajon parashikohet sipas indeksit Maqedonia.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi