Ekonomi

Tjetër hap mbrapa nga qeveria për CEZ-in

Postuar në 14 Prill, 2016 13:11

Maxhoranca pranon një tjetër kusht të opozitës në nisje të seancës parlamentare. Konferenca e Kryetarëve e mbledhur përpara seancës ka vendosur që të pranojë ngritjen e një komisioni hetimor për aferën e CEZ, siç e quan Partia Demokratike ose marrëveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë  çeke nënshkruar në korrik të vitit 2014. Në marrëveshjen e arritu u ra dakord që shuma e 95 milionë eurove që do i paguheshin CEZ-it do bëhej nga kompania CEZ, dhe jo nga qeveria shqiptare. Kjo shumë sipas ish ministrit të Financave do të shlyhet me këste në harkun kohor 2014-2018.

PPP edhe bankina në zonën turistike të Bunecit në Lukovë. Raportohet se edhe baza detare në Sarandë mund të kalojë nën administrimin e Bashkisë

Postuar në 13 Prill, 2016 20:01

Sot qeveria ka marrë një vendim për transferimin e bankinës së Bunecit, në Lukovë nga Ministria e Mbrojtjes drejt Ministrisë Transporteve.

Amerikanët 'pasojnë' gjermanët: Klimë e keqe biznesi në Shqipëri

Postuar në 13 Prill, 2016 16:49

Pas vërejtjeve të Dhomës Gjermane të Tregëtisë edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë ka përsëritur thuajse të njëjtën gjë. Presidenti i saj, Marc Crowford, ka deklaruar sot se ikja e kompanive të naftës që operojnë në Shqipëri, disa prej të cilave po shesin kontratat, nuk ka të bëjë me çmimet e ulëta, por me klimën e keqe të biznesit që është krijuar nga sjellja e autoriteteve dhe e Albpetrolit.

China Everbright në negociata për blerjen e Rinasit

Postuar në 13 Prill, 2016 10:49

China Everbright është kompania që po negocion për të blerë Tirana International Airport (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Emri i kompanisë është konfirmuar për Monitor nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA, Z. Rolf Castro-Vasquez. Ai pohon se është kompania mëmë e TIA që po zhvillon negociatat dhe në shitje është vetëm biznesi në Shqipëri. Ishte një moment i mirë për të shitur dhe kishte kërkesa, ndaj kompania mëmë vendosi të hyjë në negociata për shitje.

Në vend të 20-të për ekonomi dhe biznes. Gjermanët, notë ngelëse për Shqipërinë

Postuar në 12 Prill, 2016 15:51

Notë negative për Shqipërinë në klimën e biznesit dhe në ekonomi edhe nga një partner i shumëkërkuar si Gjermania. “Faktorët që kanë përkeqësim janë administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, transparenca në tendera dhe korrupsioni”, tha sot Rolf Castro Vasques, President i DIHA-s, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë. Pala gjermane ka bërë edhe një vlerësim që e nxjerr Shqipërinë në vend të 20-të, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Panariti kapet me INSTAT: S'mund të nxjerrin bujqësinë me rënie kur ka rritje!

Postuar në 12 Prill, 2016 13:56

INSTAT nuk di të bëjë përllogaritje që realisht mësohen në shkollën fillore. Këtë koment  bëri ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për raportin e Institutit të Statistikave që e nxjerr këtë sektor me rënie.

Konsumi i popullatës u rrit në 6-mujorin e dytë të 2015-ës, ra në të parin

Postuar në 11 Prill, 2016 19:36

Nga shifrat që publikoi sot INSTAT-i për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), rezulton se në dy tremujorët e fundit të 2015-ës, rritja reale (e zhveshur nga luhatjet e çmimeve) e konsumit final të popullatës ishte përkatësisht plus 1.74% dhe plus 2.12%, krahasuar me të njëjtët tremujorë të 2014-ës (krahasimi me të njëjtët tremujorë të një viti më parë bëhet që të shmangen ndikimet sezonale).

67 HEC-et në parqet kombëtare, një variant kompesimi në zona të tjera

Postuar në 11 Prill, 2016 19:14

Sipas Agjencisë për Zonat e Mbrojtura, janë 67 leje të dhëna për hidrocentrale në zona të mbrojtura me ligj, ndërtimi i të cilave mund të dëmtojnë mjedisin apo parqet kombëtare. Duke sjellë si shembull 3 leje konçesionare të dhëna më Parkun Kombëtartë Valbonës, kreu i Agjencisë se Zonave te Mbrojtura, Zamir Dedej, ne një intervistë për Vizion Plus, thotë se shteti e ka të vështirë të kontrollojë sasinë e ujit që mund të devijohet në këto hodrocentrale. "Ne deri tani na rezultojnë 67 HEC-e të dhëna si leje, nga të cilat 44 akoma nuk kanë filluar, 22 janë në proces.

Zhbllokohen eksportet me Maqedoninë

Postuar në 11 Prill, 2016 14:30

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bëri me dije se janë zhbllokuar eksportet me Maqedoninë. Sipas tij, kamionët e bllokuar do të lejohen që të kalojnë, duke shtuar se ndalimi i tyre në kufi është bërë pa ndonjë shkak. Panariti tha se shpreson që këto raste të mos përsëriten më. Më herët ministri i Bujqësisë ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.

Drejtori i CEZ-Albania, çeku Hajsek nën akuzë për vjedhjen e 5 milionë $. A është ende Marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ më e mira?

Postuar në 10 Prill, 2016 17:48

Ish-drejtori i kompanisë CEZ – Albania, Josef Hajsek, është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ia kakomunikuar atë zyrtarisht. “Nga hetimet ka rezultuar se, çeku në bashkëpunim me administratorin e kompanisë “DIA”, Kastriot Ismailaj, kanë arritur t’i vjedhin buxhetit të shtetit 5 milionë dollarë. Nëpërmjet veprimeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve te dy këta shtetas kanë plotësuar bilance sikur kompania “DIA” ka mbledhur borxhet, por realisht kjo gjë nuk ka ndodhur.  Ndërkohë më pas nga kompania CEZ është paguar përqindja që i takonte kompanisë “DIA”.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi