Ekonomi
FMN: Nevojë urgjente për të ristrukturuar Tatimet, po rishfaqen borxhet ndaj biznesit
FMN njoftoi përmbylljen e misionit të radhës në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë Anita Tuladhar përmendi si shqetësuese dy probleme, akumulin e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit dhe mosreformimin e Drejtorisë së Tatimeve.
"Rishfaqja e detyrimeve të prapambetura në qeverisjen qendrore, kryesisht në projektet e investimeve publike, paraqet një sfidë kryesore. Po ashtu, ka pasur vonesa në miratimin e planit të ristrukturimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve"- thuhet në deklaratën e FMN-së.
Kërkimet për gazin e Divjakës i janë dhënë një kompanie në vështirësi financiare?
Në 14 maj të këtij viti qeveria njoftoi zyrtarisht kompaninë kanadeze Zenith Energy Ltd si fituese e koncesionit për kërkimit të naftës dhe gazit në “Bllokun C” që përfshin fushën e pasur të gazit në Divjakë-Ballaj, me rreth 2.2 miliardë metra kub gaz (Burimi: Albpetrol sha). Një tjetër konçesion si “Blloku 4”, iu dha degës në Shqipëri të kompanisë “Shell”, që është tërësisht në pronësi të familjes mbretërore të Holandës, e cila gjithashtu, së fundmi ka marrë një tjetër vendburim të naftës shqiptare bashkë me kompaninë e vogël kanadeze “Petromanas Energy Inc.”.
Biznesmenët e huaj rezidentë në Shqipëri, qeveria ndryshon ligjin
Qeveria forcon kriteret për pajisjen me leje të përhershme qëndrimi për biznesmenët e huaj që investojnë në Shqipëri. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj, i cili ndryshon ligjin ekzistues për të huajt.
Sipas draftit, një biznesmen i huaj mund ta përfitojë lejen e përhershme të qëndrimit në Shqipëri vetëm nëse ka investuar të paktën dy milionë euro dhe ka hapur minimalisht 100 vende të reja pune. Në ligjin ekzistues, shuma e kërkuar e investimit është një milion euro, ndërsa numri i vendeve të punës vetëm 10 vetë.
Tregu i energjisë, 6200 biznese do të sigurojnë vetë furnizimin
Deri në fund të vitit 2017 rreth 6200 biznese do të duhet ta sigurojnë vetë furnizmin me energji elektrike. Paketa e re ligjore e përgatitur nga ERE në përputhje me standartet europiane parashikon daljen graduale nga sistemi i OSHEE i të gjithë konsumatorëve që furnizohen në tensionin e lartë dhe të mesëm.
Jo HEC-ve në Valbonë
Një protestë është zhvilluar sot para Ministrisë së Energjetikës. Ajo është organizuar nga banorë të Tropojës dhe aktivistë të shoqërisë civile që kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë. “Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e ekoturizmit”, thonë aktivistët. Qeveria ka dhënë disa kontrata konçesionare në Valbonë, pa pyetur për dëmin që shkaktohet në mjedis.
Trojet e zëna, qeveria heq edhe pagesën për kontratat noteriale
Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave heq pagesat për kalimin e trojeve në pronësi të atyre që u legalizohen banesat. Rreth këtij vendimi foli në një konferencë për shtyp kreu i ALUIZNI-t Artan Lame i cili sqaroi se bëhet fjalë për kontratat noteriale për të cilat deri më tani ishin paguar nga 8 deri në 30 mijë lekë.
SHELL nis shpimin e pusit Shpiragu 3 në Berat, qeveria e kënaqur me kontratën
Kompania SHELL nisi shpimin e pusit të ri, Shpiragu-3 në Berat i cili do të realizohet me sondën e instaluar të kompanisë kineze Hi Long. Pusi do të jetë i thellë dhe për shkak të komplikacioneve gjeologjike që paraqet zona, do të zgjasë më shumë se një vit (437 ditë) dhe kostoja e tij është parashikuar të shkojë rreth 72 milion USD.
BREXIT trondit tregjet financiare
Tregjet financiare botërore ranë, teksa rezultatet treguan një ndarje qind 51.8 / 48.2 në favor të largimit nga BE. Paundi pësoi më të madhe rënien e saj një-ditore prej më shumë se 10 për qind kundrejt dollarit, duke arritur nivelin më të ulët në 31-vjet, nga frika e tregut se vendimi do të godisë investimet në ekonominë e pestë më të madhe në botë, shkruan Reuters.
FMN: Bankat nuk financojnë ekonominë, trajtoni kreditë me probleme
Për Fondin Monetar Ndërkombëtar niveli i lartë i kredive me probleme është një nga shkaqet kryesore që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon sa i përket kreditimit të ekonomisë. E pranishme në forumin e 4 financiar, shefja e misionit të FMN për Shqipërinë, Anita Tuladhar, tha se "rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri po forcohet, por kjo rimëkëmbje nuk është mbështetur nga rritja e kreditimit". Sipas Tuladhar, përveç Serbisë, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon. “Rritja e kreditimit në Shqipëri është me pak se vendet e rajonit.
Qeveria mashtroi për koston e ligjit të kamerave
Ligji për kamerat e sigurisë ngre një sërë pikëpyetjesh jo vetëm për kostot por edhe për transparencën. Nisur nga çmimet e kompanive që tregtojnë dhe instalojnë kamera sigurie, një biznesi do t`i duhet të paguajë 500 euro, ndërsa për Policinë e Shtetit thuhet se nuk ka kosto. Ndërsa nga ana e vet Ministria e Brendshme thekson se për të nuk parashikohen kosto, gjë e cila nuk rezulton të jetë e vërtet pasi edhe vet Policisë do t`i duhet të shpenzojë për zbatimin e ligjit për kamerat e sigurisë.