Bota
Çorba greke e Europës. Euro e bën “jo”, “po”.
Kryeministri grek ka transformuar për vetëm 17 orë negociata një “jo” të popullit grek në një “po” të Athinës zyrtare. Ai ka zhbërë mandatin e referendumit teksa ka rënë dakord që të vazhdojë masat shtrënguese të sugjeruara fillimisht nga Eurogrupi, i cili do të sigurojë financimin. Dhe siç raportohet pikat e marrëveshjes janë më shtrënguese se propozimet e Eurogrupit para referendumit. Në këmbim, Greqia do të marrë 80 miliardë euro afërsisht, një pjesë e të cilave do të shkojë për rikapitalizimin e bankave. Reagimet kanë qenë të mëdha, sidomos ndaj sjelljes së liderëve kryesorë europianë.
Tym i bardhë në Bruksel, arrihet marrëveshja mes Greqisë dhe partnerëve. 86 miliardë euro për 3 vjet dhe ristrukturim i borxhit
Negociatat maratonë mes Greqisë dhe partnerëve europianë në Bruksel duket se janë kurorëzuar me një marrëveshje që shmang falimentimin e Greqisë dhe daljen e saj Eurozona.Sipas marrëveshjes Greqisë dp t’i jepen 86 miliardë euro për 3 vjet, ndërsa do të vendoset edhe një kohëzgjatje e borxhit. Në harkun kohor të 12 orëve negociatat janë ndërprerë katër herë. Kryeministri grek Aleksis Cipras ka patur takime të herëpashershme me kancelaren Merkel, presidentin Olond dhe kreun e Këshillit Europian Donald Tusk.
Anulohet samiti i posaçëm i Bashkimit Evropian për Greqinë, Donald Tusk njofton në Twitter
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk anuloi samitin e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që ishte parashikuar të zhvillohej sot pasdite, njoftoi ky i fundit me anë të një postimi në Twitter. Agjencia e lajmeve “ANSA” thotë se Tusk sapo zhvilloi një takim me presidentin e Eurogrupit, Dijsselbloem, që e informoi për zhvillimet e fundit. Në orën 16:00 do të zhvillohet pra vetëm takimi i 19 ministrave të Financave të Eurogrupit.
Egjipt/ Shpërthimi i fuqishëm trondit konsullatën italiane, u shkaktua nga një autobombë
Një shpërthim i fuqishëm ka dëmtuar seriozisht selinë e konsullatës italiane në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo, njofton agjencia “Ansa”. Shpërthimi u shkaktua nga një autobombë, ka deklaruar një zyrtar për agjencinë e lajmeve “Mena”, e cila saktëson se për momentin asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë. Nga shpërthimi, i verifikuar mëngjesin e kësaj të shtune, mbetën të plagosur të paktën 4 persona, kanë bërë të ditur autoritetet mjekësore.
Fjalimi i Cipras që shkaktoi polemika në Parlamentin Europian. I kujt është dështimi?
Kryeministri grek, Aleksis Cipras është në qendër të vëmendjes për shkak të këmbënguljes së tij për mos pranuar propozimet e kreditorëve. Një politikan që ka fituar simpati në Europë, por që ka krijuar edhe kundërshtarë. Këtë e tregoi fjalimi i tij në Parlamentin Europian që nga disa u fishkëllye dhe nga disa u duartrokit. Ja një pjesë e fjalimit: "Pjesa më e madhe e masmediave terrorizoi opinionin publik duke dashur t'i imponojë votën "Pro" planit të kreditorëve. Qeveria ime është vetëm 5 muaj në pushtet, por programet e shpëtimit kanë këtu e 5 vjet që zbatohen.
New York Times: Liderët europianë keqmenaxhuan krizën greke, janë të detyruar të evitojnë shpërbërjen e Eurozonës
Vetëm kancelarja Merkel dhe liderët europianë kanë fuqinë të vendosin nëse Greqia do të qëndrojë në Eurozonë apo për ekonominë e saj do të gjendet një rrugëzgjidhje. Kështu e nis analizën e saj prestigjozja amerikane New York Times teksa analizon situatën kritike ku ndodhen bisedimet mes qeverisë greke dhe Euorogrupit. Athina është në kushtet kur papunësia është më shumë se 25 për qind dhe kur Prodhimi i Brendshëm Bruto ka rënë me 1/4 në krahasim me vitin 2008. Borxhi aktual i Greqisë është 317 miliardë euro ose sa 177 përqind e GDP-së.
"Dështoi me Greqinë, dështoi me Europën...Merkel do një Europë të shteteve – kombe”
Kriza greke dhe ajo që ndodhi me referendumin e së djelës, duket se ka vënë shumë njerëz në mendime. Për atë që Europa duhet të jetë dhe ndoshta se politika e ndjekur deri më tani, arriti kufijtë e vet. Thomas Piketty, ekonomisti i njohur francez, në një intervistë për gjermanen “Die Zeit” thotë se konservatorët, sidomos ata në Gjermani, janë duke e shkatërruar idenë e Europës dhe idealet e saj për shkak të injorancës shokuese të tyre historike.
Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema: Paratë për Greqinë i morën bankat gjermane! Këtyre parave grekët nuk iu marrin as erë
Thuhet: ‘Ne paguajmë pensionet e grekëve’. Jo! Ne paguajmë bankat gjermane, dhe këtyre parave grekët nuk iu marrin as erë”. Me këto fjalë përfundonte intervista e Massimo D’Alema për “RaiNews24”. Ish-kryeministri i Italisë ishte ftuar për të komentuar thirrjen, të cilën e ka nënshkruar ndërmjet personaliteteve të tjera Nobelistët Stiglitz dhe Krugman, për t’i kërkuar autoriteteve europiane më tepër fleksibilitet për borxhin grek dhe për politikat e masave shtrënguese.
Greqia shuplakë Europës së parimeve
EuroGjermania dhe selitë ku përpunohet ideja e shteteve superiorë në të ashtuquajturën Europë e Bashkuar mori një shuplakë të fortë nga populli grek përmes një akti të lartë demokratik që ka shetësuar së tepërmi kancelaren Merkel, e apasionuar për të edukuar financiarisht dhe politikisht një vend të vogël ballkanik si Greqia, ku disiplina nuk ka qenë asnjëherë faktor determinues dhe përcaktues për fatin dhe të ardhmen e tij.
Srebrenica, Perëndimi heshti dhe nuk paralajmëroi për masakrën. Qyteti u negociua që t’u lihej serbëve më herët se 1995
Gazeta britanike “The Guardian” publikonte dje një shkrim përmes të cilit provohej përfshirja e Perëndimit në masakrën e Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë. Sipas dokumenteve, kabllogarmeve dhe intervistave ekskluzive, një ish-korrespondente e “Le Monde”, Florence Hartman, ka publikuar një libër: “Çështja Srebrenica: Gjaku i Realpolitikës”, ku dëshmohet se ndërhyrja serbe në “zonat e sigurta” si Srebrenica, ishte ndërmjetësuar nga Millosheviç me tre aktorët kryesorë: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë.