Bota
Grusht shteti monetar, plani sekret i krahut radikal të Syrizas sipas gjermanes Bild
Ekziston edhe një “grusht shteti monetar”. Sipas gjermanes Bild, kjo është ajo çka është luajtur në Athinë muajt e fundit, dhe duhej të vinte korriku që Greqia t’i shpëtojë këtij plani të thurrur nga anëtarët e partisë qeveritare të majtë, Syriza. Udhëheqës të këtij grupi, sipas informacioneve të Bild, ishin ish-ministri i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, 68 vjeç dhe të paktën pesë anëtarë të Komitetit Qendror të partisë Syriza.
Miku i ngushtë i Tony Blair në festë me kokainë the prostituta. Jep dorëheqjen si nënkryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit Britanik(Video)
Lordi John Sewel, (Xhon Siuëlll) nënkryetar i dhomës së lartë të parlamentit britanik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Histori/Rusi, disa ekspertë mendojnë se Car Aleksandri I u dorëzua murg dhe vdiq 82 vjeç. Ai u kanonizua si Fjodori i Tomskit më 1984
Mediat në Rusi njoftojnë për një lajm sensacional që lidhet me Car Aleksandër I. “Rossiyskaya Gazeta” dhe “Gazeta.ru” shkruajnë se grafologët kanë arritur në përfundimin se shkrimi i Car Aleksandër I, është identik me atë të Fjodorit të Tomskit, një murg i kanonizuar nga Kisha Ortodokse Ruse në vitin 1984. Rrjedhimisht, grafologët deduktojnë se Fjodor Kuzmich, ose Fjodori i Tomskit, është Car Aleksandër I.
Franca kalon “Patriot Act” e vet. Përgjime pa lejen e gjykatës
Duket se siguria, ashtu si ajo na sugjerohet nga autoritetet, po prevalon ndaj lirive. Madje duke pretenduar se përforcohet për të ruajtur pikëirsht këto liri. Pas SHBA-së që me “Patriot Act”, hapi spiralen e përgjimit masiv të qytetarëve, bazuar në kritere ligjore shumë të diskutueshme, është edhe Franca, ajo që e ndjek këtë rrugë. Së fundmi, Këshilli Kushtetues francez, ka miratuar ligjin e propozuar që i jep qeverisë të drejta të gjera për të përgjuar qytetarët.
Bloomberg: Pse Rusia nuk e ndihmoi Greqinë
Një artikull në Bloomberg View (http://www.bloombergview.com/articles/2015-07-22/did-putin-sell-out-greece- ), analizon raportin Greqi-Rusi para dhe pas referendumit grek mbi paketën e reformave të propozuara nga Eurogrupi.
Përfundon pacifizmi japonez i pasluftës. Kryeministri Shinzo Abe inicion ligjin që u lejon forcave japoneze përdorimin e mjeteve dhe goditjeve ofensive
Paqësori trazohet përherë e më shumë, duke u kthyer në sfidën kryesore të sigurisë globale. Madje duke kaluar potencialisht Lindjen Mesme. Disa veprime të Kinës në Detin e Kinës Jugore, Korea e Veriut, shqetësimet e Filipineve, kanë prishur paqen relative të këtij rajoni në ngritje të vazhdueshme. Së fundmi, edhe Japonia pacifiste e pasluftës, ka ndërmarrë një akt që shihet ai fundi idealit të pas LIIB. Kryemimistri Shinzo Abe propozoi dhe mori votën në Dhomën e Ulët, për t’i dhënë të drejtën ushtrisë që të përdorë goditjet dhe mjetet ofensive.
Schäuble: “Nuk ka dominancë gjermane. Mjafton vetëm fakti që Gjermania nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit për ta kuptuar këtë”
Revista gjermane “Spiegel” i ka marrë një intervistë ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble. I përfolur gjatë si njeriu që po imponon rregulla thuajse skllavëruese mbi Greqinë dhe po sugjeron nxjerrjen e saj nga Eurozona, Schäuble, përgjigjet me qetësi dhe jep versionin e tij. Më kyçja: Nuk ka lehtësim borxhi për Greqinë nëse qëndron në euro. Traktatet europiane nuk e lejojnë një gjë të tillë. Por sipas tij, askush nuk ka kërkuar apo planifikuar largimin e Greqisë nga euro. Mirë do të ishte që Athina vetë ta sugjeronte një gjë të tillë. Më poshtë pjesë nga intervista:
Reuters: Referendumi i kushtoi Greqisë 33 miliardë euro
Në një raportim të gjatë rreth negociatave të Ciprasit & co. me kreditorët europianë, Reuters njofton se, para shpalljes së referendumit, qeveria greke kishte kërkuar 53 miliardë euro borxh të ri, për të siguruar ndëjtjen e Greqisë në Eurozonë. Liderët e Eurozonës, e pranuan këtë kërkesë, me kushtin që Greqia të zbatonte një sërë reformash, të cilat Cipras nuk i pranoi, duke shpallur zhvillimin e referendumit.
Krugman: Europa po paguan fantazitë qesharake ekonomike. Deshi monedhë të përbashkët pa bashkim politik. Dhe zgjodhi rrugën e gabuar për të dalë nga kriza, përmes shtrëngesave financiare
Në një shkrim për Nju Jork Tajms, nobelisti i ekonomisë Paul Krugman nënvizon çmimin e tmerrshëm që po paguan Europa për “egoizmin e përbindshëm” të një fantazie ekonomike që parashikoi bashkimin monetary pa bashkimin politik. “Vendosja e një monedhe të përbashkët europiane tingëlloi si një ide e madhe. Ajo do ta lehtësonte bërjen e biznesit përtej kufijve kombëtarë, ndërkohë që do të shërbente edhe si një simbol i fuqishëm bashkimi. Kush mund t’i kishte parashikuar problemet e rënda që mund të kishte shkaktuar euro?
Norvegjezja Statoil tërhiqet nga aksionet e saj në TAP, mister arsyet. “Një kompani tjetër, e gatshme të blejë pjesën tonë”.
E fuqishmja Statoil, kompania norvegjeze e energjisë që ka 20% të aksioneve në projektin gazsjellës transadriatik (TAP) është tërhequr përfundimisht nga pjesëmarrja në këtë projekt, raporton Reuters. për shkaqe ende të panjohura. Statoil ka vendosur të heqë dorë nga projekti i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Europë, por ka deklaruar se një tjetër kompani është e gatshme ta blejë pjesën e saj të aksioneve. Gjithsesi, misteri mbetet, pasi prani e Statoil në biznese dhe projekte të kësaj natyre, është shenjë e suksesit të garantuar të sipërmarrjes.
a.k
