Bota
Gjermania, gjashtë miliardë euro financim për emigrantët
Gjermania do të akordojë një financim gjigant prej gjashtë miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë valës së emigrantëve, shumica të ardhur nga Siria e përfshirë nga lufta civile. Paketa me vlerë gjashtë miliardë euro u miratua sot gjatë orëve të para të mëngjesit, pas bisedimeve të mbrëmshme në Berlin. Tre miliardë euro vijnë nga buxheti federal për vitin 2016, ndërkohë që pjesa tjetër është rezervuar për të ndihmuar shtetet federale dhe qeveritë lokale për akomodimin e migrantëve. Për vitin në vazhdim, një miliard euro nga buxheti federal do të përdoren për të ndihmuar migrantët.
Papa bën thirrje për strehimin e emigrantëve, përmend si shembull frymëzues Nënë Terezën
Në një mesazh të veçantë, Papa Françesku, i cili është vetë nip emigrantësh italianë në Argjentinë, kritikoi indirekt ndërtimin e një rrethimi kufitar në Hungari. Në një letër të drejtuar shoqatës së kishave që po takohet në Shqipëri, Papa Françesku citohet të thotë se “është dhunë ndërtimi i mureve dhe pengesave për të ndaluar njerëzit që janë në kërkim të një vendi në paqe. Është dhunë të zmbrapsësh ata që po largohen prej kushteve çnjerëzore me shpresën për një të ardhme më të mirë”.
“Lideri lokal” Vuçiç, i ftuar i Merkel në Berlin dhe i Biden në Washington
Ndoshta është herët për ta thënë, por duket tashmë se diçka thelbësore po ndodh në marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Serbisë. Disa shenja të karakterit politik dëshmojnë se jo vetëm Serbia ka dalë nga izolimi i dikurshëm, por ajo po shihet si faktor i besueshëm në rajonin e Ballkanit. Siç mund të imagjinohet lehtë, trajtimi diplomatik i çështjes së Kosovës, është një prej arsyeve që Beogradi zyrtar po sheh tani dyer të hapura.
Kroacia "shmang" Ballkanin. Do të ndërtohet ura "Aloysius Stepinac", 1.6 milje që do të lidhë Dubrovnikun
Kroacia ka ndërmend të rinisë punimet për ndërtimin e urës që do të lidhë Dubrovnikun me pjesën tjetër të vendit. Kjo edhe për të shmangur kalimin kufitar me Bosnje-Hercegovinën, në një brez të shkurtër toke që ndan dy vendet. Ura do të jetë 1.6 milje e gjatë, do të kushtojë 225 milionë $ dhe siç shprehen arkitektët do të jetë më e madhja dhe ndër më të bukurat në Europë. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2016 dhe siç u shpreh kryeministri Zoran Milanoviç qëllimi është që të lidhë dy pjesët e vendit, pasi "...vendi ynë, Bosnje-Hercegovina, nuk do të jetë anëtareve BE-së tani se afërmi".
Arkipelagu anti-imigracion. Edhe Izraeli do të ndërtojë mur
Pas Hungarisë edhe Izraeli do të ndërtojë një mur me tela kundër imigrantëve ilegalë. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është përgjigjur me këtë mënyrë thirrjes për të pranuar refugjatë sirianë. "Nuk do të lejoj që Izraeli të përmbytet nga një valë imigrantësh ilegalë dhe aktivistë terroristë", tha ai sot. Netanyahu shtoi se e mirëkupton krizën siriane, tragjedinë njerëzore, por "Izraeli është një vend shumë i vogël". Mesazhi i Netanyahut shkon edhe për liderin opozitar izraelit, Isaac Herzog, që ka bërë thirrje që Izraeli të pranojë refugjatë sirianë.
"Europa ka harruar se çfarë është”
Bernard-Henri Lévy shkruan së fundmi një opinion në “Project Syndicate” për valën migratore në Europë dhe indiferencën e kontinentit të vjetër. Lévy nënvizon se debati që është hapur në BE anashkalon dhe spekullon me realitetin, pasi “Europa nuk është destinacioni kryesor i imigracionit”. Kjo pasi thuajse 2 milionë sirianë janë vendosur në Turqi dhe ajo pakicë që i drejtohet Europës, “janë aplikantë për liri”. E megjithatë mitet e reja kan nisur të zënë vend në Europë. Një prej të cilëve është edhe ai që e sheh migrimin si projekt i zëvendësimit të popullsisë.
Snowden, ish-kontraktori i shërbimeve sekrete amerikane, merr çmimin norvegjez për lirinë e fjalës
Edward Snowden është fituuesi çmimit norvegjez të lirisë së fjalës. Në motivacionin e saj, juria tha se “Snowden ka treguar sesi integrimi elektronik i informacionit në botë mund të jetë një kërcënim për integritetin personal dhe gjithashtu mund të përbëjë një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes”. Gjatë marrjes së çmimit norvegjez të lirisë së fjalës, ish-kontraktori i shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden tha se nuk kishte asnjë keqardhje për zbulimin e programeve të mbikëqyrjes në masë që e detyruan atë të emigronte.
Merkel thirrje për një reformë themelore të politikës së Evropës për refugjatët: I gjithë sistemi duhet të rishikohet
Megjithë kaosin BE-ja vazhdon të jetë thellësisht e ndarë lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve. “Deutsche Welle” thotë se kriza e refugjatëve po bëhet për Evropën një sprovë gjithnjë e më e madhe. Në Hungari pati përsëri skena dramatike. Nga Budapesti dhe zonat përreth u nisën të paktën 800 vetë - kryesisht sirianë - më këmbë drejt kufirit austriak. Ata thërrisnin në mënyrë të përsëritur “Deutschland”- dhe “Germany”.
Trenat me refugjatë mbërrijnë në Gjermani, Austria pret mijëra të tjerë
Njoftimet nga Gjermania dhe Austria thonë se trenat e parë me refugjatë u larguan nga Austria për në Gjermani sot, disa orë pasi ata u morën me autobuzë nga Budapesti për në kufirin austriak. Pas disa ditë vonesash në stacionin Keleti të Budapestit në Hungari, trenat mbërritën më në fund në destinacion. Mijëra imigrantë po hyjnë tani në Austri. Kjo është një arritje për ta pas një jave pasigurie rreth statusit të refugjatëve që kërkojnë azil brenda kufijëve të Bashkimit Evropian.
Franca mund t’i bashkohet ShBA në goditjen e ISIS-it në Siri
Franca mund t’i bashkohet veprimeve ushtarake të ShBA-së në Siri kundër Shtetit Islamik. Gazeta greke “Protothema” i referohet gazetës franceze “Le Monde”, sipas së cilës Presidenti francez, Francoise Holande, do ta njoftojë këtë gjë ditën e hënë.
Objekt i sulmeve franceze do të jenë pozicionet e ISIS në Siri, prej nga ku po prodhohet ndër të tjera edhe tragjedia e refugjatëve. Duket se është ky një nga faktorët që po angazhon perëndimin për të goditur militantët e ISIS, ndonëse me këtë rast çështja e Bashar al Asad po kalon në plan të dytë, pse jo me një marrëveshje të heshtur.