Bota
Vaj medet o Volkswagen!
Çfarë ka mbetur akoma? Sigurisht që mund të pritej që pas zbulimeve të para në skandalin e emisioneve të ndërtuesit më të madh evropian të automobilëve të vinin edhe gjëra të tjera të pakëndshme. Tani goditjet vijnë nga të gjitha anët. Nga njëra anë nga SHBA, ku autoritetet e mjedisit besojnë të gjejnë parregullsi të tjera.
Versioni amerikan për rrëzimin e avionit rus në Egjipt
Çfarë e shkaktoi rrrëzimin e avionit rus në Egjipt? Shërbimet sekrete amerikane dhe britanike besojnë se avioni që u rrëzua në gadishullin e Sinait me 224 persona në bord, është goditur nga një bombë.Sipas shërbimeve amerikane me shumë gjasë avioni ka qenë në shenjestër të Shtetit Islamik. Një zyrtar amerikan i tha CNN se bomba që shkaktoi tragjedinë ajrore mund të ishte vendosur në bagazhin e avionit.
Kryeministri rumun jep dorëheqjen për zjarrin në lokalin e natës në Bukuresht. Në Shqipëri tingëllon disi e habitshme
Kryeministri rumun Viktor Ponta e mori vetë përgjegjësinë për atë që ndodhi në një lokal nate në Bukuresh javën e kaluar ku si pasojë e një zjarri humbën jetën 27 persona. Partia Socialdemokrate njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra pas protestave massive të një dite më parë. «Viktor Ponta është dorëhequr nga detyra. Dikush duhet të merrte përgjegjësinë për atë që ndodhi”-thuhet në deklaratën e Partisë Socialdemokrate rumune.
“Puna ime ideale? Posti i Angela Merkel”
Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis thotë në një intervistë për “Financial Times” se puna ideale për të është ai i Kancelares Angela Merkel. Pranon sesi pengesë është gjuha gjermane, por sa për planin e masave si kancelar eventual i Gjermanisë ai e ka të qartë: një plan me katër pika për t’i dhënë tjetër ritëm ekonomisë së Eurozonës, i ngjashëm me planin e tij për Greqinë. Do krijonte një fond për varfërinë të mbështetur nga Banka Qendrore Europiane dhe do të orientonte Bankën Europiane të Investimeve drejt tregut të energjisë së pastër, në teknologji, biznes etj..
Ministri grek i Arsimit: “Nuk ka patur genocid ndaj grekëve të Pontit. Spastrim po”. Një qasje që vlen edhe për pretendime të ngjashme në Shqipëri
Ministri grek i Arsimit, Nikos Filis, ka provokuar debate me një intervistë të vetën në “STAR TV” teksa ka deklaruar se nuk ka patur genocid ndaj Pondëve(grekë të Pontit, ose otomanë grekë kristianë). Duke shprehur mirëkuptim për vuajtjet e kësaj pjese të popullsisë greke, për masakrta dhe vrasjet, ai ka deklaruar se përkufizimi më i saktë do të ishte diçka mes spastrimit etnik të përgjakshëm dhe genocidit. “Kjo është diçka e ndryshme nga i ashtuquajturi genocid në kuptimin shkencor”, qartësoi Filis.
Një patriark që flet për luftë dhe dënglat e diplomacisë ballkanike për miqësim e integrim
Irinej, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, ka deklaruar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, se nëse vjen puna te mbrojtja e serbëve dhe e pasurisë historike të tyre që gjendet në Kosovë, do të duhej të përdorej edhe forca. “Nëse vjen puna te përdorimi i forcës, atëherë ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim atë që na takon. Shpresoj që nuk do të kemi mundësinë të mbrohemi kështu...”, tha ndër të tjera, ai. Irinej ka vijuar më tej duke deklaruar vende të shenjta të serbëve, të historisë së tyre dhe të kulturës, ndodhen në Kosovë. Dhe se ato duhen mbrojtur.
Merkel: Ballkani ende në presionin e konflikteve të mundshme ushtarake
Gjermania vlerëson se Ballkani ndodhet ende në buzë të konflikteve të armatosura. Në një fjalim të vetin me përfaqësues të partisë së vet, CDU, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se mbyllja e rrugëve për lëvizjene ballkanasve mund të çojë në konflikte të armatosura. “Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme. Nuk dua që atje sërish të jenë të domosdoshme ndërhyrjet ushtarake", theksoi Merkel.
Videolajm/Operacioni për shpëtimin e anijes me emigrantë në Rodos
Greqia është kthyer në pritësen më të madhe të emigrantëve nga Mesdheu dhe kryesisht të anijeve me klandestinë që nisen nga brigjet e Turqisë me destinacion ishujt greke. Që prej shpërthimit të konfliktit në Siri mijëra sirianë kanë nisur udhëtimin drejt Europës. Në këtë rrugëtim janë shënuar disa tragjedi për shkak të mbytjes së varkave dhe anijeve me emigrant. Anija e fundit që ka prekur brigjet greke ishte në ishullin e Rodos ku u ndërmor dhe një operacion shpëtimi.
Përmbytje dhe breshër në sasi të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite(video)
Breshër dhe përmbytje. Një situatë e paprecdentë meteorologjike ka goditur Arabinë Saudite, i njohur si vend i shkretëriës. Presioni i ulët ka prekur vendin që më 28 tetor bashkë me vende më në veri si Iraku dhe Irani(Lindje-verilindje).