Bota

Kryeqytetet europiane në alarm për sulme terroriste gjatë festave

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 22:06

Europa dhe veçanërisht Viena gjendet në situatë alarmi pas informacioneve për sulme të ngjashme me ato të Parisit në periudhën mes Krishtlindjeve dhe Natës së Vitit të Ri.Pas informacioneve për akte terroriste kryeqyteti austriak ëshhtë thuajse në shtetrrethim me forca të shumta policie që patrullojnë si në qendër ashtu dhe në periferi të Vienës.

Ballkan/Një telefon Tsiprasit nga Dijsselbloem dhe Varoufakis fluturoi nga detyra

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 17:51

Gazeta greke “To Vima” shkruan se shkarkimi i ish-ministrit të Financave, Yanis Varoufakis, në pranverën e vitit 2015, ishte kërkesë e kreut të EuroGrupit, Jeroen Dijsselbloem. Ka qenë ky i fundit që ka zbardhur këtë fakt gjatë një interviste për një televizion holandez, duke theksuar se “mjaftonte prezenca e Varoufakis për të minuar negociatata mes të dyja palëve”.

Ambasadori i SHBA në Serbi: “Nuk kërkojmë njohje të Kosovës nga Serbia, por normalizim të marrëdhënieve me anëtarësim të Kosovës në OKB”

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 15:43

Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka apeluar për normalizim të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe Kosovës. Gjatë një konference për shtyp ai u pyet nga “Vecernje Novosti” për  nëse njohja e Kosovës është kushti final për anëtarësimin e Serbisë në BE, pyetje së cilës Kirby iu përgjigj: “Në nuk po kërkojmë nga Serbia që të njohë Kosovën, por normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Se çfarë do të thotë ekzaktësisht ky normalizim në fund është BE-ja që e përkufizon, por në vështrimin tonë, kjo përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ai.

Xhami apo katedrale? Në Kordoba “rinis” Rekonkusita...

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 00:52

Marrëdhëniet fetare në Europë janë në fije të perit, sado që shumëkush përpiqet që të kalojë tensionet pas formulave të përgjithshme. Përveç shfaqjeve të qarta politike, siç është rasti i rritjes së shpejtë të partive të ndryshme të krahut ultra të djathtë, një incident në Spanjë, ndoshta flet më mirë. Revista e njohur “Foreign Policy” raporton se xhamia më e njohur e Spanjës, xhami a e Kordobës, u zhduk nga Google Maps për dy javë. Nëse kërkoje gjatë mesit të nëntorit për këtë xhami, aty të dilte Katedralja Katolike e Kordobës, e cila ndodhet brenda mureve antike të xhamisë.

Operacion i madh policor në Serbi, arrestohen 7 ish-ministra pë korrupsion

Postuar në 26 Dhjetor, 2015 11:46

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka ndërmarrë mbrëmë një aksion të madh në luftën kundër korrupsionit, ku janë arrestuar 80 persona në mesin e të cilëve janë edhe 7ish-ministra.

“Kurir” ka mësuar se në mesin e të arrestuarve janë Zeljko Zuniç dhe Slobodan Milosavljeviç, transmeton Indeksonline. Zeljko Zuniç është pronar i kompanisë “Bohemija”, kundër të cilit banka Alfa dhe Vojvodanska kanë ngritur padi penale në zyrën e prokurorit të lartë.

Ndërkombëtarët në Guatemalë, ish-presidenti në burg për korrupsion. Po në Shqipëri?

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 22:49

Në një editorial të gazetës New York Times, inkurojohen vende si Hondurasi etj., ku mbizotëron korrupsioni dhe kultura e pandëshkueshmërisë, që të ndjekin shembullin e Guatemalës. Atje, Komisioni Ndërkombëtar  Kundër Pandëshkueshmërisë, i ngritur pas një marrveshje me OKB-në, ka ndihmuar prokurorinë dhe gjykatat që të dënojnë pushtetarë të lartë të korruptuar. Në shtator “viktima” më e lartë e këtij komisioni u bë ish-presidenti i Guatemalës, i gjithëfuqishmi Otto Pérez Molina.

Internacionalja e Katërt dënon Syrizan: Parti prokapitaliste. Tradhëtoi klasën punëtore

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 13:01

Syriza tradhëtoi. Tradhëtoi interesat e klasës punëtore që pretendonte se përfaqësonte dhe nga ky akt, Internacionalja e Katërt ka publikuar një pamflet. Akti i Syrizas shihet si një mundësi për të mësuar nga veprimet gjoja majtiste të një partie “prokapitaliste që përfaqëson një klasë të pasur”. Deklarata e Komitetit të Internacionales përfshin edhe ish-ministrin e Financave, Varoufakis, i cili u shkarkua nga detyra me njëherë pas zgjedhjeve, pa firmosur ndonjë dokument “dorëzimi” si kryeministri Alexis Tsipras.

Putin dekoron Andrei Lugovoi, i dyshuar si vrasës i Alexander Litvinenkos

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 02:02

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekoruar me medaljen “Për shërbime ndaj atdheut”, Andrei Lugovoi, një person që dyshohet nga britanikët se helmoi me polonium radioaktiv, kritikun e Kremlinit, Alexander Litvinenko. Motivacioni ishte se Lugovoi ka kontribuuar në zhvillimin parlamentar të Rusisë, pasi ai është aktualisht deputet me një parti të krahut të djathtë. Litvinenko u helmua dhjetë vjet më parë në Londër dhe  autoritetet britanike vunë gishtin mbi Lugovoin dhe një tjetër rus, Dmitry Kovtun. Ata e mohuan përfshirjen në këtë ngjarje kurse Risa nga ana e vet ka refuzuar ekstradimin.

Irani po ndryshon fytyrë

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 20:03

Irani është një vend konservator mysliman që gradualisht po ndryshon fytyrën. Pas marrëveshjes historike korrikun e kaluar me gjashtë fuqitë botërore (SHBA, Rusia, Franca, Kina, Britania dhe Gjermania) për kontrollin e programit bërthamor të Teheranit që pasoi me heqjen e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, tashmë vizitorët e huaj janë rritur me 12 për qind. Vendi ka një ritëm më të relaksuar kryesisht te të rinjtë.

Pages

Subscribe to RSS - Bota