Bota
Serbia: Reduktimi i personelit të KFOR, me pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
Mund të duket disi e papritur por Serbia kërkon që numri i trupave të KFOR-it, misioni i NATO-s në Kosovë, të mos reduktohet në personel. Sipas shefit të Shtabit të ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisa Dikovic, një masë e këtillë, do të kishte implikime në sigurinë e shtetit kosovar. Qëndrime të tilla. Dikovic i shprehur gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta, të enjten datë 11 shkurt.
Sindroma “Nexhmije” “kap” edhe Europën. Gjyq publik ndaj “Corriere della Sera” për intervistën me Putin
Disa ditë më parë gazeta italiane “Corriere della Sera” i mori një intervistë presidentit rus, Vladimir Putin.
Siguria kibernetike, thembra e Akilit për SHBA. Nga avantazh strategjik, interneti dhe teknologjia po kthehen në sfidë themelore
Siguria kibernetike konsiderohet së fundmi si thembra e Akilit për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Administra Obama e ka ngritur këtë shqetësim në nivelin më të lartë dhe Presidenti amerikan deklaroi para pak ditësh se “siguria e Amerikës do të thotë edhe të përmirësosh sigurinë online”. Në një shkrim të revistës “Foreign Policy”, shkruhet se ai që deri më dje konsiderohej si avntazh strategjik, sot po kthehet në kërcënimin kryesor. Interneti me të gjitha shërbimet që derivojnë prej tij, e kanë kthyer SHBA-në në qendër sulmesh globale, të cilat sa vijnë e sofistikohen.
Shengeni pranë pezullimit 2-vjeçar
Bashkimi Europian është i gatshëm të pezullojë marrëveshjen Shengen dhe të lejojë kryerjen e kontrolleve kufitare brenda hapësirës së qarkullimit të lirë. Brukseli do ta argumentojë këtë masë me krizën e refugjatëve dhe problemet në kontrollin e kuifirit nga ana e autoriteteve greke.
Kështu ka bërë të ditur agjencia Associated Press, që thotë se ka parë dokumentet sekrete të ofruara nga një zyrtar i BE-së. Për shkak të karakterit konfidencial të dokumenteve, zyrtari ka kërkuar që të mbetet anonim, thekson agjencia.
Rezistoi dhe është gati të rimarrë kontrollin e të gjithë Sirisë
U krijua përshtypja se do kishte fundin e Gedafit por Bashar Al Asad rezistoi. Presidenti i Sirisë qëlloi një kockë e fortë për rebelët dhe perëndimin që kërkuan largimin e tij si shpëtim për popullin sirian nga një dictator. Pas 5 vitesh konflikt, Bashar Al Asad është aty dhe me ndihmën e miqve rusë është gati të rimarrë kontrollin në të gjithë terrirorin e vendit.
Greqia nuk gjen qetësi, edhe Cipras po i nxjerr grekët nga rrobat (Foto)
Në Greqi tensioni sa vjen e rritet. Këtë herë janë fermerët që janë ngritur në protestë kundër taksave të reja të imponuara nga kreditorët dhe reformës së pensioneve. Fermërët e gjithë Greqisë kishin parashikuar grumbullimin në sheshin Sintagma, por policia ngriti postblloqe në rrugët kombëtare për të penguar mbërritjen e tyre në Athinë.
Italia: Vendet e Ballkanit, të sigurta. Për Eritrean, e vlefshme e drejta për azil. Nigeria, shqyrtim rast pas rasti
Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka përsëritur disa herë kohët e fundit se Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Ka disa arsye pse Italia këmbëngul në këtë drejtim, e bashkë me të edhe Austria.
Së pari janë arsyet e sigurisë, pasi përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE, do të kthente sigurinë në këtë zonë në përgjegjësi të përbashkët.
Një e ardhme vetëm dixhitale: “The Independent” mbyll versionin print
“The Independent” dhe “Independent on Sunday” do të mbyllin versionin print në muajin mars. Lajmi është bërë publik nga ESI Media, që posedon mediat në fjalë në kuadër të lëvizjes “e ardhmja vetëm dixhitale”. Evgeny Lebedev, pronari i ESI, deklaroi se do të vijojë punë me editoriale të cilësisë së lartë që tërheqin më shumë njerëz në platformat online, duke lajmëruar se numri i fundit print do të jetë respektivisht në 20 dhe 26 mars. Një pjesë e mirë e stafit do të lëvizë drejt “Johnston Press”. Gazeta doli në shtyp për herë të parë në vitin 1986.
Zgjidhje e konfliktit në Siri ose një luftë e tretë botërore
Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka surpizuar me deklaratat e tij se “bota është në prag të një lufte të re botërore”. Në një intervistë për revistën gjermane Handlesblatt Medvedev tha se ofensiva e huaj në Siri paraqet rrezikun për fillimin e luftës botërore.
Skema të reja “Ponzi” në SHBA. Edhe më të mëdha sesa rasti “Madoff”
Tri skema të reja piramidale – Ponzi sipas emrit origjinal – pritet të zbardhen së shpejti në SHBA. Në një shkrim në “ValueWalk”, riprodhuar nga “Buiseness Insider”, raportohet se Harry Markopolos, personi që sinjalizoi i pari për skemën multimiliardere mashtruese të Bernie Madoff, që konsiderohet si mashtrimi më i madh në historinë e SHBA-së, deklaron se janë aktualisht tre të tjera që operojnë në sistem. Madje një prej tyre, pritet të jetë edhe më e madhe sesa Madoff. Markopolos i ka bërë këto deklarime në “ABC NEWS”.