Bota

Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi

Postuar në 07 Shkurt, 2016 02:47

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas.

“Football Leaks” publikon kontratat e futbollistëve më të njohur. Manovra të dyshimta nga agjentët: “Janë mbi 500 gigabyte dokumentacion”

Postuar në 07 Shkurt, 2016 00:16

Një skandal me përmasa shumë të mëdha qëndron në horizont për futbollin europian.  Një platformë, “Football Leaks”, e cila menaxhohet nga persona të panjohur, po publikon dokumente konfidenciale të kontratave dhe transfertave të futbollistëve, të cilat zbulojnë se shumat e publikuara nuk janë të vërteta. Platforma ka shpërndarë dokumentet online, duke ia dërguar edhe adresave të redaksive të ndryshme, në një mënyrë që të kujton “WikiLeaks”.

Tërmet 6.4 ballë në Taivan, të paktën 12 viktima (Video)

Postuar në 06 Shkurt, 2016 09:15

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur nga një tërmet 6.4 ballë që goditi gjatë natës Taivanin. Bilanci është ende paraprak por të plagosurit llogariten në 378 persona. Nga lëkundjet e fuqishme u rrëzuan tre ndërtesa në qytetin Tainan, ndërsa në mes të viktimave është edhe një vajzë e vogël.

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit janë përqëndruar në rrënojat e një pallati shumëkatësh banimi, ku mendohet se ka persona të bllokuar. Sipas autoriteteve lokale në këtë ndërtesë mësohet se banonin rreth 200 persona.

Piketty: “Një marrëveshje e re për Europën”

Postuar në 06 Shkurt, 2016 01:59

Një marrëveshje e re për Europën – kështu titullohet shkrimi i ekonomistit të njohur francez, Thomas Piketty, që publikohet në anglisht nga “The New York Review of Books”. Me një term që huazohet nga përvoja amerikane e viteve ’30 të shekullit të të 20-të, Piketty e ndërton argumentin e vet me një premisë: kriza financiare europiane provoi brishtësinë dhe inkoherencën e institucioneve europiane.

Irani: Pranojmë pagesa vetëm në Euro

Postuar në 06 Shkurt, 2016 00:53

Heqja e sanksioneve ndaj Iranit ka hapur rrugën e eksportit kryesor të tij: naftës dhe gazit. Dhe siç raporton “Reuters”, Teherani zyrtar është përgatitur ta luajë me sa më shumë fitim këtë kartë. Sipas agjencisë në fjalë, që citon një burim të vetin anonim nga Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit se ëshgtë vendosur që kundrejt naftës do të pranohen pagesa vetëm në euro. Marrëveshjet janë nënshkruar me francezët e “Total”, spanjollët e “Cepsa” dhe rusët e “Lukoil”.

Ndërron jetë astronauti Edgar Mitchell. Zbriti në Hënë në vitin 1971

Postuar në 05 Shkurt, 2016 22:08

Ka vdekur dje në moshën 85 vjeçare, Edgar Mitchell, astronauti i gjashtë që eci në Hënë. Mitchell ishte pjesë e misionit “Apollo 14”, që në vitin 1971 zbriti në satelitin natyror të Tokës.

Ai realizoi dy ecje, gjithësej 9 orë, mbi sipërfaqen e Hënës, ku bashkë me drejtuesin e misionit, Alan Shepard, mblodhi 43 kg mostra hënore.

http://www.collectspace.com/news/news-020516a-astronaut-edgar-mitchell-o...

“Të gjithë” në Siri. Pas ShBA-së dhe Rusisë, edhe sauditët me Turqinë të gatshëm për ndërhyrje tokësore

Postuar në 04 Shkurt, 2016 20:39

Siria mund të konsiderohet aktualisht vendi ku interesat strategjike të shumë aktorëve rajonalë dhe botërorë po shprehen hapur. Para një jave Neë York Times shkruante se SHBA po përgatiten për një ndërhyrje në Libi, nisur nga rrjedhojat që mund të jetë konflikti sirian në rajon. Gjithnjë me krizën siriane si premisë, sot njoftohet se Arabia Saudite dhe Turqia janë gati të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri.

Asanzh i gatshëm të dorëzohet

Postuar në 04 Shkurt, 2016 13:10

Themeluesi i Wikileaks, Zhulian Asanzh që aktualisht ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Londër tha se do t’i dorëzohej policisë britanike nëse paneli i OKB-së do ta cilësonte “ndalimin e tij arbitrar dhe te pajustifikuar”.  44 vjecari, prej vitit 2012 ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për përdhunim, të cilën ai e kundërshton.

Paralizohet Greqia, edhe kafenetë në grevë kundër reformës së pensioneve

Postuar në 04 Shkurt, 2016 12:27

Jeta e vendit është paralizuar ditën e enjte, me plot kuptimin e fjalës. Në Athinë e Selanik kanë ndaluar punën mjetet e transportiot publik, dy kompanitë ajrore greke Aegean dhe Olympic anulluan një pjesë të mirë të fluturimeve të brendshme. Ndërkohë që anijet janë ankoruar në port dhe detarët kanë paralajmëruar se greva e tyre do të vazhdojë deri të shtunën.

Madje dhe kafet e njësitë tregtare janë mbyllur, në përgjigje të sindikatave për të marrë pjesë në grevën e përgjithshme 24 orëshe që filloi mëngjesin e sotëm.

Pages

Subscribe to RSS - Bota