Bota
Masakra në “Comptoir Voltaire”, video e shpërthimit të Brahim Abdeslam
Ishte një nga autorët e masakrës së 13 Nëntorit në Paris. Brahim Abdeslam hodhi veten në erë në Cafe-Restorant “Comptoir Voltaire”. 31 vjeçari, pjesë e celulës xhihadiste që ndërmori sulmin vetëvrasës kishte hyrë në Francë nga Belgjika dhe sipas planit në orën 9:40 minuta të mbrëmjes u fut në restorant. Një video e bërë publike për herë të parë nga kamerat e sigurisë së lokalit tregon momentin kur Abdeslam i afrohet kokëulur një tavoline të lirë dhe më pas aktivizon brezin shpërthyes. Fatmirësisht asnjë prej klientëve të lokalit nuk gjeti vdekjen.
Papa ndalon kanonizimin e Alojzije Stepinac. Do të vendosë Komiteti i Përbashkët i Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse
Papa Françesku duket se ka frenuar kanaozimin e ish-kardinalit kroat të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Alojzije Stepinac, pas një letre të Patriarkut Ortodoks serb, Irinej. Lajmi bëhet i ditur nga ish-ambasdori kroat në Vatikan, Filip Vucak dhe referohet nga agjencitë serbe “Tanjug” dhe “B92”( http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=04&dd=25&nav_id=97799).
Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e përgjithshme serbe
Alexander Vuçic duket se është rikonfirmuar fitues në zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar dje në Serbi. Projeksionet e rezultateve të para flasin për një fitore me 50% të votave nga Partia Progresive e Vuçiç, raporton BBC-ja. Socialistët renditen të dytët me 13%, ndërsa Partia Radikale e ultranacionalistëve që kërkojnë lidhje të forta me Rusinë, morën 7% dhe janë në vend të tretë.
Tani do përpiqen të kalojnë nga Shqipëria
Qeveria shqiptare vijon të mbajë të bllokuar me fanatizëm rrugën e kalimit të emigrantëve. Edhe takimi i Selanikut pak ditë më parë mes ministrave të Jashtëm të rajonit nuk zhbllokoi veton e vënë nga Tirana për të mos hapur rrugën e Adriatikut. Por emigrantët mund të çajnë rrethimin dhe të depërtojnë në Shqipëri. Zëri i Amerikës raporton se pas javësh të tëra bllokimi në kufirin e Greqisë veriore, emigrantët janë duke kërkuar shtigje të reja për të hyrë në territorin e Maqedonisë. Grupe emigrantësh, ndër ta edhe fëmijë, përshkojnë pyje dhe kodra gjatë orëve të natës.
Sa gënjejnë kandidatët amerikanë për president?
Faqja amerikane e internetit, "PolitiFact", e cila ka marrë çmimin "Pulitzer" për kontrollin e vërtetësisë së deklaratave të politikanëve, ka llogaritur se kandidtati republikan për president, John Kasich, ka nivelin më të lartë të vërtetësisë së deklaratave që ka bërë gjatë fushatës presidenciale aktuale – 52%. Ai ndiqet nga Hillary Clinton, e cila i ka patur deklaratat 50% të vërteta dhe nga Bernie Sanders me 49%. Më të pavërteta i ka patur deklaratat kandidati Donald Trump – vetëm 9% të deklaratave të vërteta – i ndjekur nga kandidati Ted Cruz, me vetëm 22% të deklaratave të vërteta.
Vizita e drejtorit të CIA-s në Sarajevë/Arsye, aktiviteti negativ i Turqisë, aktivitetet iraniane dhe riorganizimi i luftëtarëve të kthyer nga Siria
Drejtori i CIA-s, John Brenan, vizitoi këtë të premte Sarajevën, në një vizitë të panjoftuar më parë dhe në rrugën e kthimit nga Arabia Saudite. Nuk ka shpjegime zyrtare për arsyet e vizitës, por agjencia serbe e lajmeve, “B92” ka marrë mendimin e një eksperti të terrorizimit, Dzevad Galijasevic, sipas të cilit dy janë arsyet e ardhjes së Brenan në vendin ballkanik: “Arabia Saudite i ka dhënë Brenan të dhëna sekrete që flasin për rritjen e aktivitetit shumë negativ të Turqisë në Bosnje-Hercegovinë, parë nga këndvështrimi i sigurisë.
Test i ri nga Korea e Veriut – kryhet lëshimi i një rakete balistike nga një nëndetëse
“CNN” raporton se Korea e Veriut ka kryer sot lëshimin e një rakete balistike nga një nëndetëse në bregun lindor të gadishullit korean. Lajmi është referuar nga zyrtarë të Koresë së Jugut spas të cilëve raketa ka fluturuar për 30 km, një test i pasuksesshëm siç cilësohet, pasi objektivi ishte për 300 km. Gjithsesi agjencia koreanoveriore e lajmve “KCNA” raporton se testi ishte i suksessshëm dhe se ai u mbikëqyr personalisht nga lideri i vendit, Kikm Jong Un.
Irani i ofroi azil politik Assad-it, por ky i fundit refuzoi
Irani i ka ofruar presidentit sirian, Bashar al Assad dhe familjes së tij, azil, por ai është refuzuar. Lajmi bëhet i ditur nga ministri iranian për Inteligjencën, Mahmoud Alavi, gjatë një interviste për televizionin libanez “al-Mayadeen”. “Presidenti sirian u informua për ofertën nga gjenerali Qasem Soleimani, komandanti i Forcave Quds të Gardës Islamike Revolucionare, por Assad e refuzoi ofertën, duke deklaruar se familja e tij është si ajo e pjesës tjetër të sirianëve dhe se ata do të qëndrojnë në Damask”, tha Alavi.
“Protestojmë në vend që të emigrojmë” - Një mesazh i qartë për shqiptarët që zgjedhin ikjen
Ky është titulli që media shtetërore gjermane “Deutsche Welle” ka zgjedhur për të përkufizuar një aspekt të situatës politike në Maqedoni. Një titull i vendosur në seksionin shqip të medias në fjalë, që shkon si mesazh për shqiptarët e Shqipërisëe të cilët emigrojnë në vend që të protestojnë. Protesta është rruga e vetme për të mbyllur rubinetin e marrëzisë dhe paaftësisë që po i likujdon perspektivën një vendi të tërë. Njësoj si në Maqedoni, me gurë, thyerje xhmash, përplasje, gjithnjë me synimin për të marrë atë që kriminelët që janë në Parlament ia kanë grabitur Publikes.
Pastrimi i parave, 100 miliardë euro/vit vetëm në Gjermani
Shuma e parave të pastruara dhe pra të ricikluara flrmalisht arrin një shofër prej 100 miliardë eurosh në vit vetëm në Gjermani. Vendi që perceptohet se ka struktura që funksionojnë si akrepa ore, rezulton të jetë ndër më problematikët, sa kohë që kjo shifër është dy herë më e lartë nga sa eskpertët vlerësonin. E dhëna vjen nga një raport i komisionuar nga Ministria e Financave dhe realizuar nga kërkues të universitetit Halle-Wittenberg.