Bota

Refugjatët refuzojnë të largohen nga kampet e Idomentit dhe të Pireut

Postuar në 07 Prill, 2016 15:00

Greqia po përballet me probleme të reja që vijnë nga kriza e imigrantëve. Mediat greke raportojnë se pas marrëveshjes së ripranimit me Turqinë dhe kthimit të 202 imigrantëve në Turqi, imigrantët e tjerë, që janë përqendruar në Idomeni dhe në Pire, kanë kundërshtuar rikthimin mbrapsht. Autoritetet po përpiqen që të bindin imigrantët se kufijtë drejt Europës janë mbyllur dhe se është e nevojshme zhvendosja drjet kampeve më të organizuar. 

Myftiu i Madh i Sirisë: Rebelët kanë bërë oferta për marrëveshje në këmbim të ndërprerjes së veprimeve tona ndaj Izraelit

Postuar në 06 Prill, 2016 23:07

Damasku zyrtar del së fundmi me një tjetër skenar që sipas një prej përfaqësuesve të tij, Myftiut të Madh të Sirisë, Sheik Ahmad Badreddin Hassoun, është zhvilluar në mënyrë konfidenciale. Në një intervistë për televizionin libanez “Lebanese al-Mayadeen”, myftiu ka deklaruar se bga grupet rebele që luftojnë kundër pushtetit të Bashar al-Assadit, kanë ardhur shpesh oferta për armëpushim dhe marrëveshje.

Administrata amerikane frenon krijimin e superkorporatës 152 miliardë dollarë

Postuar në 06 Prill, 2016 22:27

Presidenti amerikan Barack Obama po kreditohet me një fitore pasi ka arritur të frenojë krijimin e një konsorciumi gjigand në farmaceutikë. Kompania “Pfizer Inc.” Po përpiqej që të bashkohej me kompaninë “Allergan” me qendër në Irlandë dhe mandej të zhvendosej, një transaksion që arrintë në 152 miliardë dollarë. Departamenti i thesarit propozoi këtë javë disa masa të reja që synonin pikërisht shkurajimin e manovrave të tilla, që u lejojnë kompanive amerikane të ndryshojnë adresën fiskale jashtë vendit për të përfituar nga taksat më të ulëta.

“Kjo nuk është rrjedhje informacioni, por hakerim”

Postuar në 06 Prill, 2016 16:36

Informacionet e marra nga kompania “Mossack Fonseca”, që prodhuan atë që po quhet si skandali i “Letrave Panameze”, nuk kanë rrjedhur nga brenda, por janë hakeruar. Kështu ka deklaruar një nga themeluesit e firmës, Ramon Fonseca, sipas të cilit, kompania nuk ka shkelur asnjë ligj. “I vetmi krim që po provohet është hakerimi. Ne e përjashtojmë të jetë një punë nga brenda.

Bullgaria aprovon paketë 1.4 miliardë dollarë për rinovimin e flotës detare dhe asaj ajrore

Postuar në 06 Prill, 2016 15:51

Parlamenti bullgar ka miratuar një paketë financimi prej 1.4 miliardë dollarësh për rinovimin e flotës ajrore dhe asaj detare. Programi i qeverisë në këtë drejtim parashikon blerjen e avionëve të rinj, modernizimin e avionëve ekzizstuese Mig-29 dhe blerjen e dy anijeve patrulluese.  Programi do të duhet të përfundojë së zbatuari në vitin 2023. Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe një vend që bashkë me Rumaninë përballen me Rusinë në Detin e Zi. Para disa muajsh edhe Serbia njoftoi blerje të mëdha armësh në Rusi, të cilat kryeministri serb i vlerësoi si “difensive”.

Dorëheqja e kryeministrit të Islandës, efekti “pa bereqet” i Panamasë

Postuar në 05 Prill, 2016 19:29

Efektet e mega-skandalit financiar “Panama Papers” kanë prodhuar zhvillime polutike në Islandë. Mediat islandeze raportojnë se kryeministri, Sigmundur Gunlaugson dha dorëheqjen pas protestës masive kundër tij. Ai dyshohet se ka fshehur të ardhurat përmes një kompanie offshore të themeluar nga bashkëshortja e tij në Panama.  Gunlaugson fillimisht refuzoi të dorëhiqej dhe i kërkoi presidentit shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Dorëheqja e tij mund të ketë një efekt zinxhir edhe për qeveri të tjera të përfshira në skandal.

Kryeministri i Islandës kërkon shpërndarjen e Parlamentit

Postuar në 05 Prill, 2016 17:43

Kryeministri islandez, Sigmundur Gunnlaugsson, i përmendur në “Letrat Panameze” është vënë përballë një vale protestash në vendin e vet. Ai është përpjekur të mohojë se ka bërë shkelje të ligjit, por kjo nuk e ka qetësuar situatën. Pasi opozita kërkoi mocion mosbesimi, kryeministri i kërkoi presidentit të vendit, Olafur Ragnar Grimsson ashpërndarjen e Parlamentit, por ky i fundit ka dekalruar se do të bisedojë me partitë politike. 

Të dhënat personale të 49.6 milionë turqve publikohen online

Postuar në 05 Prill, 2016 00:39

Pa filluar mirë skandali i “Letrave Panameze” një tjetër rast mund të kthehet në ilustrim për epokën ku jetojmë dhe për faktin se tanimë çdo gjë me rëndësi “ndodh” online. Gazeta e njohur izraelite, “Haaretz” raporton për një rrjedhje gjigande të dhënash në internet nga Turqia. Bëhet fjalë për të dhënat personale, emër i plotë, numër id, gjini etj., të 49.6 milionë turqve. Gazeta u informua për rastin nga një firmë izarelite, “Hacked-DB Security”,  e cila monitoron rrjedhjet e të dhënave nga bazat e të dhënave dhe që në këtë rast vlerëson se informacioni duket origjinal dhe i vërtetë.

"Letrat Panameze" e vënë në siklet të madh kryeministrin e Islandës

Postuar në 04 Prill, 2016 14:47

Pasi pyetet për këtë çështje kryeministri Sigmundur Davíð Gunnlaugsson, të cilit i doli emri në rrjedhjen e fundit të dokumenteve nga një kompani offshore, thjesht mërmërit gjëra pa kuptim. Pas këtij skandali, raportohet se Islanda do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Nis deportimi i emigrantëve nga Greqia për në Turqi

Postuar në 04 Prill, 2016 10:28

Ka filluar mëngjesin e të hënës deportimi i emigrantëve të paligjshëm nga brigjet greke për në ato turke. Operacioni është pjesë e marrëveshjes BE-Turqi, e arritur në mesin e muajit mars dhe përfshin emigrantë të paligjshëm, të cilët nuk përmbushin kushtet për marrjen e azilit në vendet europiane.

Pages

Subscribe to RSS - Bota