Bota
Mesazhi mbyllës i presidencës Obama: "Të ruajmë demokracinë"
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpërndarë një video-mesash në Facebook, duke folur nga Akropoli në Athinë. Vendi i gjetur për të përcjellë mesazhin nga udhëtimi i tij i fundit si president i SHBA-së, jashtë vendit, ka domethënien e vet në dritën e zhvillimeve të fundit politike në SHBA, për mënyrën si perceptohet fitorja e Donald Trump. Obama thotë se "qëndrimi në Akropol, në vendin e lindjes së demokracisë dhe vlerave demorkratike...të jep perspektivën e rëndësisë së një qeverisjeje të popullit, nga populli dhe për popullin...".
Darka e fundit Obama-Merkel dhe dilemat për të ardhmen e Europës
Vizita në Gjermani shënoi turin e fundit të Barak Obamës si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi me kancelaren Merkel kurorëzoi një bashkëpunim 8-vjeçar mes të dyve në raport me sfidat ndërkombëtare dhe me ikjen e Obamës hap një periudhë pasigurie mbi të ardhmen e marrëdhënieve gjermano-amerikane pas zgjedhjes së Donald Trump.
Përkujtohet revolta e studentëve, përleshje mes anarkistëve dhe policisë në Athinë
Në Athinë gjatë natës ka patur përleshje intensive mes protestuesve dhe forcave të policisë. Përleshjet ishin përqëndruar në zonën rreth universitetit politeknik, ku 43 vjet më parë tanket e juntës ushtarake ndërhynë për të shtypur revoltën e studentëve.
Rreth 300 persona që vetëpërcaktohen si anarkistë, zaptuan një nga godinat e universitetit dhe ngritën barrikada në rrugët përreth.Anarkistët i sulmonin me bomba molotov, gurë dhe sende të tjera forcat e policisë, që nga ana e tyre përdorën masivisht gaz lotsjellës.
Foreign Policy: Pse Lufta e Tretë Botërore mund të nisë nga Letonia
Paul Miller, asistent profesor i studimeve të sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington, i cili ka shërbyer si drejtor i personelit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për administratën Bush dhe Obama katër vjet më parë parashikoi ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Jep dorëheqjen kreu i inteligjencës amerikane, James Clapper
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së SHBA-së, James Clapper, ka dhënë dorëheqjen. Përmes një letre drejtuar një paneli të kongresit, Komitetit për Inteligjencës ai ka bërë të ditur largimin nga detyra, një akt që nga disa media shikohet si sinjal për administratën Trump që të shpejtojë tranzicionin e pushtetit. Clapper ka shtuar se do të qëndrojë në detyrë deri sa Barack Obama të largohet nga zyra e Presidentit.
Hillary Clinton flet për zhgënjimin në zgjedhje: Doja të mos dilja nga shtëpia pasi mësova rezultatin
Pas fjalimit të humbjes në zgjedhjet presidenciale, Hillari Klinton shfaqet për herë të parë në publik. Ndonëse e zhgënjyer me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe reagimet përgjatë këtyre ditëve, Hillari i ka idetë e qarta për të ardhmen e Amerikës. Duke folur në një aktivitet të paracaktuar më herët, të një organizate për mbrojtjen e fëmijëve në Masachusets, ish-kandidatja demokrate iu drejtua auditorit me fjalët:
Presidenti turk i kthehet Egjiptit. Kajro zyrtare: Erdogan dhe Al Jazeera, përpjekje për destabilizimin e vendit
Kemi kohë që dëgjojmë informacione dhe deklarata nga pala turke për largimin e bizneseve të Fetullah Gulen nga Shqipëria. Madje në këtë drejtim, qeveria shqiptare nuk ka munguar të hyjë në veprime konkrete. Por nuk jemi vendi i vetëm që jemi në shënjestër të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan për këtë çështje. Egjipti është një vend tjetër. Në një intervistë të javës së kaluar për rrjetin “Al Jazeera”, Erdogan doli hapur kundër qeverisë egjiptiane, duke deklaruar madje se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë luftën e popullit egjiptian për demokraci”.
Krimenë për Kosovën, a mund të funksionojë pazari Putin – Trump për Europën Lindore?
Rusia ka folur shpesh në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe normave që burojnë nga dokumentet kryesore. Mbi këtë bazë është kundërshtuar zyrtarisht prej saj edhe pavarësia e Kosovës, një shtet i ri që aktualisht po ecën drejt njohjes nga shumica e vendeve të OKB-së. Mirëpo ky qëndrim mund të shkëmbehet nga Rusia me pavarësinë e Krimesë, rajoni I shkëputur nga Ukraina dy vite më parë, e mbi të cilin Moska shpalli aneksimin e plotë.
Edhe Rusia tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve
Rusia është tërhequr nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve duke u bërë kështu një nga vendet që braktisin këtë institucion.
Agjencia shtetërore “Sputnik” shkruan se presidenti Vladimir Putin ka firmosur dekretin për refuzimin nga Rusia të pjesëmarrjes në Statutin e Romës, pjesë e Gjykatës, akti është shoqëruar me një njoftim nga qeveria ruse, sipas së cilës “GjNK-ja nuk ka justifikuar shpresat që çuan në krijimin e saj dhe nuk arriti të bëhej një trup juridik vërtet i pavarur dhe me autoritet”.