Bota

Një miliarder në pranga për korrupsion

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 22:14
Beny Steinmetz, pasuria e të cilit vlerësohej dikur në 8 miliardë dollarë është arrestuar në Izrael me akuzën e korruptimit në Afrikë, ku ai kishte disa miniera. Emri i tij doli në skandalin e Letrave Panameze, ndërkohë që në vitin 2007 u zbulua se ai kishte fshehur në një llogari bankare në bankën zvicerane HSBC 100 milionë dollarë. Pasuria e tij aktualisht vlerësohet në 1.3 miliardë dollarë. Një mik i ngushtë me Ehud Barak dhe Ehud Olmert, dy ish-kryeministra të Izraelit, Steinmetz është vënë nën pranga. 
 

Kronologjia e vrasjes së ambasadorit, tjeter video e atentatit

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 19:16

Publikohen pamje të reja nga momenti i atentatit ambasadorit Rus në Turqi, Anderi Karlov. Në këtë video duket autori i vrasjes, 22-vjeçari Mevlut Mert Alltëntash, i cili qëndron gjithe kohen pas ambasadorit në pritje të një pamje të qartë për ta eliminuar. Në një moment vrasësi zhvendoset në të majtë të sallës dhe pas pak çastesh shihet teksa nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi ambasadorin Karlov.

Rusia, Turqia dhe Irani lidhin "besën" për Sirinë

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 17:58

Rusia, Turqia dhe Irani u shprehën të gatshme për të garantuar vijimin e bisedimeve për paqe mes forcave qeveritare të presidentit Asad dhe rebelëve opozitarë. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, u takua këtë të martë në Moskë me homologun e tij turk Mevlut Çavushogllu dhe atë iranian Zhavad Zarif, për të synuar zgjerimin  e armëpushimit të vendosur në Alepo edhe në qytetet e tjera të vendit.

Merkel pa përgjigje për sulmin terrorist, hetohet një 23 vjeçar pakistanez

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 12:32

Një 23 vjeçar nga Pakistani i lindur në 1 Janar 1993 që kishte hyrë në Gjermani si emigrant i quajtur Naved B dyshohej si është autor i sulmit terrorist në Berlin.  Por policia gjermane pas marrjes në pyetje e la atë të lirë dhe është në kërkim të agresorit, që pasi vrau kamionistin polak nisi masakrën.

Mision rus në Ankara për hetimin e atentatit, reagon Gylen

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 10:28

Moska do të dërgojë një mision të saj në Ankara për të hetuar atentatin ndaj ambasadorit të saj, Andrei Karlov. kjo mësohet së është rënë dakord në bisedën telefonike mes presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. ky i fundit nuk nguroi ta quajë atentatin një provokim ndaj marrëveshjes trilaterale, Rusi, Iran, Turqi për situatën në Alepo.

Zyrtarisht president i SHBA-së

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 00:08

Kolegji Elektoral në SHBA i ka hapur rrugën Donald Trump për t'u bërë Presidenti i 45-të i SHBA-së. Shashkat për votën e ndryshuar të Kolegjit morën fund e bashkë me to edhe histeria e humbësve. 

Kremlini: Akti synon të minojë paqen në Siri, çuar para nga Rusia-Turqia –Irani

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 23:54

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj vrasjes së ambasarorit të Rusisë në Ankara, Anderi Karlov. Një një dalje para mediave Putin ka deklaruar se vrasja është një përpjekje për të minuar Normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë. Më tej akoma, sipas tij akti synon të minojë edhe procesin e paqes në Siri, të cilin siç nënvizoi Putin, është “çuar përpara nga Rusia, Turqia dhe Irani”.

Terrorizmi godet Gjermaninë, përsëritet masakra e Nisës në Berlin (Video)

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 21:46

Një sulm i ngjashëm terrorist me atë të masakrës në Nisë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Berlin.Një kamion mallrash  hyri në një rrugë pedonale që ishte kthyer në një treg për Krishtlindjet në Berlin, duke vrarë të paktën 12 persona e duke prlagosur rret 50 të tjerë. Atentatori më pas eshte larguar, çka perforcon dyshimet per akt terrorist. Ai u arrestua më pas nga policia gjermane.

Mevlüt Mert Altıntaş - vrasësi 22 vjeçar, pjesë e policisë turke

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 20:28

Personi që shtiu sot në Ankara kundër ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, është një 22 vjeçar i quajtur Mevlüt Mert Altıntaş. Ai sipas Reuters është pjesë e e forcave policore të Ankarasë, i diplomuar në shkollën e Policisë. Ai u vra pas kryerjes së aktit. S

Pages

Subscribe to RSS - Bota