Bota
Vdes Fidel Kastro, babai i Revolucionit Kuban (foto)
Babai i Revolucionit Kuban, Fidel Castro ka vdekur natën e së premtes në Havanë në moshën 90 vjeçare. Njoftimin e bëri presidenti i Kubës dhe vëllai i tij Raul Kastro, i cili pasoi atë në pushtet në vitin 2006. "Komandanti i Revolucionit Kuban vdiq në 22:29 në mbrëmje"- ka thënë Raul Castro në fjalimin e tij që u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni publik në Kubë. Me dëshirën e tij trupi do të digjet.
Publikohet baza e të dhënave të personelit të shërbimit sekret të kohës së Stalinit – 40 mijë emra, organikë e NKVD-së hidhen online
Një organizatë joqeveritare në Rusi e angazhuar për Kujtesën, ka publikuar së fundmi një bazë të dhënash për shërbimin sekret sovjetik të kohës së Josif Stalinit. Ajo përfshin të dhëna për periudhën 1935-1939, që njihet si Terrori i Madh, dhe është publikuar në faqen online të organizatës.
Süddeutsche Zeitung: Kufijtë e zemrës së Erdogan dhe goditja kundër qemalizmit
Në versionin e saj online Süddeutsche Zeitung e Mynihut ka botuar një analizë të gjerë të Christiane Schlötzer me titullin karakteristik, "Erdogan dhe kufijtë e zemrës së tij. Bëhet fjalë për kritikat e përsëritura të dy muajve të fundit nga presidenti i Turqisë përvtratatin e Lozanës të vitit 1923, i cili përcaktoi kufijtë e Turqisë moderne.
The Economist: Dorëheqja e Renzit nuk është tragjedi, italianët t'i thonë jo ndryshimeve kushtetuese në referendumin e dhjetorit
Kundër reformave të propozuara nga qeveria italiane në referendumit kushtetues të 4 dhjetorit ka dalë revista The Economist.
Sipas saj Italia, ka vërtet nevojë për reforma, por jo për ato të propozuara nga qeveria Renzi. The Economist shkruan se një dorëheqjen e mundshme e kryeministrit të qendrës së majtë të Italisë nuk do të ishte një tragjedi, nga momenti që sipas saj mund të formohet një qeveri teknokrate, ashtu si shumë herë në të kaluarën.
PE-ja pezullon negociatat për anëtarësim në BE të Turqisë. Shkak, represioni i Erdogan pas grushtit të shtetit
Parlamenti Europian ka votuar me shumicë votash ngrirjen e negociatave të anëtarësimit për Turqinë. Vendimi është argumentuar me “masat joproporcionale repressive” që Ankaraja zyrtare mori kundër gazetarëve, gjyqtarëve, akademikëve, ushtarakëve pas dështimit të grushtit të shtetit të korrikut. Janë arrestuar më shumë se 37 mjë njerëz, një shifër që nuk përligj asnjë sekret për ekzistencën e një grushti shteti, që rëndom ideohet, vihet në jetë dhe menaxhohet nga një grusht njerëzish.
Jill Stein e të gjelbërve kërkon rinumërim të votave në Pensilvani, Uiskonsin dhe Miçigan
Pasi një profesor i Universitetit të Miçiganit publikoi një studim, sipas të cilit ka gjasa të mëdha që makinat elektronike të votimit në Pensilvani, Uiskonsin dhe Miçigan të jenë hakeruar, kandidatja presidenciale e të gjelbërve, Jill Stein ka grumbulluar 2 milionë dollarë, për të kërkuar rinumërimin e votave në këto shtete, ku Trumpi fitoi me një diferencë fare të vogël votash.
Tragjedia e një babai në Mosul (Foto)
Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjen një baba apo një nënë për humbjen e fëmijës së tyre. Lufta, megjithatë, nuk bën dallime. Bombat vrasin të rinj, të vjetër, gra, burra, foshnja. Kamerat në në Mosul kanë regjistruar tragjedinë papërshkrueshme të një babai që ka humbur një fëmijë vetëm 15 muajve nga bombardimet e xhihadistëve. Ironia tragjike? Fëmija kishte humbur jetën vetëm disa çaste para çlirimit të zonës së banuar nga ushtria e Irakut ...
Standardi demokratik i “mikut Aleksandër”: Largohem nëse kandidati i partisë sime, humbet garën për President
Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë zërat se ai do të garojë për president të Serbisë vitin që vjen. Në një intervistë për gazetën kroate, “Globus”, Vuçiç ka theksuar se ende nuk ka një emër për president nga partia e tij. Por qysh tani kryeministri serb ka deklaruar se nëse kanditati I partisë së tij SNS, humbet garën presidenciale, ai do të japë dorëheqjen si kryeministër.
Provokon sërish Erdogan. "Nuk e di kush është më barbare, ajo që bëri Hitleri me hebrenjtë, apo masakra e ushtrisë izraelite në Gaza" (Video)
"Unë nuk e miratoj atë që bëri Hitleri, por nuk miratoj as atë çfarë bën Izraeli. Kur është fjala për vdekjen e shumë njerëzve, unë pyes veten se kush është më barbare"- tha në një intervistë për mediat izraelite presidenti turk.
Duke përsëritur retorikën pro-palestineze Erdogan tha se "është e pamundur të harrohen qindra, mijëra njerëz që vdiqën kur (ushtria izraelite) sulmoi Gazën" në vitin 2014.
Minohen negociotat për çështjen e Qipros, turqit nuk bien dakord me numrin e grekëve që duhet të kthehen në zonat e kontrolluara prej tyre
Divergjencat e mbi çështjen e numrit të refugjatëve greko-qipriotë që do të kthehen në pjesën turke të ishullit nëse çështja e Qipros do të zgjidhet ishte shkaku që minoi negociatat mes presidentit greko-qipriot Anastasiadis dhe udhëheqësit të Qipros turke, Akinci në Mont Peleran të Zvicrës.