Bota
Irani: Sulm terrorist në impiantin e pasurimit të uraniumit
Organizata e energjisë atomike në Iranit njoftoi sot se objekti bërthamor Natanz është bërë shënjestër e një akti terrorist. Reagimi vjen vetëm pak orë pasi e njëjta kishte raportuar për një "aksident" që kishte ardhur si pasojë e një ndërprerjeje të energjisë.
Kina e pranon zyrtarisht: Vaksinat tona kanë efektivitet të ulët
Vaksinat kineze kanë efektivitet të ulët dhe këtë e pranojnë vetë autoritetet shëndetësore në Kinë. Drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, tha të shtunën në një konferencë se vaksinat kineze “nuk kanë norma të larta të mbrojtjes nga Covid-19”.
"Ne po shqyrtojmë nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit", citohet Gao nga Associated Press.
Erdogan: Nuk njohim aneksimin e Krimesë
Ankaraja nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë. Gjatë një vizite që presidenti ukrainas pati në Turqi, Erdogan tha se vendi i tij është pro Platformës së Krimesë, një iniciativë e kësaj të fundit për të mbledhur mbështetje ndërkombëtare.
Antitrusti në Kinë, gjobë 2.7 mld$ Alibaba-s së Jack Ma
Autoritetet kineze ka gjobitur me 2.75 miliardë dollarë për shkelje të ligjeve të konkurencës në treg grupin e mirënjohur Ali Baba Group Holding Ltd. Gjoba përbën 4% të të ardhurave vjetore të brendshme të kompanisë së drejtuar nga Jack Ma. Agjencia “Reuters” ka nënvizuar se gjoba në fjalë njofton një erë të re në sjelljen e Kinës ndaj gjigandëve të teknologjisë pasi vitesh me një qasje liberale.
Lajme për përgatitjen e një sulmi ushtarak rus kundër Ukrainës
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Andrii Taran, ka deklaruar se Rusia mund të provokojë me të drejtat e rusishtfolësve të Ukrainës për të nisur agresionin ushtarak.
Akuzat ruse për dhunimin e të drejtave të rusishtfolësve në Ukrainë mund të jenë arsyeja për nisjen e agresionit ushtarak kundër Ukrainës. Në të njëjtën kohë, duhet të mbahet parasysh se intensifikimi i agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, është i mundshëm vetëm nëse vendimi është marrë në nivelet më të larta politike në Kremlin
Edhe “Johnson&Johnson” nën lupën e EMA-s
Rregullatori i ilaçeve i Bashkimit Evropian, EMA, do të vlerësojë vaksinën e prodhuar nga Johnson & Johnson's, pas konstatimit të katër rasteve të mpiksjes së gjakut, raporton DW. Vaksina anti-Covid “Jansen” në katër raste në SHBA dyshohet se është pasuar me një efekt të tillë.
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare Duka i Edinburgut
Gjykata e Strasburgut: Vaksinimi i detyrueshëm është i ligjshëm dhe mund të jetë i domosdoshëm
Ankesa e disa familjeve çeke në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ka sjellë një vendim që me gjasë do të diskutohet shumë. Familjeve në fjalë iu ishte refuzuar pranimi i fëmijëve në kopësht për shkak të mosvaksinimit dhe për rrjedhojë edhe ankesa e tyre. Mediat raportojnë se Gjykata Europiane ka cilësuar se vaksinimi i detyrueshëm është i ligjshëm dhe i domosdoshëm në një shoqëri demokratike.
Franca “korrigjon” AstraZenecën me vaksinat mRNA
Francezët nën 55 vjeç që kanë marrë një dozë të AstraZenecës, do ta finalizojnë imunizimin me Pfizer ose Moderna. Autoriteti më i lartë shëndetësor i Francës tha se kësaj kategorie do t’i jepet një dozë e dytë nga një vaksinë e bazuar në ARN-në mesazhere, raporton Reuters.
Në Francë janë në përdorim dy vaksina të prodhuara në këtë mënyrë: Pfizer dhe Moderna.
“Qeverisja globale dështoi me pandeminë”
Vendet më të pasura po dështuan në provën e solidaritetit global, në të cilën i vuri pandemia Covid-19. Ky është konkluzioni i Amnesty International në raportin e saj vjetor, në të cilin akuzon Kinën dhe vende të tjera se kanë shfrytëzuar pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut.
Në krye të organizatës është rishtas francezja Agnès Callamard.
