Bota
Paradë madhështore në Egjipt/22 mumje faraonësh zhvendosen nga Muzeu i Kajros në Fustat
Presidenti egjiptian, Abdel Fattah El Sisi ka organizuar një ngjarje unike për nga shoë që jep duke zhvendosur me një paradë madhështore, 22 mumje faraonike nga Muzeu i Kajros në sheshin “Tahrir” në një Muze të Qytetërimit Egjiptian në Fustat, pranë Kajors dhe ish-kryeqyteti i parë i Egjiptit. Nën masa të forta sigure, me dekor të posaçëm dhe nën shoqërinë e gardës, sarkofagët kanë shëtitur nëpër rrugët e Kajros duke prezantuar një anë romantike të Egji
Sinjale pozitive për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore
SHBA dhe Irani do të punojnë për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore. Një takim i planifikuar për të martën e javës tjetër në Vjenë mund të bëhet pika fillestare nga ku nis një kthesë e tillë. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara do të jenë të pranishëm por nuk do të takohen drejtpërdrejt me iranianët kur palët që janë pjesë e marrëveshjes bërthamore të takohen javën e ardhshme.
Sputnik V “kërkon” ndihmën e inxhinierisë gjenetike për variantet e reja
Studiuesit rusë do t’i dorëzohen inxhinierisë gjenetike në përballjen me variantet e reja të SARS-CoV-2. Ajo do të përdoret për të përshtatur Sputnik V, brenda 48 orësh, për të luftuar çdo variant të ardhshëm të virusit vdekjeprurës.
Instituti Gamaleya, i njëjti që zhvilloi vaksinën muaj më parë, ka zbuluar edhe mënyrën e re të përditësimit të saj me variantet e reja.
BE kërkon 10 milionë doza të vaksinës AstraZeneca nga India
Bashkimi i Europian ka kërkuar nga India të drejtën e blerjes së 10 milionë dozave të vaksinës së AstraZeneca-s për të plotësuar nevojat e veta. Agjencia ”Reuters” bën me dije se vaksinat do të prodhohen në Institutin Serum të Indisë që është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.
Ekzistenca e Ukrainës në pikëpyetje
NATO është shprehur e shqetësuar në lidhje me dislokimin e disa tankeve dhe mjeteve të blinduara ruse në rajone që kufizohen me Ukrainën si dhe në Krime, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në 2014.
Ambasadorët e NATO-s u takuan për të diskutuar mbi përshkallëzimin e dhunës në rajonin lindor Donbass, ku trupat ukrainase kanë luftuar forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në një konflikt, sipas Kievit u ka marrë jetën 14 000 njerëzve që nga viti 2014.
Vaksinat kineze, pranë standardeve të OBSH-së
Të dhënat e dy kompanive kineze për efikasitetin e vaksinave Sinopharm dhe Sinovac përputhen me kriteret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së (SAGE) pritet të publikojë rekomandime për dy vaksinat kineze deri në fund të prillit, tha kryetari i tij Alejandro Cravioto.
Vaksina përcakton aleancat gjeopolitike, Irani gjen mbështetje te Kina dhe Rusia
Vala e katërt e pandemisë Covid-19 në Iran po u jep formë aleancave gjeopolitike të vendit aziatik, duke e afruar atë me aleatët e saj dhe duke rritur distancat me kundërshtarët. Deri më sot, Irani ka zyrtarizuar 1.9 milion raste që nga fillimi i epidemisë dhe mbi 62 mijë viktima.
Prej katër javësh, numri i madh i rasteve të reja ka sjellë frikën nga më e keqja: varianti anglez i virusit tani është i pranishëm në të gjitha zonat, pas një relaksimi të përgjithshëm të popullsisë gjatë pushimeve tradicionale në fillim të vitit të ri.
Vështirësitë e furnizimit
Një diskutim për rrugë alternative ndaj Kanalit të Suezit
Bllokimi i një anijeje në Kanalin e Suezit për disa ditë ka riaktualizuar një ide të pak kohëve më parë të izraelitëve për ndërtimin e një rruge alternative hekurudhore ndaj kalimit të famshëm ujor. Gjiri i Eliatit, njohur ndryshe edhe si Gjiri i Akabas propozohet nga disa në Izrael si një rrugë e mundshme për të hequr ekskuluzivitetin e Suezit që u provuar se në rast bllokimi vë në krizë zinxhirin global të furnizimit.
Akuzë Bolsonaros: Pandemia, genocidi më i madh. Na ndihmoni!
Brazili është ndër vendet me numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga Covid-19. Ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva e cilëson këtë situatë gjenocidi më i madh në historinë e vendit.
OBSH, kritika Europës për ritmin e ngadaltë të vaksinimit
OBSH kritikon Europën për ritmin e ngadaltë të vaksinimit. "Vaksinat janë mënyra jonë më e mirë për të dalë nga kjo pandemi ... Sidoqoftë, fillimi i këtij procesi është në mënyrë të papranueshme i ngadaltë" dhe "po zgjat pandeminë", tha drejtori i OBSH-së për Evropën në një deklaratë, Hans Kluge.
OBSH vlerëson se rritja e aktuale e numrit të rasteve të koronavirusit në Evropë është më shqetësuesja.
Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.6 milion njerëz janë prekur nga COVID-19 në 51 vendet e Evropës javën e kaluar – java e gjashtë radhazi që shënon rritje.
