Bota
Borrell: Po lind Europa gjeopolitike
Shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell, thotë se situata në Ukrainë duhet t’i shërbejë Europës si mësim. Sipas tij, zhvillimet e fundit në lindje të kontinentit janë momenti që vulos lindjen e Europës gjeopolitike.
Duke folur në një seancë urgjente të Parlamentit Evropian të nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Borrell tha se "një nga mësimet që duhet të mësojmë është se më shumë se kurrë Evropa duhet të mendojë në mënyrë strategjike për veten, mjedisin e saj dhe botën".
Përkthyesja nuk i mban dot lotët ndërsa përkthen fjalimin e Zelenksit (VIDEO)
Përkthyesja televizive e gazetës gjermane Welt shpërtheu në lot ndërsa përkthente fjalimin e presidentit ukrainas, Zelensky. Ajo ndaloi së foluri, më pas kërkoi falje.
Fusha e minuar e sanksioneve
Në janar të këtij viti, inteligjenca amerikane paralajmëroi për një sulm ushtarak rus në drejtim të Ukrainës, më 16 shkurt. Gabimi i vetëm në këtë parashikim ishte data. Sulmi rus ndodhi pak ditë pas 16 shkurtit, e megjithatë Perëndimi u gjet i papërgatitur dhe në një dilemë që vijon edhe disa ditë pasi trupat ruse kanë hyrë në Ukrainë.
Perëndimi ka vendosur në kundërpërgjigjet me sanksione, me të cilat synohet dëmtimi i ekonomisë ruse. Por në epokën e globalizmit, sanksionet janë si të pështysh lart dhe të të kthehet në fytyrë.
Oliver Stone: Disa sugjerime për të shmangur "histerinë e mediave perëndimore"
Oliver Stone, regjisori fitues i çmimit Oscar dhe kritik i zëshëm i politikës së jashtme amerikane, sugjeron një tjetër qasje nga ajo dominuese në raport me konfliktin Ukrainë-Rusi. Në Instagram, ai u sugjeron ndjekësve të lexojnë disa artikuj për të kuptuar më mirë se si nisi ndërhyrja ushtarake ruse.
Stone thotë se nuk është dakord me "histerinë e mediave perëndimore" dhe prirjen e saj për "të hequr dorë nga faktet kryesore kur u vjen përshtat".
Gjermania bën kthesë 180 gradëshe në politikën e jashtme
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë paraqet një 'pikë kthese' në qasjen që Gjermania ka pasur deri më tani në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes.
Deri më tani, politika e jashtme e Berlinit bazohej kryesisht në promovimin e paqes nëpërmjet mjeteve diplomatike dhe një hezitim për të investuar në aftësitë e tij ushtarake. Kjo bëri që të ngrinin vetullat aleatët dhe partnerët e Gjermanisë, veçanërisht në momente krizash.
Rusia zgjeron kufirin deri në Poloni. Përgatitje për ofensivë në Ukrainën Perëndimore
Bjellorusia ka miratuar së fundmi vendosjen e përhershme në territorin e saj të trupave ruse si dhe të armëve bërthamore. 65.16% e votuesve miratuan propozimin në fjalë që e vendosin de facto kufirin e Rusisë në qendër të Europës. Vendimi ka rëndësi strategjike dhe zbulon në të vërtetë një problem të madh sigurie që ka të bëjë me vizionin e Kremilinit në këtë fushë.
Soros kërkon përfshirjen e Amerikës në konfliktin Ukrainë-Rusi
Filantropi amerikan, George Soros, kërkon përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera transatlantike në konfliktin Rusi-Ukrainë. Soros thotë se këto vende duhet "të bëjnë gjithçka kanë në dorë" për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë.
“E kam parë Ukrainën të shndërrohet nga një pjesë e ndarë nga Bashkimi Sovjetik, në një demokraci liberale dhe një shoqëri të hapur”, shkroi Soros në llogarinë e tij në Tuiter.
“Nëse bie Kievi, efekti domino shtrihet në të gjithë Europën Lindore”
Perëndimi duhet ta ndalë presidentin rus, Vladimir Putin tani, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Lindjen e Evropës. Ky është paralajmërimi i kryeministrit slloven, Janez Jansha.
Lukashenko: Politika e sanksioneve çon në Luftën e Tretë Botërore
Presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko ka deklaruar se politika e sanksioneve që Perëndimi po ndjek ndaj Rusisë, do të çojë në një luftë botërore.
Është më keq sesa lufta. Rusia po shtyhet drejt një lufte të tretë botërore. Ne duhet të jemi shumë të rezervuar dhe ta evitojmë sepse lufta bërthamore është fundi i gjithçkaje
ka thënë Lukashenko.
Sipas tij nga e gjithë kjo situatë përfitues i vetëm është SHBA që po kërkon eliminimin e Rusisë si konkurent.
Putin vendos në gatishmëri luftarake forcat e parandalimit strategjik
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass, njofton se presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar kalimin në gjendje gatishmërie të të forcave të parandalimit strategjik.
Zyrtarët më të lartë të vendeve kryesore të NATO-s kanë bërë deklarata agresive kundër vendit tonë. Për këtë arsye, i kam dhënë urdhër ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të vendosin gjendjen e gatishmërisë luftarake për forcat e parandalimit strategjik
