Bota
Zelensky: Gati të heqim dorë nga NATO, në këmbim të tërheqjes së Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje përsëri për bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai është gati për një kompromis për t'i dhënë fund luftës gati njëmujore që ka shkaktuar një krizë të paprecedentë refugjatësh dhe ka shkatërruar qytetet e mëdha të Ukrainës.
Zelenskyy tha të hënën se statusi i territoreve të kontestuara në lindje të vendit mund të jetë temë për debat dhe se Kievi ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ambiciet e tij për NATO-n në këmbim të tërheqjes së forcave ruse.
Sanksionet/ Kur vjen puna te nafta, Europa mendohet dy herë
BE është e lëkundur në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë në fushën e energjisë. Ndërkohë që konflikti në Ukrainë përshkallëzohet, një pjesë e vendeve kërkojnë shtimin e sanksioneve. BE dhe aleatët kanë vendosur tashmë një mori masash kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të bankës së saj qendrore.
Ministri i Jashtëm i Francës: Na pret një krizë botërore ushqimi
Situata e krijuar në Ukrainë mund të çojë në një krizë globale të ushqimit. Paralajmërimi vjen nga ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, i cili thotë se BE duhet ta marrë parasysh një skenar të tillë.
Mediat amerikane: Putin po arreston gjeneralët për dështimin në Kiev
Mediat amerikane raportojnë se në Rusi kanë nisur arrestimet e zyrtarëve të lartë për atë që Kremlini po e sheh si dështim në nismën për të vënë nën kontroll Kievin. The Wall Street Journal raporton se një komandant i lartë i agjencisë së inteligjencës të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë është vënë në arrest shtëpie.
Orban: Lufta më e mirë është ajo që mund të shmanget
Megjithëse një nga kritikët më të mëdhenj të politikave të BE-së për emigracionin në kulmin e krizës së këtij të fundit, në vitin 2015, Viktor Orban e ka hapur derën e Hungarisë për ukrainasit që i ikin luftës në vendin e tyre. “Lufta më e mirë është ajo që mund të shmanget”, tha të shtunën kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Furnizimi me gaz, Gjermania “dorëzohet” te Katari
Që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, Gjermania është në kërkim të alternativave të tjera të furnizimit me gaz. Një prej këtyre alternativave është Katari. Të dy vendet nënshkruan të dielën një marrëveshje partneriteti afatgjatë, raporton Al Jazeera.
Europa merr masat për rrezikun bërthamor
Europa bëhet gati për rrezikun potencial bërthamor. Bashkimi Evropian ka përshpejtuar planet për të "përmirësuar përgjigjen e vendeve ndaj një incidenti të mundshëm bërthamor", duke inkurajuar vendet anëtare që të rrisin rezervat e pilulave të jodit, kostumeve mbrojtëse dhe ilaçeve të tjera. Ndërkohë, paralelisht po punohet për plane që adresojnë pasojat e mundshme të sulmeve kimike dhe biologjike.
Deri kur do të rrimë duke parë kasaphanën në Ukrainë? Putin provoi se nuk është strateg i aftë
Deri kur Europa dhe NATO do të mbeten në pozitat e spektatorit ndaj luftës në Ukrainë? Kjo është një pyetje e natyrshme që merr në konsideratë arsyet e ekzistencës së atij që quhet Perëndim dhe mënyrën sesi është postuluar parimi funksional i sigurisë kolektive. SHBA ka bërë të qartë se NATO do të ndërhyjë kur një vend anëtar i saj të cenohet, mirëpo ky qëndrim që synon të shmangë një konflikt botëror, injoron faktin se mjedisi i sigurisë infektohet strukturalisht nga konflikte të kësaj natyre si ky në Ukrainë. Për ish-këshilltarin e Sigurisë së Presidentit amerikan, Trump, H.
Një kunj BE-së: Lufta e ukrainasve, si Brexit-i ynë
Kryeministri britanik, Boris Johnson, e krahason rezistencën e Ukrainës ndaj invazionit ushtarak rus me vendimin e Britanisë së Madhe për t'u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016. Johnson tha se të dy rastet tregojnë gatishmërinë e një populli për të luftuar për lirinë e tij.
"Unë e di se është instinkti i njerëzve të këtij vendi, si populli i Ukrainës, që të zgjedhin gjithmonë lirinë", tha Johnson në Konferencën e Partisë Konservatore të shtunën.
Zelensky: Kjo luftë do t’i kushtojë Rusisë në breza
Një event që ilustron rrezikun e kthimit të situatës në Ukrainë në konfliktin më të madh mbi tokë që nga Lufta e Dytë Botërore. Me këto fjalë e përshkroi presidenti i Ukrainës tubimin e organizuar në Moskë në përjetorin e aneksimit të Krimesë.
Zelensky paralajmëroi Rusinë se vazhdimi i pushtimit do të kthehet në kosto për brezat.
