Bota
Depardieu distancohet: Populli rus nuk mund të fajësohet për gabimet e Putin
Në Francë, admiruesit e Gérard Depardieu janë të vetëdijshëm për dallimin mes aktorit dhe individit. I njohur për miqësinë me Putin, aktori francez i parapriu me një deklaratë për shtyp shfaqjes së tij për tre net radhazi në Teatrin Champs-Elysées.
Në fakt, deklarata iu kërkua nga ky i fundit, me frikën se shfaqja mund të kompromentohej nga miqësia e Depardieu me Vladimir Putin.
Një zë nga Rusia: Jetohet më mirë se në Europë, pavarësisht sanksioneve
Mediat e Perëndimit i tregojnë botës një realitet tjetër nga ai që është në të vërtetë në Rusi. Me këtë bindje, Ivan Rorato, kuzhinier venecian, i ka mbushur rrjetet e tij sociale me postime që kundërshtojnë atë që ai e quan rusofobi.
Rorato thotë se shumë nga lajmet e përhapura në mediat perëndimore janë të rreme, duke nisur që nga mbyllja e dyqaneve të Mc Donald's.
“Nuk do të kthehem pasi këtu jam dhjetë herë më mirë”, shkruan ai, duke dhënë si arsye çmimin e benzinës, gazit, sigurimit të makinës, qumështit, miellit dhe mallrave të tjera.
Në Kamerun rikthehet kolera
Në Kamerun është rishfaqur kolera. Sipas shifrave të Ministrisë vendase të Shëndetit Publik, që nga shkurti janë regjistruar mbi 6 000 të infektuar dhe kanë humbur jetën 100 prej tyre.
Në disa zona është vendosur karantina. Limbe është zona më e prekur. Që prej shkurtit, atje janë regjistruar të paktën 800 raste.
Kriza në Ukrainë, SHBA anullon testin e raketës ndërkontinentale, Minuteman III
Ushtria amerikane ka anulluar testin e raketës ndërkontinentale, Minuteman III për shkak të krizës ukrainase. Më herët testi ishte shtyrë në kohë, por sot agjencia “Reuters” njofton se ai është anulluar si një shenjë e mesazheve për ulje tensionesh.
Mediat kroate/Ish-presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, negociatore sekrete e Perëndimit me Putinin
Media të ndryshme raportojnë për negociata secrete mes Perëndimit dhe Rusisë në kontekstin e vlerësimeve se diplomacia dypalëshe mes Kremlinit dhe Kievit nuk mjafton. Në një raport të Këshillit të Sigurimit të OKB-së thuhet se është vendosur përfshirja e njerëzve që kanë një histori marrëdhëniesh me presidentin rus, Vladimir Putin. Portal kroar “index.hr” shkruan se mes njerëzve që konsiderohen si negociatorë potencialë me Putinin është edhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Drejt "tretjes" dosja Khashoggi
Prokurori turk në çështjen kundër 26 shtetasve sauditë të akuzuar për vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi, bëri një kërkesë të papritur të enjten që gjykimi i tyre në mungesë të pezullohej dhe çështja të transferohej në Arabinë Saudite.
Kolegji i gjyqtarëve nuk mori asnjë vendim për kërkesën e prokurorit, por vendosi që një letër duhet t'i dërgohet Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë për opinion mbi transferimin e mundshëm të dosjes tek autoritetet gjyqësore saudite, raportoi agjencia shtetërore Anadolu. Seanca është shtyrë për më 7 prill.
Putin dekreton rekrutimin e 134 500 të rinjve në ushtri
Me një dekret të firmosur sot, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëro pranimin në ushtri të 134 500 rekrutëve të rinj. Edhe pse vjen në një kohë kur Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë atë që e quan operacion special, Ministria ruse e Mbrojtjes sqaroi se ky vendim nuk ka të bëjë me luftën në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të cilit i referohet Reuters, tha të martën se asnjë nga rekrutët e rinj nuk do të dërgohet në ndonjë "pikë të nxehtë".
Komisarë nga Perëndimi/Harrohet "kasapi Putin", flitet për takim me Biden
Vendimi i Rusisë për të kufizuar veprimet në Kiev dhe Chernihiv është parë gjerësisht si një lëvizje që konfirmon se Kremlini ka rishikuar objektivat e vet në Ukrainë. Kjo për arsye se në Perëndim ka një bindje të përhapur se Rusia dhe ushtria e saj nuk mund të shkojnë përtej pikës së tanishme dhe se çdo operacion sulmi ka ngecur. Në një intervistë për “Kathimerini”, ish-kreu i ushtrisë amerikane në Europë, general lejtnanti, Ben Hodges thotë se ushtria ruse ka arritur tashmë kulmin e përparimit të vet të mundshëm në Ukrainë.
Pandemia, minierë ari për Biontech
Nëse për botën ishte fatkeqësi, për kompanitë farmaceutike, pandemia ishte një minierë ari. Vetëm gjatë vitit 2021, Biontech raportoi fitim neto në vlerën 10.3 miliardë euro.
Kompania me bazë në Mainz, Gjermani, thotë se pjesa më e madhe e këtij fitimi është akumuluar falë Comirnaty, vaksina anti-Covid për moshat mbi 5 vjeç. Gjatë vitit të kaluar, Biontech dorëzoi 2.6 miliardë doza të kësaj vaksine.
"Kundër Amazon, kundër Macron-it"
Aktivistët e mbledhur mbi një urë në Paris një mëngjes marsi me diell kanë dy armiq: gjigantin e teknologjisë amerikane Amazon dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
"Jemi këtu për të denoncuar zgjerimin ultra të shpejtë të Amazon në Francë dhe përgjegjësinë e Emmanuel Macron," citohet nga Politico Etienne Coubard, përgjegjës për fushatën në OJQ-në mjedisore Friends of the Earth.
