Vizita e Pelosi-t, Kina nis stërvitje ushtarake me qitje të lirë në rrethinat e Tajvanit

Postuar në 04 Gusht, 2022 12:06

Vizita e drejtueses së Kongresit amerikan Nancy Pelosi, në Tajvan, ka provokuar reagimin e Kinës. Mediat e huaja raportojnë se Pekini ka urdhëruar nisjen e stërvitjeve me qitje të lirë në rrethinat e ishullit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, në kuadër të kësaj stërvitjeje në territorin e ishullit janë lëshuar të paktën 11 raketa balistike. Stërvitja thuhet se është duke u zhvilluar nga të gjitha armët e ushtrisë kineze. Komanda lindore e ushtrisë së Kinës ka raportuar se kryer qitje stërvitore në Ngushticën e Tajvanit dhe ka kryer qitje me precizion të lartë pjesën lindore të Ngushticës.

Kjo është një lëvizje irracionale për të sfiduar rendin ndërkombëtar

është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, Sun Li-fang.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Rendin nderkombetar nuk e vendos me Pariha e shteteve te bashkuara.
Shpresojme se ne te ardhmen e afert Taiwan do te futet nen ombrellen e Kines.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.