Bota

Syrit të fuqive kryesore nuk i shpëton as Lëvizja e Vendeve të Paangazhuara

Postuar në 15 Nëntor, 2022 14:38

Richard Jackson, një ish-diplomat amerikan dhe drejtues i kolegjeve amerikane në Athinë dhe Anadoll, sjell në vëmendje përmes një opinioni në “Kathimerini” atë që e quan një lloj ringjallje të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, nisur nga fakti se premisat gjeopolitike në botë ngjasojnë me ato të vitit 1961, kur lëvizja mori jetë. Polarizimi i sotshëm ka lënë sërish një kanal të hapur për politika neutraliteti, apo alternative ndaj dy blloqeve të ristabilizuara të paktën për nga rivaliteti sistemat

Gjashtë kërkesat e Zelenskiyt për paqen në Ukrainë përfshijnë edhe "restaurimin e rendit botëror"

Postuar në 15 Nëntor, 2022 12:30

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka prezantuar përpara liderëve të vendeve të G20 kërkesat e vendit të tij për rikthimin e paqes.

Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërrimtare e Rusisë duhet dhe mund të ndalet

ka thënë ai, duke listuar gjashtë kushte, apo kërkesa që janë sipas tij, një formulë për paqen:

Sinjale për rinisje negociatash pas marrjes së Khersonit nga Ukraina

Postuar në 14 Nëntor, 2022 13:42

Pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, disa sinjale për paqe kanë nisur të vijnë nga Ukraina dhe aktorë ndërkombëtarë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar gjatë një vizite në qytetin e rimarrë nga forcat ukrainase se:

Ne jemi gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë

Lidhur me mundësinë e negociatave ka folur edhe ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, gjatë një vizite në Bruksel. 

Lufta e Fohtë e Kibernetikës

Postuar në 14 Nëntor, 2022 12:38

Presidenti i Microsoft, Brad Smith, ka folur në një intervostë për greken “Kathimerini” përmes së cilës ka bërë vlerësime për situatën e tanishme.

Ata që urdhëruan vrasjen e Vuçiçit, ende të lirë dhe përtej rrezes së shërbimeve serbe

Postuar në 13 Nëntor, 2022 22:25

Arrestimet e disa ditëve më parë në Beograd e kanë shndërruar temën e një atentati të mundshëm ndaj presidentit Aleksander Vuçiç në një argument shtetëror. Kryeministrja Ana Brnabiç, ka deklaruar gjatë një interviste për TvPrva se në Serbi opinioni publik është manipuluar sipas saj nga media dhe analistë që janë tallur vazhdimisht me informacionet mbi një atentat ndaj Vuçiç.

Lavrov: NATO nuk është më aleancë mbrojtëse

Postuar në 13 Nëntor, 2022 15:41

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka akuzuar perëndimin se po synon politika ekspansioni ushtarak përmes NATO-s. Duke folur për gazetarët në Samitin e Azisë Lindore, Lavrov ndër të tjera tha:

Ambasadori izraelit në Beograd: Për Kosovën patëm presion për 12 vjet. Pastaj erdhi Trump

Postuar në 12 Nëntor, 2022 21:50

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, ka dhënë disa ditë më parë një intervistë për revistën “Cord”. Përmes saj, Vilan ka dhënë disa komente mbi njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe ndikimi që kjo ka në marrëdhëniet dypalëshe. I pyetur mbi këtë temë, Vilan ka bërë një dalje ironike nga situata kur ka deklaruar se: 

Pasoja imediate e njohjes së Kosovës ishte se ajo nuk është më nën juridiksionin tim

Kosovës nuk i duhet Tirana

Postuar në 12 Nëntor, 2022 16:36

Takimi i Parisit shënon një zhvillim të rëndësishëm ndërkombëtar të paktën për qeverinë e Kosovës. Kryeministri i saj, i stigmatizuar në Tiranë dhe Beograd, Albin Kurti, është pritur në takime të nivelit të lartë ku është diskutuar situata në rajon dhe konkretisht marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Nga njoftimi i zyrës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, kuptohet se mesazhi i dhënë palëve është një: marrëveshje dhe dialog nisur nga situata e përgjithshme gjeopolitike në Europë.

Video/17 arrestime në Beograd, përpjekje për të vrarë zyrtarët më të lartë të shtetit

Postuar në 12 Nëntor, 2022 15:21

Mediat serbe raportojnë për një aksion masiv policor në Beograd gjatë të cilit janë arrestuar 17 persona që thuhet se janë pjesë e klanit “Vraçar”, pjesë e një grupimi të krijuar nga Radoje Zvicer.

Operacioni ka qenë një koordinim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme – Agjenicsë së Sigurisë së Informacionit – dhe zyrës së Prokurorit për Krimin e Organizuar.

Turqia nuk do të tolerojë zgjerim as me një centimetër në Egje nga Greqia

Postuar në 11 Nëntor, 2022 18:16

Gazeta greke “Kathimerini” i ka marrë një intervistë admiralit turk në pension, Cihat Yayci, i konsideruar si një ndër përpiluesit e doktrinës “Atdheu Blu”. Doktrinë kjo që në Greqi konsiderohet si revizioniste, madje ekspansioniste për ndarjen e hapësirës detare në Egje. Më poshtë një pjesë e intervistës në shqip me titull nga ResPublica:

Intervistoi: Athanasios Katsikidis

Pages

Subscribe to RSS - Bota