Bota

Krizë për mjekë në Francë.1/3 e mjekëve në BE, mbi 55 vjeç

Postuar në 22 Nëntor, 2022 17:13

Në Francë 7 milionë njerëz nuk kanë një patolog referues, një shifër që sipas “Politico” përbën sinjal se mjekësia sinjalizon probleme serioze për të ardhmen. Numri I patologëve ka rënë me 5.6% nga viti 2012 deri në vitin 2021, por është një krizë që ka nisur me tatpjetën e vet që në vitin 1971. 44% e mjekëve në këtë vend janë më të vjetër në moshë mbi 55 vjeç ndërkohë që në mbarë Europën, 1/3 e mjekëve kap këtë moshë. Për arsye të kësaj natyre, me propozim të presidentit francez, Emmanuel Macron mjekëve në pension u është kërkuar të vijojnë pnën ende.

Dështon takimi i Brukselit. Borrell: Kurti refuzoi marrëveshjen. Vuçiç: Pranuam tekstin të ndryshuar 10 herë

Postuar në 21 Nëntor, 2022 20:03

Takimi i Brukselit ka rezulultuar një dështim spektakolar. Për të gjithë. Të paktën për diplomacinë publike. Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se pala serbe pranoi propozimet, por pala shqiptare jo. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi pas takimit se Borrell kishte hequr dorë nga kërkesa për normalizim të marrëdhënieve që është detyrim të marrëveshjeve të mëparëshme, duke lënë të kuptohet se pala e Kosovës në atë takim është ndjerë e futur në kurth të një kombinimi. Nga ana tjetër, presidenti serb.

Mediat serbe flasin për dështim të takimit në Bruksel

Postuar në 21 Nëntor, 2022 14:50

Mediat serbe raportojnë se takimi i Brukselit, mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nën ndërmjetësinë e Miroslav Lajçak dhe kreut të politikës së Jashtme të BE-së, Josip Borrell, ka dështuar. Mediat serbe raportonin sot në mëngjes se “Serbisë i është ofruar një zgjidhje poshtëruese”. Sipas gazetës “Blic” pala europiane ka ofruar diçka që është një lloj shkëputjeje nga Marrëveshja e Brukselit, “diçka të cilën Serbia nuk mund ta pranojë”.

Video/Incidenti i Makeyevkas konfirmohet si autentik

Postuar në 21 Nëntor, 2022 12:23

Pretendimi i Rusisë se videoja e qarkulluar online ku shfaqen ushtarë rusë të çarmatosur që ekzekutohen nga ushtarë ukrainsë, duket se po pranohet si i vërtetë. Gazeta amerikane “The New York Times” raporton se video ngjan të jetë autentike, dhe sipas të dhënave ajo është regjistruar në mesin e muajit nëntor në fshatin Makeyevka në Lugansk.

Sipas analizës së kryer, rezluton se të paktën 11 ushtarë rusë janë vrarë në qitje të afërt, pasi një prej tyre hapi zjarr ndaj ushtarëve ukrainas që ishin aty afër.

Shpresoj të mos ketë luftë, por kjo nuk varet prej Serbisë

Postuar në 21 Nëntor, 2022 00:08

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur për mundësinë e një lufte me Kosovën gjatë një interviste për Tv Prva. Një ditë para takimit të Brukselit, Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si personin që mban përgjegjësi për nxitje të qëllimshme të tensioneve. 

Autoritetet bullgare ndalojnë pesë persona si të dyshuar në lidhje me atentatin e Stambollit

Postuar në 19 Nëntor, 2022 20:35

Autoritetet bullgare kanë ndaluar pesë persona të dyshuar se kanë lidhje me atentatin e kryer në Stamboll në fundjavën e shkuar. 

Të ndaluarit akuzohen se kanë ndihmuar një prej atentatorëve të 13 nëntorit, me asistencë logjistike, që të largohet. Autoritetet nuk kanë dhënë informacione mbi shtetësinë e personave të ndaluar, ndërkohë që vetë pala turke ka ndaluar tetë persona të dyshuar se kanë ndihmuar atentatorët.

Marrëveshje e re/Frontex kërkon zgjerim të fuqive ekzekutive në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 19 Nëntor, 2022 19:42

Këshilli i Europës ka dhënë dritën jeshile për negociatat të reja mes Frontex dhe Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas raportimeve në media, marrëveshja e re që synohet prej KE-së do të tentojë zgjerimin e kompetencave të Frontex përtej marrëveshjeve aktuale, duke kërkuar fuqi ekzekutive.

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit MH17

Postuar në 17 Nëntor, 2022 18:55

Gjyaktësit hollandezë kanë dënuar tre persona për rolin e tyre në goditjen e avionit të Malaysia Airlines, MH17, i linjës Amsterdam-Kuala Lumpur në vitin 2014. Avioni u rrëzua mbi Ukrainë dhe si pasojë vdiqën 298 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Të dënuar për çështjen janë dy rusë dhe një ukrainas; të parët ish-oficerë të shërbimit të zbulimit rus, Igor Girkin, Sergey Dubinsky dhe i dyti, separatisti Leonid Kharchenko.

Shtyhet me 4 muaj marrëveshja e furnizmit me grurë nga Ukraina

Postuar në 17 Nëntor, 2022 13:49

Marrëveshja e furnizimit me grurin ukrainas është shtyrë me 4 muaj. Lajmin e ka bërë të ditur OKB, Turqia dhe Ukraina dhe sipas saj parashikohet  që dërgesat të bëhen përmes tri porteve të Detit të Zi,. Rusia kishte paralajmëruar për braktisjen e marrëveshjes së verës për grurin, por aktualisht me ndërmjetësimin e Turqisë është arritur që linja e furnizmit ushqimor global të mos ndërpritet.

Ndasi të thella mes Gjermanisë dhe SHBA për Kinën

Postuar në 16 Nëntor, 2022 15:30

Presidenti amerikan e gjeti fjalën me homologun kinez, Xi Jinping, në takimin e fundit me të cilin u raportua se ishte rënë dakord për rivalitet, por jo konflikt. Një formulë kjo e paqartë në përballjen mes superfuqive. Mirëpo rivaliteti është edhe për Kinën, jo vetëm me Kinën. Në një opionion të publikuar në “Politico”, ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Dalader, shkruan se SHBA dhe Gjermania po shkojnë drejt konfrontimit për sa i përket relacioneve me Kinën.  

Pages

Subscribe to RSS - Bota