Ndasi të thella mes Gjermanisë dhe SHBA për Kinën
Presidenti amerikan e gjeti fjalën me homologun kinez, Xi Jinping, në takimin e fundit me të cilin u raportua se ishte rënë dakord për rivalitet, por jo konflikt. Një formulë kjo e paqartë në përballjen mes superfuqive. Mirëpo rivaliteti është edhe për Kinën, jo vetëm me Kinën. Në një opionion të publikuar në “Politico”, ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Dalader, shkruan se SHBA dhe Gjermania po shkojnë drejt konfrontimit për sa i përket relacioneve me Kinën.
Kur vjen puna te Kina ka dallime të forta mes SHBA-ve dhe Gjermanisë, dhe veçanërisht mes Scholz dhe Biden. Dhe këto kanë të bëjnë me tri çështje bazë – natyra e Kinës nën Xi, drejtimet e politikës globale dhe kufiri I partneritetit me Kinën
shkruan Dalader.
Nga ana tjetër, ka një dallim të themi konceptual që ka pasoja të mëdha nëse vijon. Sipas diplomatit amerikan, kancelari gjerman, Scholz e sheh rendin e tanishëm ndërkombëtar të dominuar nga dukuria e ngritjes së fuqive të reja, për ç’shkak Gjermania duhet të krijojë partneritet me të gjitha këto vende për t’iu përgjigjur sfidave në një botë të re. Për Biden, dalja e Kinës në skenë globale me synime të qarta të rishikimit të rendit ndërkombëtar, prej të cilit kanë përfituar shumë vende dhe në këtë kuadër ai sheh si opsion rivalitetin strategjik.
Këto pikëpamje të ndryshme shpjegojnë edhe mosmarrëveshjet e dy liderëve mbi natyrën e relacioneve ekonomike me Kinën. Të dy bien dakord se tregtia për mallra jo jetike, ka kuptim, për sa kohë shmanget varësia ekonomike dhe deri kur mbështetet diversifikimi i tregjeve përtej Kinës. Ku ata dallojnë është mbi rëndësinë qendrore të Kinës sit reg në parashikimet e tyre ekonomike
vijon autori.
Sipas tij qeveria gjermane nuk arrin të përfaqësojë më interesin e biznesit, apo të përputhë perspektivat sa kohë që “ndonëse fundi i varësisë ndaj gazit të lirë rus i dha një goditje konkurueshmërisë së Gjermanisë, ishte një domosdoshmëri strategjike”.
E megjithatë kur vjen pun ate Kina, Scholz duket se nuk e ka marrë mësimin gjeopolitik
shkruan Dalader.
Në rrethanat e tanishme çfarë po fermentohet është eventualisht një karrierë e djegur e kancelarit gjerman që ka përballë një ortek në rritje kundërvënieje nga SHBA e cila nuk do tolerojë dallime të kësaj natyre që herët apo vonë do të përvijojnë gjeopolitikë të re në mjedisin atlantik dhe Europë. Edhe pse Scholz një gjë e ka të drejtë: nëse varësia nga gazi rus ishte një domosdoshmëri strategjike, logjika ekonomike kërkon që të ulë kostot, dhe gazi rus këtu shndërrohet në burimi më me interes, ndërkohë që ishin sanksionet e SHBA ato që sollën valën e goditjes ekonomike aktuale.
Add new comment