Bota

Rusia anullon pjesëmarrjen në komisionin për rinovimin e traktatit START

Postuar në 29 Nëntor, 2022 17:26

Kremlini ka njoftuar do të anullojë pjesëmarrjen në takimin e komisionit dypalësh ruso-amerikan për një Traktat të Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike.

Ne jemi përballur me një situatë ku kolegët tanë amerikanë jo vetëm kanë demonstruar mungesë dëshire për të marrë shënim sinjalet tona, të njohin prioritetet tona, por kanë vepruar në drejtim të kundërt. Ne nuk kemi rënë dakord mbi programin e komisioneve dypalëshe konsultative. Ky nuk ishte një komponent kyç, ndoshta ka disa çështje teknike, por ajo ka po ashtu sens politik

Pasi u shpenzuan miliarda, ministri francez i Financave: Kemi shkuar shumë larg me konsulentët

Postuar në 28 Nëntor, 2022 02:46

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire ka pranuar së fundmi se politika e Francës ka shkuar shumë larg me bashkëpunimin me konsulentët. Në një intervistë për France 3, ai ka bërë përgjegjëse të gjitha qeveritë që kanë shpenzuar miliarda për konsultime që janë paguar me kontrata të ndryshme.

McKinsey, Accenture, BCG, Citwell dhe Capgemini kanë ardhur duke luajtur “një rol gjigand në politikën franceze” qëkurse në pushtet erdhi Emmanuel Macron.

Fauçi: Nuk e përjashtoj daljen nga laboratori të CoVid-19

Postuar në 28 Nëntor, 2022 02:26

Anthony Fauci, drejtori në ikje i Institutit Kombëtar amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive ka deklaruar gjatë një interviste për NBC se ai nuk e përjashton mundësinë e daljes nga laboratori të Sars Cov – 2 në vektorin që prodhon CoVid -19. 

Jam tërësisht mendjehapur për këtë çështje, pavarësisht se ka njerëz që thonë se nuk jam

u shpreh ai në televizionin në fjalë. 

Rusëve që ikin: Mos guxoni të ktheheni më! Vdisni mbi të vjellën tuaj!

Postuar në 26 Nëntor, 2022 12:25

Duket se punët në Rusi janë keq dhe madje shumë keq. Një ndër mbështetësit kryesorë të Kremlinit, Vladimir Solovyov, është shfaqur në televizionin shtetëror rus duke mallkuar gati ata që sipas tij largohen nga lufta.

Borrell fton në takimin tjetër Vuçiç dhe Kurtin. Çfarë humbi Kosova?

Postuar në 24 Nëntor, 2022 18:04

Marrëveshja për targat e arritur në një nivel të dytë përfaqësimi të dytë ka dhënë kohë për një raund tjetër bisedimesh mes Prishtinës dhe Kosovës.

Urdhër - arresti ndërkombëtar për miliarderen angolase, Isabel dos Santos

Postuar në 23 Nëntor, 2022 19:44

Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për miliarderen angolase, Isabel dos Santos. Ajo ka ardhur mesa duket në vëmendje të autoriteteve pas të ashtuquajturit Luanda Leaks, një hetim i publikuar në vitin 2020 nga Konsorciumi i Gazetarëve Investigues.

Parlamenti Europian deklaron Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit

Postuar në 23 Nëntor, 2022 17:23

Parlamenti Europian ka miratuar sot një rezolutë përmes së cilës e deklaron Rusinë një shtet sponsorizues të terrorizmit. Dokumenti është përpiluar për shkak të atyre që PE i konsideron si sulme ndaj shënjestrave civile.

Sulmet e qëllimshme dhe mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe agjentët e tyre në terren kundër civilëve në Ukrainë, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe dhunime të tjera serioze të ligjit ndërkombëtar dhe njerëzor me akte terrori dhe përbëjnë krime lufte

shprehet Parlamenti.

Greqia pranon 5000 punëtorë sezonalë nga Egjipti për sektorin bujqësor

Postuar në 22 Nëntor, 2022 23:54

Greqia dhe Egjipti kanë rënë dakord për punësim sezonal të 5000 punëtorëve sezonalë në sektorin bujqësor në fqinjin tonë jugor. 

Sipas Ministrisë së Jashtme greke kjo marrëveshje do të jetë një udhëzues për të shmangur imigrimin e parregullt. 

Punëtorët egjiptianë do të kenë të drejtën të hyjnë dhe qëndrojnë në Greqi për nëntë muaj. Duhet thënë se vendimi vjen pas marrëveshjeve në nivel strategjik mes të dyja vendeve për zonat detare.

Krizë për mjekë në Francë.1/3 e mjekëve në BE, mbi 55 vjeç

Postuar në 22 Nëntor, 2022 17:13

Në Francë 7 milionë njerëz nuk kanë një patolog referues, një shifër që sipas “Politico” përbën sinjal se mjekësia sinjalizon probleme serioze për të ardhmen. Numri I patologëve ka rënë me 5.6% nga viti 2012 deri në vitin 2021, por është një krizë që ka nisur me tatpjetën e vet që në vitin 1971. 44% e mjekëve në këtë vend janë më të vjetër në moshë mbi 55 vjeç ndërkohë që në mbarë Europën, 1/3 e mjekëve kap këtë moshë. Për arsye të kësaj natyre, me propozim të presidentit francez, Emmanuel Macron mjekëve në pension u është kërkuar të vijojnë pnën ende.

Dështon takimi i Brukselit. Borrell: Kurti refuzoi marrëveshjen. Vuçiç: Pranuam tekstin të ndryshuar 10 herë

Postuar në 21 Nëntor, 2022 20:03

Takimi i Brukselit ka rezulultuar një dështim spektakolar. Për të gjithë. Të paktën për diplomacinë publike. Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se pala serbe pranoi propozimet, por pala shqiptare jo. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi pas takimit se Borrell kishte hequr dorë nga kërkesa për normalizim të marrëdhënieve që është detyrim të marrëveshjeve të mëparëshme, duke lënë të kuptohet se pala e Kosovës në atë takim është ndjerë e futur në kurth të një kombinimi. Nga ana tjetër, presidenti serb.

Pages

Subscribe to RSS - Bota