Bota
Mediat serbe flasin për dështim të takimit në Bruksel
Mediat serbe raportojnë se takimi i Brukselit, mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nën ndërmjetësinë e Miroslav Lajçak dhe kreut të politikës së Jashtme të BE-së, Josip Borrell, ka dështuar. Mediat serbe raportonin sot në mëngjes se “Serbisë i është ofruar një zgjidhje poshtëruese”. Sipas gazetës “Blic” pala europiane ka ofruar diçka që është një lloj shkëputjeje nga Marrëveshja e Brukselit, “diçka të cilën Serbia nuk mund ta pranojë”.
Video/Incidenti i Makeyevkas konfirmohet si autentik
Pretendimi i Rusisë se videoja e qarkulluar online ku shfaqen ushtarë rusë të çarmatosur që ekzekutohen nga ushtarë ukrainsë, duket se po pranohet si i vërtetë. Gazeta amerikane “The New York Times” raporton se video ngjan të jetë autentike, dhe sipas të dhënave ajo është regjistruar në mesin e muajit nëntor në fshatin Makeyevka në Lugansk.
Sipas analizës së kryer, rezluton se të paktën 11 ushtarë rusë janë vrarë në qitje të afërt, pasi një prej tyre hapi zjarr ndaj ushtarëve ukrainas që ishin aty afër.
Shpresoj të mos ketë luftë, por kjo nuk varet prej Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur për mundësinë e një lufte me Kosovën gjatë një interviste për Tv Prva. Një ditë para takimit të Brukselit, Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si personin që mban përgjegjësi për nxitje të qëllimshme të tensioneve.
Autoritetet bullgare ndalojnë pesë persona si të dyshuar në lidhje me atentatin e Stambollit
Autoritetet bullgare kanë ndaluar pesë persona të dyshuar se kanë lidhje me atentatin e kryer në Stamboll në fundjavën e shkuar.
Të ndaluarit akuzohen se kanë ndihmuar një prej atentatorëve të 13 nëntorit, me asistencë logjistike, që të largohet. Autoritetet nuk kanë dhënë informacione mbi shtetësinë e personave të ndaluar, ndërkohë që vetë pala turke ka ndaluar tetë persona të dyshuar se kanë ndihmuar atentatorët.
Marrëveshje e re/Frontex kërkon zgjerim të fuqive ekzekutive në Ballkanin Perëndimor
Këshilli i Europës ka dhënë dritën jeshile për negociatat të reja mes Frontex dhe Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas raportimeve në media, marrëveshja e re që synohet prej KE-së do të tentojë zgjerimin e kompetencave të Frontex përtej marrëveshjeve aktuale, duke kërkuar fuqi ekzekutive.
Tre të dënuar me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit MH17
Gjyaktësit hollandezë kanë dënuar tre persona për rolin e tyre në goditjen e avionit të Malaysia Airlines, MH17, i linjës Amsterdam-Kuala Lumpur në vitin 2014. Avioni u rrëzua mbi Ukrainë dhe si pasojë vdiqën 298 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Të dënuar për çështjen janë dy rusë dhe një ukrainas; të parët ish-oficerë të shërbimit të zbulimit rus, Igor Girkin, Sergey Dubinsky dhe i dyti, separatisti Leonid Kharchenko.
Shtyhet me 4 muaj marrëveshja e furnizmit me grurë nga Ukraina
Marrëveshja e furnizimit me grurin ukrainas është shtyrë me 4 muaj. Lajmin e ka bërë të ditur OKB, Turqia dhe Ukraina dhe sipas saj parashikohet që dërgesat të bëhen përmes tri porteve të Detit të Zi,. Rusia kishte paralajmëruar për braktisjen e marrëveshjes së verës për grurin, por aktualisht me ndërmjetësimin e Turqisë është arritur që linja e furnizmit ushqimor global të mos ndërpritet.
Ndasi të thella mes Gjermanisë dhe SHBA për Kinën
Presidenti amerikan e gjeti fjalën me homologun kinez, Xi Jinping, në takimin e fundit me të cilin u raportua se ishte rënë dakord për rivalitet, por jo konflikt. Një formulë kjo e paqartë në përballjen mes superfuqive. Mirëpo rivaliteti është edhe për Kinën, jo vetëm me Kinën. Në një opionion të publikuar në “Politico”, ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Dalader, shkruan se SHBA dhe Gjermania po shkojnë drejt konfrontimit për sa i përket relacioneve me Kinën.
Syrit të fuqive kryesore nuk i shpëton as Lëvizja e Vendeve të Paangazhuara
Richard Jackson, një ish-diplomat amerikan dhe drejtues i kolegjeve amerikane në Athinë dhe Anadoll, sjell në vëmendje përmes një opinioni në “Kathimerini” atë që e quan një lloj ringjallje të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, nisur nga fakti se premisat gjeopolitike në botë ngjasojnë me ato të vitit 1961, kur lëvizja mori jetë. Polarizimi i sotshëm ka lënë sërish një kanal të hapur për politika neutraliteti, apo alternative ndaj dy blloqeve të ristabilizuara të paktën për nga rivaliteti sistemat
Gjashtë kërkesat e Zelenskiyt për paqen në Ukrainë përfshijnë edhe "restaurimin e rendit botëror"
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka prezantuar përpara liderëve të vendeve të G20 kërkesat e vendit të tij për rikthimin e paqes.
Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërrimtare e Rusisë duhet dhe mund të ndalet
ka thënë ai, duke listuar gjashtë kushte, apo kërkesa që janë sipas tij, një formulë për paqen:
