Billboard
Shënim: Drejt precedentit kroat?
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri po çojnë përherë e më shumë drejt idesë se një pjesë e politikës po “blen” hyrjen në Europë, duke bërë kurban një pjesë tjetër. Asociimi me Ivo Sanader të Kroacisë çalon jo pak, pasi në ndryshim nga Kroacia, Shqipëria është një vend ku institucionet e drejtësisë dhe të akuzës janë përgjegjëse sa politika për gjendjen e krijuar, sikurse i gjithë establishmenti politik është i zhytur në batakun e korrupsionit që gjeneron po vetë. E megjithatë ai mbetet sërish i referueshëm.
Shënim: CEZ, ftesa për hetime të huaja si kalbëzim i plotë i klasës politike
Si PD edhe kreu i LSI-së Ilir Meta janë shprehur publikisht se pranonin një hetim amerikan për fareën e CEZ. Por Partia Demokratike ka hedhur një hap konkret duke depozituar në Kuvend projektligjin, ku kërkohet hetim ndërkombëtar për CEZ. Në shkresën shoqëruese thuhet se PD kërkon që kjo çështjet të hetohet nga SHBA, si përzgjedhja e parë, ose nga vendet e BE.
“Qeveria ka shansin të korrigjohet çdo pesë minuta”
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka zhvilluar një takim të hapur informal me drejtuesin e “Facebook” Mark Zuckerberg në San Francisco. Janë adresuar rreth 40 mijë pyetje dhe komente dhe takimi është ndjekur nga rreth 500 vizitorë. Tërheq vëmendjen ky konstatim i Modit për rolin e medias sociale në kohën që jetojmë dhe në raport me politikën: “Media sociale është një votim i përditshëm; nuk ka më mundësi për boshllëqe në komunikim me qeverinë si më parë. Qeveritë kanë tani shansin të korrigjojnë veten çdo pesë minuta dhe jo çdo pesë vjet si më parë.
Përralla mburravece e tolerancës fetare(video)
Politika po shkon disi larg me përrallën e tolerancës fetare ndër shqiptarë. Një realitet i lindur nga shqisat e oportunizmit, kjo tezë po përdoret si instrument grimimi për Shqipërinë. Rast emblematik është kryeministri aktual që në dy fjalimet e fundit në ShBA, dje në “World Leadership Forum” dhe sot në fjalimin në OKB, ka sjellë shembullin e vetes si përfaqësues për Shqipërinë. Dhe më tej, Shqipërinë, si model që mund të ndiqet nga kjo botë e turbulluar nga konfliktet.
Shënim: Çfarë është duke pritur Adriatik Llalla?
Kanë mbetur edhe pak ditë për t’u mbyllur shtatori, të cilin kryeprokurori Adriatik Llalla e shpalli muajin e arrestimeve të zyrtarëve të lartë. Por deri më tani, raportet e policisë dhe prokurorisë flasin për ndalime apo arrestime të personave që akuzohen për dhunë në familje, grabitje, vjedhje, mbjellje lëndësh narkotike apo drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
Shënim: Laguna e Patokut dhe “dekriminalizimet” e bujshme me urdhër të... peshkut
Sherri i lagunës së Patokut që kishte në qendër një liçensë peshkimi mund të kishte shkuar shumë më keq, edhe me viktima. Por palët në histori, deputeti socialist Armando Prenga dhe i vëllai, dhe fisi Cali që ka patur një liçensë prej 10 vjetësh në këtë lagunë, deri tani janë ndarë me të plagosur dhe me çështje gjyqësore. Zhvillimi i fundit është vendimi i Gjykatës Administrative që rikthen shfrytëzimin e lagunës së Patokut për peshkim, firmës së familjes Cali.
Një aleancë politike që po shkon në Drejtimin e Duhur
Një ditë pasi në “Opinion” u lajmërua se do shfaqet nesër një video e një personi, të konsideruar kyç për çështjen e CEZ dhe që parashikohet të vërë në qendër Ilir Metën, mediat kanë zbardhur emrin e tij. Elvis Mataj, ish-drejtor Ekzekutiv i DIA-s, kompanisë së drejtuar nga Kastriot Ismailaj. Mataj është një njeri, dikur i afërt me Ilir Metën dhe ky fakt përcillet me idenë se lidhja Ismailaj-Meta është ekskluzive dhe përcaktuese në kontratën e kësaj kompanie me CEZ.
Shënim: Para kthehu, mbrapa kthehu
Brenda 1 jave qeveria ka dhënë dy variante të mënyrës sesi ajo ka vendosur të kurorëzojë dekriminalizimin, çështje që nuk ka qenë fare në agjendën e saj paraelektorale, por që i doli rrugës falë intuitës së opozitës për t’u kapur pas një kauze që mendoi se do ta mbante në lojë. Dhe kështu ndodhi.
Mazhoranca u detyrua të ulet me pahir në një tryezë për të nënshkruar të famshmen marrëveshje të 24 Dhjetorit për pastrimin e politikës nga personat me rekorde apo të shkuar kriminale, duke ia mbingarkuar këtë përgjegjësi politike karizmatikut Taulant Balla.
Shënim: Protesta ekziston. Asaj i mungon organizmi
Shqipëria është në një luftë politike të vazhdueshme mes dy palëve që njëra-tjetrën e quajnë fundin e perspektivës për shqiptarët. Publiku është në mes dhe duhet të zgjedhë mes dy alternativave, të besojë dhe t’i bindet njërës apo tjetrës palë për rrugën që duhet të marrë, artikuluar si kryqëzime idesh mes partive që periodikisht që ndërrojnë vendet, në pushtet e në opozitë.
Dështuan edhe policët gjermanë. Tani kontrollet po i bëjnë policët grekë
Sot “Top-Channel” njoftonte për një problem në kufirin shqiptaro-grek, teksa pala greke po kthente shtetas shqiptarë që pretendohet se shkojnë në vendin fqinj për punësim sezonal. Dhe në fakt nga prononcimet e disa prej tyre, ashtu siç paraqiten në kronikë, kështu është edhe e vërteta: ata duan të shkojnë për punësim sezonal në Greqi, por pala greke ka aktivizuar marrëveshjen për lëvizjen pa viza, që i jep të drejtë shteteve të kërkojnë garanci financiare, përveç të tjerave.