Billboard
Hetim korrupsionit, përveç LSI-së
Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës, inicioi sot një padi penale për disa ish-ministra të qeverisjes së PD-së, që sipas tij kanë favorizuar në privatizimin e realizuar prej CEZ(http://www.respublica.al/2015/12/28/gjiknuri-çon-për-ndjekje-penale-3-ish-ministra-të-berishës-për-privatizimin-e-ossh).
Marrëdhëniet e mosbesimit shqiptaro-greke
Është e qartë se marrëdhëniet e çdo vendi me fqinjët ndikohen drejtpërdrejt nga interesat e tij jetike, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Në rastin e vendit tonë, marrëdhëniet me vendet fqinje garantojnë ose kërcënojnë interesat tona jetike në rajon, duke krijuar premisat ose për një domino zhvillimesh të papëlqyeshme, ose për përcaktimin si një faktor sigurie duke shfrytëzuar përparësitë tona gjeopolitike.
Ndërkombëtarët në Guatemalë, ish-presidenti në burg për korrupsion. Po në Shqipëri?
Në një editorial të gazetës New York Times, inkurojohen vende si Hondurasi etj., ku mbizotëron korrupsioni dhe kultura e pandëshkueshmërisë, që të ndjekin shembullin e Guatemalës. Atje, Komisioni Ndërkombëtar Kundër Pandëshkueshmërisë, i ngritur pas një marrveshje me OKB-në, ka ndihmuar prokurorinë dhe gjykatat që të dënojnë pushtetarë të lartë të korruptuar. Në shtator “viktima” më e lartë e këtij komisioni u bë ish-presidenti i Guatemalës, i gjithëfuqishmi Otto Pérez Molina.
Kur do hyjë në Shqipëri praktika aksionere?
Qeveria shqiptare ka vendosur që të hapë një dritare të re për investime në ortakëri me partnerë privatë në gjashtë sektorë strategjikë. Ligji për investimet strategjike rregullon kushtet juridike dhe përcakton kriteret për t’u cilësuar investim strategjik ku përfshihen sektorë si energjeia - minera, transporti, bujqësia, turizmi, zonat e teknologjisë dhe zhvillimit, si dhe zonat me përparësi zhvillimin ekonomik.
Konsensusi, kostoja e notës “4” të Venecias
Kundërshtimi që po i bëhet draftit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pas vërejtjeve esenciale që ka bërë Komisioni i Venecias, po prek cakun e marrëdhënies deri diku normale që dukej se sundonte palët gjatë procesit të diskutimit. Ka intepretime për vëretje, të cilat nuk mund të anashkalohen, pavarësisht se politika po mban zemrën me dorë nga frika e sfidës që lëshoi dje Fatmir Xhafaj.
Milionerët e Enverit...
Në Partinë Socialiste qarkullon një si biçim thashethemi, sipas të cilit në vitin 2005 Fatos Nano refuzoi shumë emra të Bllokut për kandidatë në zgjedhjet e atij viti. Kjo iu shtua me efekt negativ serisë së shkaqeve që çuan në humbjen e të majtës në atë vit. Paraprakisht duhet të kujtojmë se PS-ja është një parti që ekziston përmes thashethemit që ka statusin e të vërtetave zyrtare, e madje u paraprijnë atyre.
Burgu i Donald Lu dhe burgu i Edi Ramës
Për t’i përshtatur një perifrazim lirik të tipit, “po na vjev po na vjen, bota zien bota zien” ndryshimeve të pritshme në sistemin e drejtësisë, bashkë me popullin spektatore duket se është edhe politika që i është dorëzuar devizës: Të presim e të shohim.
Gjuha e fortë dhe e drejtëpërdrejtë e ambasadorit amerikan për njerëz të pushtetshëm që do të shkojnë në burg dhe të tjerë që do t’u prishet gjumi para pushimeve, ka zgjuar kërshërinë jo vetëm të publikut, por edhe të parisë së vendit që jeton me ankthin se kë do kapi lapsi i ambasadës amerikane.
Përralla e Rilindjes po funksionon
Nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael vjen edhe njoftimi për takimin e tij me ish-presidentin e këtij vendi, të mirënjohurin Shimon Peres. Dhe Peres siç raportohet paska thënë: “E di që Shqipëria sot është një vend tërësisht i ndryshëm, shumë i ndryshëm falë jush, në fillim si Kryebashkiaku më i dashur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe tani si Kryeministri më i dashur që ka Shqipëria. Shqipëria është një vend i vogël ashtu sikurse ne.
Ish-ambasadori Withers: Rama njësoj si Berisha
Në një nga dokumentet që autori Fred Abrahams ka përdorur për librin e tij “Shqipëria Moderne – Nga Diktatura në Demokraci në Europë”, jepet një identikit i Ramës si kryeministër i mundshëm nga ish-ambasadori Withers, në një kabllogram që ai dërgonte në Uashington pas zgjedhjeve të 2009-ës (http://www.modern-albania.com/documents/documents-wikileaks/ )
Më poshtë është përkthimi i kësaj pjese të kabllogramit.
Reforma që (s)duhet
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin e ndjekur për hartimin e draftit të reformës në drejtësi. Në një takim konsultativ me krerët e prokurorive të rretheve ku I pranishëm ishte dhe ministri i Drejtësisë, kryeprokurori tha se drafti për reformën në drejtësi është i nxituar dhe ka mungesë konsultimi.