Sali Berisha i jep me fajde LSI-së dhe Blushit, “Qytetarin Dixhital”

Postuar në 31 Janar, 2016 20:11

Ditët para Kongresit të Partisë Socialiste janë dramatike. Shansi për fitore, apo për të hyrë në garë nga Ben Blushi duket thuajse zero dhe pa forcë ndikuese po gjendet edhe LSI-ja. Burime të mirëthashethemuara thonë se ka lëvizje serioze: Blushi dhe Ilir Meta i kanë kërkuar me konçesion Sali Berishës, “Qytetarin Dixhital”. Doktori, një tempist i vërtetë i situatave politike, ka ofruar një zgjidhje tjetër: Qytetarin Dixhital me Fajde.

Ka shumë spekullime, por për përdorimin ditor të QD-së në profilin e Doktorit ka interesa plus. Doktori ka qenë kategorik kundër dhënies me fajde të “Peshkatarit Dixhital”, “Fermerit Dixhital” si dhe “Policit Dixhital”, për arsye sepse këto kategori do të angazhohen në luftën e ardhshme kundër qeverisë. Palët kanë rënë dakord që të krijohet edhe “Socialisti Dixhital”, që i shkruan Doktorit. Ka të dhëna se Blushi është dakordësuar edhe me Saje Qorrin për të dhënat që do të denoncojë “Socialisti Dixhital”, meqenëse flitet se vendin e Sajes e synon borizani i Parlamentit, Taulant Balla. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.