Billboard
Mirë sukseset, por edhe këshilla?!
Erjon Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vërtet? Po pse vetëm kaq? Kështu mund t’i duket shumëkujt, por ai është diçka më shumë. Mund edhe të bëhej një hyrje për të përgatitur se ku duam të dalim, por stili i Erjonit do respektuar: drejt e në thela. Mëngë të përveshura, veshje sportive, hap i nxituar, me fjalët “punë” në gojë, kamera dhe kronika edhe për aksionin e prerjes së thonjve si dhe pak humor me opozitën e shkretë. Se e do populli një lider me humor: “Dashnorët e Zhulit” është gjetja e Erit për të tallur pëdëistët që atij i duket se e shohin si kështjellë virtytesh.
Shënim: Kritika apo sulm mbi Lulzim Bashën? (Video)
Pas Genc Rulit dhe Mesila Dodës, kjo e fundit me një axhendë politike personale, kritikat ndaj mënyrës sesi Lulzim Basha po drejton Partinë Demokratike vijnë publikisht edhe nga një zë tjetër. Deputeti Eduart Selami ka deklaruar sot në një intervistë për “Zëri i Amerikës” se: “Qeveria Rama-Meta është me e keqja e viteve të fundit, mirëpo opozita akoma nuk ofron alternativë dhe nuk ngjall shpresë. Kjo për shkak të lidershipit të PD-së. Ai nuk ngjall shpresë, ndaj edhe kjo qeveri rri në këmbë në një kohë kur shqiptarët lartohen për azil ekonomik në vendet e BE-së.
Porositë me minoritete. PDIU: Shqipëria të kërkojë shpalljen e çamëve të Greqisë, minoritet. Provën e keni në një emision televiziv
Partia e Shpëtim Idrizit është bërë sot e gjallë me një deklaratë për shtyp. Përmes saj kërkohet që Presidenti i Republikës dhe qeveria të kërkojë nga qeveria greke njohjen e minoritetit çam në Greqi. “PDIU-ja e ka ngritur zërin shpesh mbi këtë të vërtetë. Nuk kanë munguar ata të cilët e kanë cilësuar diçka të tillë si joekzistente, mirëpo rrëfimi i djeshëm i një gazetari i cili është shpallur “non grata” vetëm se thotë të vërtetën, nxorri në pah të pamohueshmen.
Mohimi i hetimit ndërkombëtar për CEZ dhe “pavarësia e Shqipërisë” si gjethe fiku
Cilado qofshin mëkatet e opozitës së sotme dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të paktën për aferën e CEZ, mund të thuhet se socialistët dhe kryetari apo lideri i tyre kanë gisht dhe kanë futur turinjtë mbaraz. Debati kaotik që u zhvillua muaj më parë nxori në dritë lidhje të shkurtra për operacione kontraktore si mbledhja e borxheve të CEZ, lojëra të dyshimta nga ish-kryeministri dhe ish-drejtuesi i ERE-s me çmimin e energjisë në funksion të fitimit.
Bovilla, "superman-i" dhe "boti" i shëndetësisë
Nuk ka erudit në botë të gjejë se çfarë lidhje ka shiu me ndërprerjen e operacioneve në spitale. Kjo ka ndodhur një ditë më parë në Shqipëri dhe mund të vijë vetëm si kombinim i një "superman-i" që menaxhon ujësjellësin e qytetit dhe një "katallani" që drejton sistemin shëndetësor.
Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj ja arritën të prodhojnë një tjetër histori suksesi siç e quajnë ata mbylljen e spitaleve dhe pezullimin e operacioneve për shkak të fenomeneve gjeoatmosferike.
Fondet e ish-të pëndjekurve përdoren për udhëtimet e kryeministrit Rama (dokumenti)
Fondet për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve janë përdorur për të paguar biletat e udhëtimit të kryeministrit Edi Rama, sipas një vëzhgimi të thjeshtë në transaksionet e thesarit që ka bërë Open-data Albania. Fatura e kompanisë së udhëtimeve ‘Meridiana Travel Tour” u shlye me 8 milion lekë nga Këshilli i Ministrave, me paratë e thesarit që ishin pjesë e shpenzimeve për “Burgosjet e padrejta”. Transaksksioni mban datën 12-18 Mars 2015, kohë kur kryemiistri ka udhëtuar shpesh. Portali i qeverisë nuk ka dhënë ende asnjë sqarim lidhur me këte fakt
Avazi i legalizimit - politikë e Kuturusë dhe urrejtje për pronën legjitime
Kryeministri i Shqipërisë ka qenë sot në Roskovec të Fierit ku ka nisur avazin e dashur të shpërndarjes së tapive të shtëpive që legalizohen. Para disa ditësh gjatë një interviste televizive Edi Rama e konsideroi gabim faktin se legalizimin e përdori për fushatë zgjedhore. Sot nuk jemi në fushatë, por një distancim real nga ky instrumentalizim do të ishte që kryeministri t’u shmangej shfaqejeve të tilla sërish. Por larg televizionit nuk jetohet.
Ambasadori i OSBE: Media në Shqipëri nuk përmbush rolin që i takon, RTSH i margjinalizuar para privatëve
Roli i medias në Shqipëri është jashtë funksionit që i takon. Kjo është konsiderata e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig. Sipas tij media shqiptare ofron vetëm pamjen e jashtme, por nuk ka përmbajtje që i shërben intersave të publikut dhe njohjes më të gjerë të asaj çfarë ndodh në rajon.
Shënim: Rreziku kryesor për Shqipërinë vjen nga kjo sallë
“Shullazi i thërret Tahirit “Sajme Qorri”. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe me të një pjesë e opozitës, nuk e kanë lënë rastin t’u shpëtojë dhe e kanë kthyer seancën e sotme plenare në një gjyq ndaj ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit. Deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili përmendi me emër Emiljano Shullazin dhe Arben Frrokun, e kanë vënë opozitën në një pozicion sulmi, pasi për akuzat e saj, ajo tashmë ka një konfirmim ndërkombëtar. Por ka edhe kreditimin e madh se të akuzuarit nuk përgënjeshtrojnë dot asgjë.
Shënim: Korrupsioni – Çështja Jonë
Sot dita politike u hap me një “desantim” të befasishëm të kryeministrit në Drejtorinë e Doganave, i cili zgjati 7 minuta kohë dhe u shoqërua me shkarkimin e tre drejtorëve. Arsyet siç u thanë janë performanca e munguar dhe rezultatet e dobëta. Natyrisht ky still alla Mehmet Shehu nuk është shumë i përshtatshëm, pasi më mirë një ndërhyrje shoqëruar me një analizë që pasqyron edhe reflektim, sesa një sosje durimi që afirmohet me kësi lloj urdhërash. Megjithatë ky tashmë është fakt i cili ndoshta, por ndoshta është një lëshim “për impulse të reja” që po i bëhet aleatit në qeverisje.