Billboard
Sulmet ndaj Ilir Metës nuk janë argument kundër qëndrimeve të Presidentit
Ilir Meta është zgjedhur presidenti i Shqipërisë në vitin 2017. Mandati tij mbaron në vitin 2022. Deri atëherë Shqipëria ka formalisht dy palë zgjedhje: së pari janë zgjedhjet lokale të vitit 2019 dhe më pas zgjedhjet e vitit 2021. Ky është kursi normal elektoral. Partia e zotit Meta, pra Lëvizja Socialiste për Integrim, është rreshtuar krah PD-së në betejën opozitare, por nuk ka munguar që të bëjë pazare me socialistët në këshillat bashkiakë.
Kursi i ri politik: Ndërzim i socialistit me protestuesin
Është e pabesueshme sesi qetësia mizore e pushtetit sheh dhe kërkon përfitim te një protestë studentore që do të duhet të legalizonte nevojën për korrigjim. Cinizmi është kthyer në editorialin e përditshëm të qeverisjes, përderisa frika dhe zullumi janë bashkuar në aleancën e përditshme të zhvatjes majtas për të fituar statusin e djathtë të pasanikut.
Bashkimi si alibi e nacional-hajdutërisë
Hashim Thaçi duket se ka gjetur aleatët e vet shqiptarë për funksionalizimin e idesë së ndarjes së Kosovës. Përmes një letre drejtuar përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe Presidentit të Kosovës, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa dhe deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Fatmi Hasani, kërkojnë që në dialogun Serbi-Kosovë të përfshihet edhe çështja e Luginës së Preshevës.
2019, karriges së Veliajt i mbeten tri këmbë
Protesta e banorëve të Unazës së Re ka gjeneruar një sërë zhvillimesh politike të cilat në sy të parë kapen jo lehtë. Përtej faktit se atë protestë kreu I opozitës e orientoi si bietejë kundër Erjon Veliajt dhe se në të nuk mori pjesë asnjëherë Sali Berisha, ka disa elementë të tjerë që meritojnë vëmendje.
Së pari lëvizja e Bashës është e kuptueshme në kontekstin elektoral të vitit 2019. Veliaj duhet goditur përpara se të rivalizohet.
Shqipëria po sfilon!
Me ndryshimet që bëri në kabinet, kryeministri Rama shqepi praktikisht qeverinë si të kishte në dorë gërshërën e rrobaqepësit, zanat që siç ka thënë do ta ushtrojë pasi të ketë dalë nga politika.
Si amator kuptohet, ashtu siç ka vepruar edhe në politikë, qoftë me qeverisjen ashtu edhe me njerëzit që vuri në karriget e ministrave.
Kjo jo vetëm për faj të tij, por edhe të partisë që e prezantoi si flamurtar të ndryshimit të madh, të cilin e nisi që nga bezja e flamurit, duke i theksuar ngjyrën nga rozë në pink, gjithmonë me të njëjtën perspektivë atë të stilistit.
Një luan ka sot Europa...
Zyra e shtypit e Kryeministrit ka shpërndarë sot një shkrim me autor Struan Stevenson, një zyrtar i angazhuar për çështjet iraniane, që shkruan për vendimin e Shqipërisë për dëbimin e diplomatëve iranianë. Titulli tingëllon si zilkat e slitës së babagjyshit të Vitit të Ri: Edi Rama i ka treguar Europës mënyrën se si duhet të sillemi me banditët e terroristët iranianë.
Duke bërë një përshkrim të situatës politike të Iranit, autori, një lobues që ka si punë të nxisë aksione kundër regjimit iranian, shkruan:
Të ka mbetur vetëm Kazani...
Servilët kanë nisur të dalin nga kllapia e ditëve të para. Ditëve kur mediat e pushtetit nuk dinin se çfarë të thoshin për protestën, për studentët. U zgjatën, në majë të gishtave, kryeministri i pari si më skërfyelli i të majtës, për të parë ndonjë Luli, apo ndonjë Monika në turmë.
28 vjet - Nga faktor në dekor
E shkreta Parti Demokratike! 28 vjetori i themelimit e gjen në përpjekjen për t’u fshehur pas protestës së studentëve. Për të ngulitur fiksionin e një proteste ku ajo thjesht po ndihmon dhe po i hap korridorin e frymëzimit politik.
Zbutja e gënjeshtërt e Kryeneçit dhe një Parti fantazmë
Edi Rama po përballet me një situatë që nuk e kishte parashikuar dhe çdo makiazh propagandistik i "kuzhinës" Fuga në kryeministri nuk mjafton për të hedhur pa u lagur një lumë që po del jashtë interesave të establishmentit.
Kryeministri është fshehur dhe ndoshta po përgatit fjalimin empatik të radhës pas injorimit që i bënë studentët këtij artisti bujar që shpreson ta zgjidhë edhe këtë hall nga penxheret e fesjbukut.
A shpjegohet kjo protestë me arrogancën e pushtetit dhe tradhëtinë e opozitës?
Arroganca e Macron na bashkon ne të gjithëve
