Billboard
Zgjedhjet lokale nuk janë referendum për Teatrin Kombëtar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po bind tashmë shumëkënd se ka një problem shumë serioz me të vërtetën dhe me respektin ndaj qytetarëve. Ose atyre që e dëgjojnë. Kjo nuk është një kritikë në vetvete për zotërinë, pasi zoti Veliaj shfaqet psikologjikisht si njeri që e përjeton botën si polare: ose je me progresin siç e kupton ai, ose je një pakicë e zhurmshme, një shpellar etj..
KOASh zbardh qëndrimin: Për Kishën Ukrainase të mbahet një Sinod Panorthodhoks
Mediat greke po i bëjnë jehonë përplasjes së Kryepeshkopit të Kishës Orthodhoske Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos me Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu. https://www.liberal.gr/arthro/243512/diethni-themata/2019/ekklisia-albanias-pros-patriarcheio-na-sugklithei-panorthodoxi-sunodos-gia-tin-apofugi-schismatos.html
Fjalët duhen shoqëruar me vepra
Opozita është e bindur tashmë se Edi Ramën nuk e rrëzon dot nga rruga dhe me protesta. Në fakt pakkush e ushqente realisht një shpresë të tillë, edhe pse zërat se kryeministri ka ofruar zgjedhje të parakohshme dhe lokale në muajin shtator nuk kanë munguar. Zoti Rama është vënë përballë protestës së opozitës dhe bojkotit parlamentar të saj me ofertën e vetme që i shkon për shtat e që është ajo e majit 2017.
Roger Waters, Saimir Pirgu dhe gomat e djegura të Lushnjes
Këto javë të nxehta për Venezuelën ka dalë në pah polarizimi ndërkombëtar për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj qeverisë së Maduros. Diktator, i korruptuar, akuzat janë të njohura. Por çështja është te politika e intervecionizmit që aplikon ShBA sa herë i intereson. Ka dyshime madje se kjo që ndodhi ishte sponsorizuar nga jashtë.
Po mendon për veten!
Shqipëria për meritë të klasës politike që e drejton vijon të trajtohet si ekzotike si për rrëmujën e organizuar që ka në çdo drejtim ashtu edhe për krizat që prodhon.
Misioni i Parlamentit Europian që erdhi në Tiranë nuk kishte për detyrë të jepte konsiderata për situatën e brendshme politike dhe as të jepte zgjidhje, por të analizonte përmbushjen e reformave në prag të vendimit të qershorit.
Nuk pi më anglez...
As dy, apo tri polare. Shqipëria është e ndarë në dy kampe
Në Shqipëri tanimë një gjë është konfirmuar pavarësisht leximeve të ndryshme: vendi është në krizë të thellë politike.
Sido që ta lexosh situatën, askush nuk mund të quhet objektiv nëse thotë se Shqipëria e sotme ka opozitën në krizë dhe qeverinë efektive. Për këtë mjafton të dëgjosh fjalimin kaotik të kryeministrit, i cili teksa referon zgjidhjet juridike kushetetuese të “mandatit legjitim”, vetëofrohet për zgjidhje politike që kalojnë nga dialogu me opozitën.
A do të funksionojë strategjia fabiane e z. Rama?
Më 16 shkurt kryeministri Edi Rama me të vetët zgjodhi një strategji: largimin personal nga Tirana dhe shmangien e kundërvënies së policisë ndaj protestuesve. Në këtë mënyrë zoti Rama mund të jepte shfaqjen e vet nga Vlora në konkurencë me protestën e opozitës, ndërkohë që në distancë nga ngjarja mund të merrte vendimet më ftohtë. Përmes Policisë ai bënte thirrje dhe kujtonte se po shkelej ligji, por në fakt nuk dha asnjëherë urdhër për ndërhyrje. Spartak Ngjela tha se ky ishte plan i FBI-së, duke na falur kështu mundësinë që të qeshim sa të duam kur të kemi kohë.
Mbetet opozita e ankesave në Platformën e Bashkëqeverisjes
Protestoni paqësisht!
Kjo thirrje po dëgjohet nga të katër anët në këto orë. Atë e artikulojnë demkat e partisë, analistët militantë, gazetarë që po mbushin dekadën që shkruajnë të kundërtën e asaj që mendojnë, amatorë të Facebook-ut. Por këtë tezë po e riqarkullojnë me forcë dhe këmbëngulje edhe pushtetarët. Zv.kryeministri, kryeministri, ministri i Brendshëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, etj..
Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!
Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka thënë ndër të tjera se: