Billboard
Basti i SHBA me një demokraci të dështuar si Shqipëria
Kush lexon raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet lokale të vitit 2019 në Shqipëri kupton fare qartë se vendi ynë mund të kategorizohet pa kurrfarë dyshimi si një Demokraci e dështuar.
Avokati naive për Pjetrin apo mesazhe të koduara për çunat problematikë!?
“Valdrin Pjetri nuk është kriminel”- tha sot Edi Rama në një tjetër seri postimesh për çështjen e kryebashkiakut në tentativë të Shkodrës. Nuk kuptohet mirë se kë do të sqarojë Edi Rama, pasi kandidati socialist nuk është se po linçohet as nga media dhe as nga opinioni për të shkuarën e tij rrethanore, aq më tepër në një moshë të re. Në fakt askush nga ne nuk mbart interes për eksperiencën jetësore në emigrim të Valdrinit, apo të çdokujt tjetri. Historia e dekriminalizimit ishte një marrëzi e Lulzim Bashës, e tëra antikushtetuese, por që Rama e pranoi ama. Pse-ja, akoma s'dihet.
Partizanët e shekullit të 21-të
Edhe Vladrin Pjetri rezultoi me probleme me drejtësinë. Dhe të imagjinosh që në krahasim me fytyrë vrerosurit e parë të dekriminalizimit ishte ku e ku më karizmatik. Kishte mësuar të qeshte në publik, kriter elementar ky në politikë.
Prej gjashtë vjetësh tashmë shqiptarët u mësuan të qeverisen nga njerëz që kanë dosje penale të pasur, brenda të cilave gjallojnë fletë me akuza dhe dënime gjithfarëshe: vrasje, vjedhje, përdhunim, trafik droge. Sidomos trafik droge.
Në këtë rast Europën e përfaqësojnë protestuesit, jo z. Soreca
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është detyruar të reagojë sot në mbrëmje ne profilin e vet në tuiter për takimin e tij të sotshëm me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Soreca sqaron se deklarimet e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ai ka theksuar se çdo diskutim duhet të ndjekë rrugën e ligjit.
Opozitë pa NIPT
Mënyra sesi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndryshuar sjelljen dhe tonin e vet publik në raport me qeverinë Rama është dëshmi e fakti se kriza që ka prekur të paktën stabilitetin psikologjik të politikës, ka çuar në korruptimin e institucioneve kushtetuese në vend.
Mos ti biem më në qafë kot
Është e mundur të argumentohet përherë çdo humbje.
Kjo kritikë i drejtohej kryeministrit britanik Neville Chamberlain në vitin 1940 në Parlament ku i kërkohej dorëheqja. Për Chamberlain thuhej edhe se “ai luan gjithnjë, por edhe humbet gjithnjë”.
Kur nisesh të kontrollosh, jo të rregullosh
Vërejtjet dhe sugjerimet e OSBE-së për projektligjin e ri për mediat elektronike janë një dëshmi – e vërtetë, objektive dhe e paanshme – e faktit se qeveria shqiptare i sheh ligjet si mënyrë kontrolli dhe jo rregullimi. Kjo për arsye se kritikat e OSBE-së kanë kapur thelbin e problemeve që sjell me vete ky draft, i cili ndonëse detyron që interpretimi i tij të mos bëhet asnjëherë në kurriz të lirisë së shprehjes, vendos sanksione dhe rregullon masa ndërhyrëse të tilla që çojnë në autocensurë.
Çfarë aksionerësh kërkon Lulzim Basha?
Kjo qeveri nuk ka më luksin të përfitojë nga marzhi i tolerancës së një mase të madhe njerëzish që vijojnë të jenë jashtë çdo burse interesash në këtë vend. Është bërë vetvetiu e padurueshme, aq më tepër me predispozitën për të predikuar moral kur vetë është e diskretituar si një trupë politike që siç thotë zoti Rama ka “vjedhur vota për të vjedhur Shqipërinë”.
Antiamerikanizmi si akuzë dhe diversion ndaj PD-së për një pakt të dytë
Është e vështirë të mbështesësh Presidentin e Shqipërisë pas daljes së sotme. Jo vetëm për ato që tha, por edhe për mënyrën sesi i tha. Sesi e tkurri peshën e detyrës në kostumin e një inatçori që betohet se do bëjë hatanë. Edhe me standardin shqiptar, përbetimet e z. Meta se është Mic Sokoli, apo Avni Rustemi dhe se nuk është si Nikolla Gruevski bëhen të pabesueshme. Nëse je i tillë, nuk njofton, thjesht e bën punën dhe u lë të tjerëve komentin.
Opozita konstituohet vetëm përmes Zgjedhjeve, jo preferencave të Kryeministrit
Misioni i OSBE-ODIHR nuk ka mundur të japë një përgjigje të thjeshtë nëse zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin të lira dhe demokratike. Ambasadorja Glover u pyet konkretisht për këtë gjë, por i bishtnoi asaj duke u përgjigjur se një konstatim të tillë e jep raporti përfundimtar.
Zonja Glover nuk dinte se çfarë të thoshte edhe për sa i përket mospërputhjes së numrit të votave me numrin e votuesve në disa zona duke deklaruar se shpresonte në një hetim.
