Billboard
Drejtësi e pavarur përveçse nga Amerika
Sot në media është shpërndarë një njoftim sipas të cilit ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim “ka zhvilluar sot një takim me kryetar e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani”.
Unë u njoha me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë
citohet ambasadorja.
Dje ishte dje. Sot është sot!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë sot në një intervistë në Syri Tv përmes së cilës ka arsyetuar disa nga vendimet e fundit në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
I pyetur për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, presidenti u përgjigj thjeshtë duke thënë se ishte shumica që kërkoi bashkëpunimin, të cilin presidenti e ofroi duke përfshirë në paketë të gjitha shqetësimet e opinionit publik.
I pyetur për prezencën e ushtrisë në rrugë, z. Meta tha se këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ushtria ka detyra të përcaktuara me ligj.
Karantina po prodhon Diktaturë?
Edi Rama po instalon diktaturën.
Këtë fjali Partia Demokratike po e përsërit përditë duke kapur copëza vendimesh në këtë kohë pandemie. Lëvizja Socialiste për Integrim madje e quan zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyore si shprehje të kësaj sjellje autoritare. Nga ana tjetër e njëjta Parti Demokratike bënte thirrje sot që të mbyllen fasoneritë sepse po kthehen në bomba me sahat.
Si ta besosh këtë opozitë?
Probleme ka patjetër, por nuk mund të thuash dot se nuk është bërë asgjë. Pra, qeveria ndërhyri ashtu si mendoi dhe me të vetën përmbushi qëllimin parësor: ruajtjen e jetës së njerëzve aq sa ishte e mundur.
Shifrat e mbështesin një gjë të tillë edhe pse askush nuk di të thotë nëse pandemia do godiste fort në vendin tonë, nisur nga fakti se në Europën Lindore dhe Ballkan kemi numra relativisht të pranueshëm të infektuarish dhe viktimash.
A kanë fuqi juridike urdhërat e Ministres së Shëndetësisë, nxjerrë gjatë epidemisë?
Në fillim të marsit me deklarimin e rasteve të para të personave të infektuar me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndërmorrën një sërë masash për kufizimin e lëvizjes së shtetasve, për mbylljen e apo kufizimin e disa aktiviteteve tregtare, si edhe për çështje të tjera.
Në Prishtinë u rrëzua qeveria, në Tiranë po synohet rrëzimi i Albinit*
Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua në Parlamentin e Kosovës, por duket sikur debati kryesor për pasojat e këtij akti po zhvillohet në Tiranë. Kaq shumë e ka provokuar rehatinë publike të Edi Ramës Kurti, saqë nuk po mbetet më kush pa shkruar. Kurti portretizohet si i rrezikshëm, për shtetin, demokracinë, të ardhmen, si aventurier, marksist. Gjithë arsenali i termave të vëna në punë pavarësisht nëse u dihet apo jo kuptimi.
Një kohë e vyer për ta kuptuar më mirë historinë e mospajtimit tonë
Teksa ditët po kalojnë nën presionin dhe tiraninë e një virusi pandemik, e ke më të lehtë të kuptosh arsyet se përse një shoqëri kaq e vogël numerikisht e përjeton diskutimin publik si një luftë civile permanente.
E ke më të thjeshtë të kuptosh se përse që nga krijimi i këtij shteti nuk është gjerur dot konsensusi dhe se bashkëjetesa është tamam siç e përkufizonte Esad Pashë Toptani, “një ekuilibër të urrejtjes”.
Transparenca është standard i panegociueshëm
Transparenca është për kohë paqeje
Këtë thoshte sot një gazetar që bënte thirrje për t’iu bindur regjimit të luftës që ka imponuar pandemia. Të kesh frikë është normale. Madje frika është ndoshta ndjenja më normale që mund të ekzistojë, e megjithatë ajo është stigmatizuar.
Virusi i pasigurisë
Njoftimi i ministrit turk të Shëndetësisë se një shtetase amerikane që udhëtonte nga Tirana më 3 mars u diagnostikua me koronavirus në Stamboll konfirmon një thashethem të hershëm se në Shqipëri virusi ka hyrë me kohë.
Është një njoftim të cilin ministri Koça e bën nga interesi i sigurisë së vendit të tij dhe tërthorazi na njofton edhe neve, delet e vërteta të Republikës “Bagëti e Bujqësi”.
Thuhet se Nexhmije Hoxha ka patur pasuri. A duhet përfshirë në amnistinë e re të z. Rama?
