Arkiv-Opinion

A po na gënjen Gjergj Filipi i INSTAT-it?

Postuar në 07 Prill, 2014 13:45

Në postimin e tij të sotëm në FaceBook, deputeti Berisha akuzon drejtorin e INSTAT-it, Gjergj Filipi, se po e rrit artificialisht treguesin e rritjes ekonomike (lexoni të plotë postimin në nyjen: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=283960608431520&set=a.122461101248139.23340.121577844669798&type=1  )

Lazarati si projekt pilot

Postuar në 07 Prill, 2014 07:36

Nuk besoj se ka mbetur njeri pa i bërë përshtypje kronika e TCH për Lazaratin këtë javë. Në kushte të tjera, mund të thuhej se “policia më në fund hyn në Lazarat”, dhe jo cilido polic, por vetë drejtori i qarkut. Por në fakt, hyrja e uniformës së rëndësishme kishte ndodhur me konsensus, sepse ai dhe kryetari i komunës do të kryenin një bashkëbisedim me nxënësit e fshatit të madh, për të bindur prindërit që këta të fundit të mos merreshin më me kultivimin e hashashit.

Afroj dhe ofroj

Postuar në 07 Prill, 2014 07:33

Shumëkush prej nesh mund të thotë këto ditë se po afrohet stina e verës, por kurrsesi se kjo e fundit po ofrohet apo edhe më keq po vetëofrohet. Ashtu sikurse mund të themi se ofrojmë një marrëveshje, një vend pune, një pritje të ngrohtë etj., por s’mund ta zëvendësojmë dot foljen në këtë kontekst me ‘afrojmë’.

E keqja e “heronjve” të gjallë

Postuar në 07 Prill, 2014 07:24

Shumë ngjarje më bëjnë të mendoj që shqiptarët kanë mësuar shumë mirë të jenë viktima dhe duket sikur ka filluar t’u pëlqejë ky rol, ndoshta kanë dëgjuar se rruga për të qenë një hero shpesh kalon nga të qenit viktimë.

Vetëm roli i fajtorit është i lirë dhe si duket do të mbetet i lirë përgjithmonë.

Libri i ri i Blushit, letërsi nga ekzili

Postuar në 07 Prill, 2014 05:07

Kur e pyetën kryetarin e Donacioneve Kombëtare për Artet në Amerikë se në ç’kuptim ishte përdorur në raportet e tyre termi letërsi, ai u përgjigj: ‘në kuptimin e gjerë të fjalës, dmth çdo lloj libri për leximin e të cilit njerëzve nuk është dashur t’u vihet pistoleta në zverk’.

Në këtë kuptim libri i fundit i Ben Blushit është letërsi. Ai kalohet si një kollajllëk i rrafshtë, dmth nuk të shtie në mendime, edhe pse mund të shkaktojë zhurmë në qarqe të ndryshme për shkak të disa provokimeve të gjuajtura në tekst.

Blushi dhe dëshira e tij për t’u bërë prift

Postuar në 06 Prill, 2014 03:13

Libër  që duket i shkruar në më pak se një muaj, ose më mirë i mbledhur copa copa me artikuj publicistikë e i ngjitur gati përdhuni me fjali të ndërmjetme arnuese (justifikuese) si p.sh. në faqen 76 ku lidh një artikull të publikuar para një viti në Panorama (1 prill 2013) me aktualitetin e çështjes islamike të ndodhur në muajin e fundit, sidomos dërgimi i shqiptarëve në Siri, çështja e zgjedhjes së kryetarit të ri të KMSH dhe konflikti Gylen-Erdogan. Më shumë se sa një ese (sprovë) është një publicistikë e zgjeruar.

Një konstatim

A po mburret kot Spiropali?

Postuar në 05 Prill, 2014 07:19

Në fund të çdo muaji, Elisa Spiropali, drejtorja e doganave shqiptare, bën një deklaratë për shtyp, në të cilën njofton publikun se arkëtimet në administratën e doganave janë rritur aq e kaq për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dhe pas çdo deklarate të tillë, ka patur përqeshje nga eksponentë të opozitës, në lidhje me tejkalimet e pretenduara të Spiropalit.

Por le t’i analizojmë shifrat e doganave, për të parë nëse po mburret kot Spiropali.

Dialogu edhe mund të presë, reforma administrative, jo

Postuar në 04 Prill, 2014 03:52

Janë përgjithësisht realistë ata që e shikojnë si të vështirë dialogun mes mazhorancës dhe opozitës në këtë moment politik. Përveç anoreksisë kulturore për të dialoguar, e cila nuk është as e re dhe as e panjohur, palët kanë arritur në atë pikë ku refuzojnë të merren vesh edhe për gjëra që janë dakord. Reforma administrative, për shembull, është rasti ekselent.

Dritëhijet e Ilir Metës dhe “antikorrupsioni” i Berishës

Postuar në 03 Prill, 2014 04:18

Këto ditë gazeta RD ka nisur një sulm kundër Ilir Metës duke marrë shkas nga një pritje sa masive aq edhe luksoze që organizoi me rastin e ditëlindjes së tij. Po thuhet se disa qindra mijë euro u harxhuan në këtë festim (Lulzim Basha e quajti provokim) me rreth 600 të ftuar. Një show që po kritikohet jo vetëm nga gazeta RD duke u përkufizuar, në thelb, si një orgji festive që shfaqet edhe më pa sens në sfondin e varfërisë që karakterizon jetën e shumë shqiptarëve. Nga vijnë gjithë këto para?- vërdalloset pyetja në opinion.

Tragjedia e Lecco-s në tre lexime

Postuar në 03 Prill, 2014 03:48

Gati një muaj më parë një shqiptare, 37 vjeç, vrau në Lecco të Italisë tre të bijat 14, 10 dhe 3 vjeç. Kjo ngjarje e tmerruar, siç do të thoshte Noli, u bë objekt i ligjërimit tonë mediatik vetëm për një javë, pastaj pllakosi heshtja si për të vërtetuar se këtyre anëve çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion