A po mburret kot Spiropali?

Në fund të çdo muaji, Elisa Spiropali, drejtorja e doganave shqiptare, bën një deklaratë për shtyp, në të cilën njofton publikun se arkëtimet në administratën e doganave janë rritur aq e kaq për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dhe pas çdo deklarate të tillë, ka patur përqeshje nga eksponentë të opozitës, në lidhje me tejkalimet e pretenduara të Spiropalit.
Por le t’i analizojmë shifrat e doganave, për të parë nëse po mburret kot Spiropali.
Në muajin mars, sipas deklaratës së Spiropalit, Administrata Doganore arkëtoi 12.2 miliard lekë, duke realizuar planin e të ardhurave në masën 103.3% dhe duke arkëtuar 387 milion më shumë se plani, ose 2.252 miliard lekë (20 milion dollarë) më shumë se muaji mars i vitit paraardhës (22.6 % më shumë). Gjithashtu, pas analizës së tremujorit të parë, bërë nga Administrata Doganore, rezulton se ajo ka arkëtuar 3.483 miliard lekë (34 milion dollarë) më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2013, ose 12.4 % më tepër (http://www.dogana.gov.al/node/744 ).
Gjëja e parë që duhet verifikuar nga kjo deklaratë është nëse arkëtimet e pretenduara përputhen me të hyrat në Thesarin e Shtetit, me të cilat nuk mund të bëhet shaka… Në fakt, të dhënat e Thesarit të Shtetit janë përditësuar vetëm për dymujorin e parë, jo për tremujorin, por sidoqoftë, ato mund të na tregojnë nëse ka një përputhje të përafërt.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare të thesarit për vitet 2014 dhe 2013 (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Thesari/Treguesit_Fiskal_sipas...(1).pdf ; http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Thesari/Treguesit_... ), rezulton se arkëtimet nga TVSH-ja, akcizat, dhe taksat nacionale e doganore janë rritur plot 10% në dymujorin e parë (janar-shkurt) të 2014-ës, krahasuar me dymujorin e parë të 2013-ës (nga 250 milion në 275 milion dollarë). Kjo rritje është në sintoni me 12.4-përqindëshin e raportuar nga Spiropali për tremujorin janar-mars.
Por a është e gjithë kjo rritje meritë e Administratës Doganore?
Padyshim që jo. Një pjesë e kësaj rritje ka ardhur si rezultat i rritjes së akcizave dhe taksave për produkte si duhani, alkooli, karburanti etj, si dhe nga konjukturat e çmimeve. Por të dhënat paraprake të doganave nuk na e japin mundësinë të llogarisim se sa ka qenë efekti i rritjes së akcizave, taksave nacionale dhe çmimeve. Sidoqoftë, treguesi i vëllimit fizik të zhdoganimeve është një tregues që e zhvesh këtë efekt. Dhe vëllimi fizik i zhdoganimeve është rritur plot 8.5% gjatë tremujorit të parë, krahasuar me një vit më parë. Gjë që tërthorazi na lë të kuptojmë se efekti i rritjes së akcizave dhe taksave nacionale ka qenë vetëm 3-4%.
Shkojmë më tej. Po rritja e vëllimit fizik të zhdoganimeve a është meritë vetëm e Administratës Doganore?
Padyshim që jo. Sepse rritja e vëllimit fizik të zhdoganimeve vjen edhe si rezultat i rritjes së kërkesës së konsumatorëve dhe bizneseve për importe. Se sa ka qenë rritja e kësaj kërkese, do të duhet të kalojnë muaj që ta mësojmë – INSTAT-i dhe Banka e Shqipërisë e raportojnë me 3 muaj vonesë – por duke u nisur nga parashikimet e bëra nga FMN, BB e BERZH rreth rritjes së PBB-së për 2014-ën, mund të vlerësohet tërthorazi se rreth 2% nga 8.5% e rritjes së zhdoganimeve ka ardhur nga rritja e kërkesës së konsumatorëve dhe bizneseve. Pra, rreth 6.5% rritje e vëllimit të zhdoganimeve ka ardhur prej pakësimit të evazionit doganor/fiskal.
Duke përmbledhur, mund të thuhet se rreth gjysma e 3.483 miliard lekëve (34 milion dollarëve) më shumë që ka arkëtuar Administrata Doganore në tremujorin e parë (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar), janë rezultat i pakësimit të evazionit doganor/fiskal në dogana.
Comments
Mire e ke Edurd, me logjike

Mire e ke Edurd, me logjike te ftohte i ke bere llogaritjet dhe bindese, po hajde ta besojne e te mos i gjejne bisht "ekspertet"e opozites dhe pas tyre " analiste" te tipit A.H. qe kane ne dipozicion media te forta, qe ore e cast vetem bejne "komente me piper" per t'u shplare trurin shikuesve e lexueseve.

Nuk po u hyj shifrave sepse

Nuk po u hyj shifrave sepse nuk kam si ti faktoj se sa te sakta dhe sa te pjeses propagandistike te Qeverise, puna qendron tek sjellja e kesaj vajzes, nje e dy mbeti ne ekran per "ZBULIMET" e reja qe po ben, qe ne fakt duhen te jene nje proces normal ne nje vend normal....pa bere zhurme dhe tek e fundit po ben ate pune qe po paguhet......

Elisa Spiropali ka bere

Elisa Spiropali ka bere detyren e saj dhe raporton korrektesisht per publikun.

Une e kam te nevojshem kete informim,per te cilin se bashku me

konkluzionin e zaloshnjes se eshte pakesuar evazioni fiskal ne

dogana,e quaj nje informacion mjaft shpresedhenes.

Keshtu qe Spiropali ska nevoje fare te "mburret";shifrat

flasin se ajo ben vetem punen dhe rapoton me shume

pergjegjshmeri.

Po mire more zoteri, me te

Po mire more zoteri, me te vertete mendon se ka ndonje budalla, qe gjate kohes qe lexon dicka tenden, te shfletoje edhe dicka nga ministria e financave dhe pa u shkeputur te krahasoje me ndonje pasqyre te thesarit te shtetit e pervec kesaj te nxjerre konkluzione?

Dhe per me teper te jene edhe te sakta?

Po te benja kaq pune, me duheshin dy si Spiropali per sekretare more zoteri

Kam ndjekur sot nje bisede

Kam ndjekur sot nje bisede ne nje televizion te z/v drejtores te doganave, nje shkodrane me emrin Blerta (me falni qe ja harrova mbiemrin). Mu duk shume e pergatitur, me nje llogjike te forte e te rrjedheshme. Njohese shume e mire e fushes dhe ligjeve te saj. Dhe duke e ndjekur thashe:-Ja kush mund te ishte drejtoreshe. Bile me teper edhe ministre.- Nuk e di perse nuk i promovojne gra e vajza si puna e kesaj zevendes drejtoreshes, por e lene nen hijen e nje si Elisa, qe sa do vajze e mire te jete, nuk eshte e pergatitur si specialiste.

Une jetoj ne Shqiperi, e
Une jetoj ne Shqiperi, e ndoshta shqiptaret qe jetojne jashte mund te jene me te sakte.
Une ndjek tv italiane. Nuk ka pare ndonjehere ne lajme apo talk show te jene prezent dr. Dogana apo e Tatimeve.
Vetem ne Shqiperi, keto punonjes te shteti jane personazhe publik, dhe ne menyren e tyre bejne show e tyre ne kete teater te madh qe eshte vendi yne.
Nuk e di, prandaj, po pyes te emigrantet, nese ia dijne ato apo vendasit emrin e ketyre punonjesve te shtetit ne ate vend ku jetojne?!
Njeri tha sakte, po bejne punen qe paguhen. Apo ndoshta, vetem punen nuk po bejne?
Dalin nje e dy ne televizion

Dalin nje e dy ne televizion sepse duan te shpelajne ne njefare menyre ate te pegeren qe u shpernda ne publik me emerimin e tyre, per te treguar qe gjoja dicka po bejne. Dalin nje e dy, sepse duke perseritur te njejtat rrena, mendojne se do te fitojne besimin e humbur te publikut. Edhe ne vitet 87-88-89 (shume prej nesh e mbajne mend) TVSH jepte njoftime per realizime 120% te planit ne filan ferme, filan poçeri a kombinat tekstili, por ne fund, shqiptaret u detyruan te keqyrnin dollapet e ushqimeve(se frigorifere nuk kishte edhe shume) per te kuptuar realitetin qe kishin perballe.

Une or mik rroj prej 15

Une or mik rroj prej 15 vjetesh ne nje vend shume te zhvilluar e me demokraci te stabilizuar prej kohesh, me mireqenie e standard te larte jetese. Po ta them qe jo une, por asnje nga miqte e mij vendes nuk e dine emrin e drejtorit/drejtores se doganave, taksave e tatimeve apo te tjere nepunes te ketij rangu. Sigurisht atyre qe i lidh puna e perditshme me ta i njohin. Gjithashtu nuk mbaj mend ta kem pare ndonjerin nga ata ne televizor, ne lajme apo emisione te posacme. Nje here ne vit, kur behet buxheti del Ministri i Financave e u pergjigjet pyetjeve, qe kane lidhje edhe me keto sektore, ne nje konference te posacme per shtyp.

Nuk e di se si mund te interpretohet kjo ne kushtet e Shqiperise ne kushtet e tanishme. Une vetem iu pergjigja pyetjes tuaj.

DOGANAT

DOGANAT SHQIPTARE

INSTITUCIONI QE PREGATIT VDEKJEN E SIGURTE TE SHQIPTAREVE QE NUK KANE ASNJE MBROJTJE

INSTITUCIONI QE DUHET TE BJERE NE DUAR TEPER TE SIGURTA SEPSE I SHERBEN PROGRAMIT RADIKAL E REVANSHIST EUROPA3000
PROGRAM QE KERKON TA ZHDUKI POLARIZIMIN E BOTES. DHE POLI I VETEM TE SKLLAVEROJE GLOBIN

TE DYJA POLET OSE TE TREJA POLET KERKOJNE TE NJEJTEN GJE.

INSTITUCIONI QE FORCON VETEM MAFJEN POLITIKE TE SHQIPERISE E CILA DIHET SE KUJT I PERKET
DHE KERCENON PERDITE SHQIPTARET NE MENYRE UNIVERSALE.

AS QE MOS E MENDONI SE PUNA E DETYRUESHME NE KETE INSTITUCION ASHTU SI DHE NE TE TJERAT DUHET TE SHITET SI SUKSES KUR ASNJE PERVEC KRYEDOGANIERES NUK ZOTERON TE VERTETEN.

URIME PAC MOJ QIMARIOTE

Edhe sikur 10 milione dollare

Edhe sikur 10 milione dollare me teper nga shmangia e evazionit eshte per tu lavderuar. A ka mundesi qe te minimizohet evazioni? Kjo nuk eshte ndonje gje e keqe. Nga goca nuk mendoj se na vjen ndonje gje e keqe por merakun e kam tek ata qe mund te nderhyjne tek goca me force ose duke e manipuluar per te bere kompromis. Nese ajo punon fort pa kompromis me paligjshmerine atehere edhe 1 dollar eshte ok.

"Suksesi" me i madh i kesaj

"Suksesi" me i madh i kesaj goces (se ate tjetren te Tatimeve qe nuk di me lidh dy llafe nuk ja vlen ta permendim fare) eshte qe e ktheu dhe Kreun e Doganave ne nje post te paster politik e jo administrativ sic duhet te jete. Nuk na mjafton show i kryeministrit edhe kur lyen nje faqe muri ne ndonje ndertese, apo i Erjonit dhe Sajmirit, po edhe shefen e Doganave kishim mangut te kepuste mufka ne televizor.

p.s Edo, ti e di ate historine "there are lies, damn lies, and statistics". Ja te te jap nje baze me te mire krahasimi une. Mos u merr me nivelet, se rritje cdo vit do kete sikur edhe per inflacion. Merru me rritjet ne perqindje ndermjet viteve te para te administrates se PS, dhe 2005-07 kur PD-ja beri reformat e saj te rendesishme. Ne fund te fundit keto e percaktojne trendin per 4 vitet e nje qeverie. Ndiq keto shifra, dhe shofim si dalin pas nja nje viti.

Add new comment