Dritëhijet e Ilir Metës dhe “antikorrupsioni” i Berishës

Postuar në 03 Prill, 2014 04:18
Andrea Stefani

Këto ditë gazeta RD ka nisur një sulm kundër Ilir Metës duke marrë shkas nga një pritje sa masive aq edhe luksoze që organizoi me rastin e ditëlindjes së tij. Po thuhet se disa qindra mijë euro u harxhuan në këtë festim (Lulzim Basha e quajti provokim) me rreth 600 të ftuar. Një show që po kritikohet jo vetëm nga gazeta RD duke u përkufizuar, në thelb, si një orgji festive që shfaqet edhe më pa sens në sfondin e varfërisë që karakterizon jetën e shumë shqiptarëve. Nga vijnë gjithë këto para?- vërdalloset pyetja në opinion. Dhe mund ta marrësh lehtë me mend se shumë nga përgjigjet që rëndom njerëzit japin priren ta gjejnë shpjegimin te korrupsioni apo konfliktet e interesit. Po ndërkaq, reagimi i opozitës berishiste nxit edhe një pyetje tjetër: Pse tani ky sulm i PD kundër Metës, sulm që nuk mund të niste pa aprovimin e Berishës? Vallë qe çadra 200 metroshe e ditëlindjes ajo që ia hapi sytë Berishës dhe klanit të tij për të kuptuar befas se Meta qenka i korruptuar?! Një analizë e fakteve na dëshmon se nuk është fare kështu dhe se autokratin Berisha nuk e shqetëson fare korruptimi i Metës. Thjesht ai kërkon ta përdorë “antikorrupsionin” kundër Metës për të përçarë koalicionin PS-LSI dhe për t’i hapur edhe një herë shansin e pushtetit autokratizmit të tij edhe më të korrutptuar. Është instinkti i pushtetit dhe aspak sensi i të drejtës dhe shtetit.

Që Sali Berisha ka qenë vite më parë koshient për atë që sot e denoncon si korrupsion të Metës, faktohet në deklarimet e bëra prej Berishës kur Ilir Meta ishte Kryeministër i qeverisjes socialiste. Në një konferencë shtypi në korrik të vitit 2000 Berisha deklaronte: “Një gjë është e sigurt, qeveria Meta 2 do të jetë më kusare, më e korruptuar, më antipopullore se qeveria Meta 1…dhe këtë e bazoj në faktin që me këto ndryshime Ilir Meta shtie në dorë të gjithë tenderët e mëdhenj të vendit. Ndiqni pak përpjekjet djallëzore të këtij kryekusari që nuk njeh as ligj dhe as moral për t’u pasuruar me shpejtësi, sesi vepron me ministritë e tenderëve”. Dhe megjithëse i qartë për të gjitha këto, Berisha nuk pati asnjë vrasje ndërgjegjeje kur në vitin 2009 ftoi në qeveri atë që e denonconte si “kryekusarin që nuk njeh as ligj dhe as moral”. Gjë që provon se kur është fjala për të qëndruar në pushtet Berisha nuk njeh as ligj dhe as moral. Por ka edhe më. Në vitin 2001 po Berisha ka deklaruar se “Meta është njeriu që e ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet dhe korrupsionin e organizuar”. Kur e kishte me sinqeritet ky autokrat me shqiptarët, kur e shpallte Metën mafioz apo kur e shpallte zëvendëskryeministër? Ose shpifës ose pragmatizëm kriminal. Këto janë dy përkufizimet që mund t’i bëhen Berishës në këtë rast.

Nevoja për të pafundësuar pushtetin e tij, fakti qe nuk i kish fare votat për të marrë një mandat të dytë, e bëri Berishën që të bëjë aleancë me Metën. Kështu u krijua qeveria e “integrimit” PD-LSI që ia zgjati jetën autokratit edhe 4 vjet në pushtet, duke bërë që sundimi i tij t’i afrohet rrezikshëm edhe një mandati të tretë. Dhe nëse kjo do të ndodhte në zgjedhjet e 23 qershorit, demokracisë në Shqipëri do t’i vinte fundi. Një mandat i tretë për Berishën do kish pasur po atë efekt shfarosës mbi demokracinë shqiptare që pati Rajhu  III i Hitlerit mbi demokracinë gjermane të Republikës së Vajmarit. Por ishte pikërisht largimi i beftë i Metës nga qeveria “Berisha” që garantoi rotacionin deri në atë moment, të bazuar në një aritmetikë të pasigurt përqindjesh avantazhi për opozitën, avantazh që bëhej edhe më i pasigurt për shkak të shkallës së lartë të manipulimit të zgjedhjeve. Kanë mbetur ende mister shkaqet e vërteta se pse e bëri, por dihet që vetë Berisha u pataks nga kjo lëvizje që nuk e priste. Koha do t’i zbulojë, por është e qartë që sot se ne ia detyrojmë vazhdimësinë e shansit të demokracisë, pikërisht “kryekusarit që nuk njeh as ligj dhe as moral”.

Për një sërë shkaqesh që nuk mund të analizohen në një artikull të shkurtër, demokracisë i lindi në vitin 2013 po ashtu nevoja që të bashkëpunonte me Metën pikërisht kundër autokratizmit berishist. Edhe pse i sapodalë nga një videoskandal korruptiv spektakolar, Meta mbetej politikani që me pozicionimin e tij do t’i jepte shans ose autokratizmit në pushtet ose demokracisë. Në vitin 2005 ia dha këtë shans autokratit Berisha duke e rrezikuar seriozisht demokracinë. Në vitin 2013 ia dha këtë shans demokracisë duke mundësuar ndërrimin e një pushteti që kërcënonte të përjetësohej. Prandaj Berisha e sulmon kaq egër Metën. Por edhe për faktin se po i shuhen shpresat që Meta të luajë kalin e Trojës së autokratizmit në barkun e qeverisë “Rama”.

Duket Edi Rama u ndërgjegjësua për këtë peshë specifike që zinte Meta në peshoren e politikës, në balancën e humbjes apo fitores. Dhe zgjodhi të fitojë duke bërë aleancë me Metën. Ramën nuk e shtyu drejt Metës virtyti, por nevoja. Një aleancë që mund të përngjasojë në dukje me aleancën e Berishës me Metën, por që në thelb, është krejt e ndryshme. Sepse aleanca Berisha-Meta ushqeu autokratizmin, ndërsa ajo Rama-Meta rihapi shansin e demokracisë dhe rotacioneve të mëtejshme që e shoqërojnë atë. Aleanca Berisha-Meta do të ishte fundi. Aleanca Rama-Meta është fillimi. Një aleancë që e mbështetën si një të keqe më të vogël edhe ata që aspironin rotacionin e pushteteve përkundër betonimit të autokratizmit. Në atë kohë, Mustafa Nano, përballë skrupujve moralë të shfaqur aty këtu në media, këshilloi aleancën e PS me “të gjithë qelbësirat” po të qe nevoja, por vetëm të largohej Berisha nga pushteti. Autori i këtyre radhëve ka publikuar artikullin “Me Stalinin kundër Hitlerit” për të theksuar të njëjtën nevojë dhe domosdoshmëri për shpëtim nga rreziku i një autokratizmi që po betonohej në pushtet. Kemi qenë të ndërgjegjshëm se do të ishte një aleancë jo tërësisht e pastër, por e domosdoshme. Më mirë të përçahej qeveria Berisha-Meta sesa votat e të majtës aq të nevojshme për rotacionin. Por ka një dilemë tjetër që këmbëngul: A do të trashëgojë edhe qeverisja e sotme pisllëkun e aleancës Rama-Meta? Ose e formuluar ndryshe: A mundet Meta, një politikan me të kaluar mjaft të kompromentuar, të pengojë luftën kundër korrupsionit aq jetike për demokracinë? Ekuacioni është me shumë të panjohura, por një përgjigje e thjeshtë dhe optimiste mund të jetë kjo: Aleanca me diktatorin e egër Stalin nuk i pengoi aleatët perëndimorë të luftojnë me sukses Hitlerin në favor të demokracisë! Të rëndësishme janë termat e aleancës. Ato nuk i dimë.

"Shqip"

Comments

Submitted by Qukapiku (not verified) on

Megjithe kompromiset e bera qofte nga diktatori Berisha sic thoni ju Zoteri, apo edhe nga Rama tanime kryeministri i yne, a vazhdon te jete Ilir Meta nje person i korruptuar. Edhe pse sipas jush demokracia filloi a eshte e plote e ndare me njerez qe nuk kane frike edhe pa asnje arrogance fshaqin me triumf pasurine e mbledhur nder vite, a eshte e plote kjo demokraci? Kesaj pyetjeje me vjen keq po ju nuk i jepni asnje pergjigjie. Ne demokracine e vertet hajdutet edhe kriminelet perfundojne atje ku e kane vendin edhe nuk behet kompromis me ta. Kjo menyra per ta shfajsuar Meten nga cdo njolle qe e ka, me duket aq naive edhe e mjere ne te njejten kohe. Ai nuk eshte asgje me teper vecse  nje njeri qe do te perfitoje kudo edhe ne cdo gje. Pse nuk ngriheni ndaj ketij modeli qe shkel parimet me te shenjta te demokracise meqe i mbroni me kaq zjarr. Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron.

Submitted by Bard (not verified) on

Ky Stefani e shef apo nuk do te shohe potencialin qe Meta ka per te transferuar e per ta bere te trashegueshme ne politike ate qe ne potencial-regjimin e Berishes ishte me e ndyre dhe arbitrare apo jo? Se ta shohesh me njerin sy qorr kete pune, pra te besh sikur kalimi i korrupsionit dhe arbitraritetit nepermjet Metes si perçues, nuk do te kete kurrfare ndikimi ne menyren se si do te qeveriset ky vend kur Berisha te kete cofur, me duket nje arsyetim teper i ceket. Nejse, me keto cektesirat e Stefanit jemi mesuar, askush nuk kuturis me  te zhytet ne thellesine e mendimit e analizes duke lexuar persiatjet e tij.

Submitted by Albi (not verified) on

Ky ka rrjedh fare i shkreti, ka kalu ne propagande qe as 2-lekshe nuk eshte. Mendoja se do e ruante icik veten pas rrotacionit (sic po ben tinzarisht Muci deri diku) po kapterri ka kalu nivele militant ordiner.

S'ka faj, duhet me e nxjerre buken e gojes ne nje menyre ose tjeter.

Submitted by Astrit (not verified) on

Mesazhi kryesor i artikullit eshte ai qe z. Meta arriti me sukses te bhet e keqja e dobishme e politikes shqiptare. Me gjithe shijen e keqe te festimeve faraonike (qe bien nje ere ... jo shume te rafinuar) te z. Meta, fatkeqesia qendron ne ate qe shqiptaret ja kane Metes me shume nevojen sesa ua ka ky shqiptareve. Ai ne qeveri ishte dhe ne qeveri mbeti - ndryshimi eshte se tani kanje qeveri me pak autokratike sesa para pak kohesh pasi ai sot nuk u bashkua me PD e djeshme e ta lejonte vendin te behej diktature e plote.

I mirkuptoj aspiratat puritane te komentuesve me siper. Ky model demokracie nuk eshte as i paster e as ideal. Mode fare otoman eshte. Por ishte vec alternativa jone e fundit perballe totalitarizmit PDist. Kjo nuk eshte kenaqesi por konstatim fakti. Pluraliteti vazhdon dhe ekziston ne saje te qendrimit prej maveriku te nj personazhi aspak te paster (per te mos thene me keq se shume te dyshimte) Ilir Metes. Perndryshe ne sot do te ishim akoma "vendi me modelin ekonomik me te suksesshem, me modelin e demokracise me te mirin ne Europen Lindore".

Submitted by fatmir mehmeti (not verified) on

nuk me pelqen te kenaqem me te keqen me te vogel. do te deshiroja me teper qe sala te fitonte dhe nje her te trete me meten,  por te pakten do me mbetej e gjalle shpresa qe pas ca vitesh do jetoja ne nje vend me te mir me te paster, dhe pa meten.  aleanca e edit me meten vrau shpresen. cdo njeri sadopak idealist, i kujtoi dhe njeher vetes, qe ky vend nuk behet.

Submitted by Nikolle (not verified) on

O andrea mbete gjithe jeten masovik. E kte te pamundur ti largohesh largohesh atij formimi trushplares qe ke marre ne adoleshence. Ke nje kembengulje per te dhene mend kur nuk di. Madje edhe kur lexon pertyp ate qe te kane mesuar dikur  dhe nuk nxe fare vete. Shkruan aleanca e perendimit me diktatorin e eger stalin. Ku e ke gjetur kete te dhene mo Andrea te libri i Enverit "me Stalinin". Sepse e verteta historike ishte se Stalini beri Aleance me Hitlerin ne gusht te vitit 1939 kunder perendimit. Dhe kur e hengri paq ju desh te bashkonte forcat me perendimit qe dikur ishte munduar tja fuste. Pakti i mossulmimit Ribentrop-Molotov.

Ajo cfare nenkuptohej me kete pakt ishte ; nese Gjermania do te sulmonte Polonine, Bashkimi Sovjetik nuk do ta ndihmonte vendin fqinj, qe ketej nese Gjermania do te hynte ne lufte me perendimin (france Britani, sovjetet i gargantuan se nuk do hynin ne lufte pra nuk do te hapnin nje front te dyte per Gjermanine. Nazistet sulmuan Polonine me 1 shtator 1939, ndersa sovjetiket rrinin e shikonin. Dy dite me vone Britania i deklaroi lufte Gjermanise dhe kjo nisi luften e dyte Boterore. Me 17 shtator sovjetiket u dynden ne polonine lindore dhe pushtuan zonen e tyre te influences. Pastaj ngjarjet dihet si rrodhen: BS pushtoi estonin lituanine letonine, ndersa gjermania cekine, polonine vendet nordike francen etj. Keshtu ajo perrralla e shpifur me Stalinin kunder hitlerit eshte e shpifur. vetem ne nje vater kulture mund te qendroje si argument.

Submitted by Bard (not verified) on

Nje korigjim i lehte, qe vetem i shton pak piper argumentit historik qe ke sjelle ketu: Pakti Molotov-Ribentrop o motivua nga pushtimi i Sudeteve Cekosllovake nga Gjermania, pas paktin te Mynihut ku Britania e Madhe,  Italia, dhe Franca rane dakort qe te mos nderhynin kur Gjermania te sulmonte pavaresisht se mes Cekosllovakise e Frances e Anglise kishte nje pakt mbrojtjeje ne rast sulmi nga Gjermanet. BS duke pare qe Gjermania po hynte ne Evropen qendrore dhe Fuqite e Tjera te medha nuk po nderhynin, i hyri frika qe nese do te sulmohej nga Gjermania pasketaj, Fuqite e Medha do te benin te njejten gje si ne rastin e Cekosllovakise, dhe prej kesaj frike nenshkruan paktin e mossulmimit me Ribentropp. Kaq sa per te kuptuar qe kjo puna e te mireve kunder te keqinjve siç e sjell daltoniku intelektual Stefani ne kete shkrim, eshte me e komplikuar se sa e paraqet ai; ishte veç nje tufe gangsteresh nderkombetare qe perfunduan ne lufte totale me njeri tjetrin, ndersa perpiqeshin t'ia fusin njeri-tjetrit si te mundnin e ku te mundnin. Nuk kishte te mire e te keqinj, kush ishte i miri e i keqi u vendos pasi mbaroi lufta, dhe kete e bene fitimtaret. Maredheniet nderkombetare  para luftes se dyte mund te jene nje shembelltyre e shkelqyer e politikes shqiptare ne kohet qe jetojme: Nje tufe maskarenjsh kacafyten me njeri-tjetrin dhe shpien qytetaret te vriten me njeri-tjetrin, dhe pasi perfundon kjo, ata mblidhen per t'i festuar ditelindjen njeri-tjetrit ne Gji te Lalzit me karkaleca deti e shampanje.

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Qe Stefani e nis repliken me RD, provon se dicka kerkon te fsheh, ta mbaj te paprekur,

dhe kjo eshte teresia e shkrimeve te tij deri me 23 Qershor: Me Stalinin vs Hitlerit!

Andrea e ndjen se thelbi i opozicionit kunder Metes, tashme eshte pjesa jo partiake e shtypit: Pse nuk debaton me Lubonjen dhe Nanon ai?

Asnje rendesi nuk paska kritika e Opozites, le ta marrim te mireqene, kete artikulim (sado qe opozita, cilado qofte ajo, Ka Te Drejte kur Ka te Drejte (edhe Stefani bje dakord qe Meta ai ka qene dhe ai mbetet, pergjithnje).

Por ia vlen te degjohet Lubonja e Nano, kur duke mbetur po ata ndaj Berishes, ripozicionohen ndaj Metes ne Rilindje.

Andrea Stefani nuk e ben kete, dmth tregon se ai ishte kunder Hitlerit duke e ditur se cfare do bente Stalini me vone!!!

Ish-komunistet qe mbeten te tille, ende mendojne se Stalini ishte fituesi i luftes kunder nazizmit/dhunes/demokracise, kur ne te vertete qendron vetem e para: Stalini ishte kunder Hitlerit sepse ai sulmoi BRSS-ne. kaq. Dhuna e Stalinit, perpara e pas Luftes se Dyte ishte po ajo.

Kjo ishte ne te vertete diferenca mes antikomunisteve dhe komunisteve shqiptare: u bashkuan me elementin qe ishte antishqiptar, para e pas lufte: me sovjetet! Edhe sot e kesaj dite, individe si Stefani, Tare dhe per absurd edhe profesor Xhufi qe vjen nga origjine nacionalistesh, nuk arrijne ta kuptojne qendrimin e memedhetareve me te shquar shqiptare qe per interes shqiptar (pa bere llogari private) e gjykuan te mos bashkoheshin me te kuqte sllave (verilindoret dhe Jug-ot).

Stefani mbetet ne momentin e marreveshjes se imponuar, pa llogaritur se cfare ndodhi me pas: komunistet e Tiranes ishin ne Aleance me Sovjetet e Stalin-ecit, jo me Demokracine perendimore.

Submitted by aron (not verified) on

Pergjithesisht njerzit nuk duhet te harrojne nje gje; nese per korrupsion Metes i vihen menjehere prangat, per te askush nuk do te cohet. Te gjithe perkrahesit do te hidhen automatikisht ne preher te PS dhe do te brohorisnin: "mire ja bene qenit". Meta nuk ka rrenje.Eshte per kete arsye ,qe gjithe diskutimet per kete ceshtje nuk vlejne aq sa vlen vrejtja e "Plaku xhuxhumakut" ne lidhje me problemin ne fjale. Me mjaft zgjuaresi ai ve ne dukje se " peri keputet kur eshte i holle, zullumi keputet kur trashet".

Submitted by beni (not verified) on

O  po  ky  kapteri  qenka  p..dhur  fare. Qe  nuk  e  do  PD  dhe  Saliun  kjo  dihet  nga  te  tere  por  qe  te  thote  brockulla    te  tilla  atehere  metermend  paska  vajtur  per  lesh. Sipas  tij  kualicioni  Berisha  Meta  do  ti  hapte  rrugen  autokracise  ndersa  ky  tani  dmth  Rama Meta  do  i  hapka  rrugen  demokracise. Po  per  cfare  demokracie  e  ka  fjalen, per  demokracine  e  qelbesirave? Po  demokracia  e  qelbesirave  vjen  era  te  qelbur  mor  kapter. Po  si  u  quajtka  e  nevojshme  ky  kualicion  apo  vetem  te  ikte  Berisha  pa  te  tjerat  skane  gje. Ti  shoku  kapter  thua  qe  Berisha  nuk  la  pa  thene  gje  kunder  Metes  duke  e  quajtur  hajdut  dhe  pastaj  beri  kualicion  me  te  po, sharjet  e  Rames  apo  te  Metes  kunder  Rames  i  ke  degjuar  apo  jo? Atehere  ku  qendron  morali  tek  ky  kualicion? Kur  thua  qe  Berisha  kur  e  shante  Meten  dhe  pastaj  e  beri  edhe  zevendeskryeminister  atehere  ishte  ose  shpifes  ose  pragmatizem  kriminal  dhe  ti  i  quan  si  dy  perkufizime  per  Berishen  po, per  Ramen  sepse  edhe  ky  ka  thene  per  Meten  qe  eshte  hajdut  cfare  perkufizimi  do  vini  a  eshte  edhe  ai  shpifes?Qe  te    pelqejne  kockat  o  kapter   e  dime  te  gjithe  por  qe  te  lehesh  te  duhet  edhe  ndonje  gje  tjeter  se  te  ngjiret  zeri. Valle  kete  gjene  tjeter  po  kerkon?

Submitted by bbb (not verified) on

Andrea e quan Meten poltikan me "drite-hije" kurse realisht Meta eshte nje superhajdut qe ka vetem "hije"...

Submitted by bashkimi (not verified) on

Politikanet shqiptare kudo qe jane me shume pake perjashtime jane te korruptuar, dhe nese ndonjehere do te sundoje ligji ne keto hapesira shumica prej tyre do te perfundojne ne burg.Ajo qe eshte e trishtueshme ne kete kuader eshte fakti se keta horra me banditizmin e vet po ja vrasin mundesine qytetareve me jetu jete te dinjtetshme, nderkohe qe kane filluar qe pa asnje skrupull te ekspozojne villat e sarajet e tyre per te cilat besoj qe shumica e politikaneve europiane ia kane lakmi.Eshte e quditshme se deri ku munde te degjeneroje njeriu,nuk eshte thene rastesishte se njeriu eshte nje kafshe politike.

Submitted by RP (not verified) on

dikur e kam pasur profesor,benim debat per gjera shume te panjohura siç eshte demokracia,siç eshte nje e panjohur e madhe edhe sot.Perhere polemik,debatues,i pasigurte dhe pakez provokativ.E pershendes dhe i uroj shendet e mendje te kthjellet gjithmone Andreas.Ok,aleanca Rama-Meta nuk krahasohet me aleancen antifashiste te L2B,sepse keta nuk jane dy sisteme te ndryshme demokracish,qe i rrezikon nje sistem i trete outsider.Rama dhe Meta(dmth partite e tyre-qe te menjanojme individet) jane dy te majta me sigla te ndryshme,por ne fakt fare, e njejta e majte.Mund te shtrohet dilema;pse Meta formoi nje parti te re,kur ai paskesh mundesi te bente karriere tek PS?Sepse,te hamendesojme,sikur te vinin punet siç erdhen,me ikjen e Nanos do kandidonte Meta per kryetar partie.Po edhe mosdalja nga PS mund te mos favorizonte Berishen e ky mund te mos vinte ne pushtet ne 2005.Meqe politika eshte ne fund te fundit replike numrash,po ta shohesh me logjike te ftohte,Meta duhej te qendronte ne PS dhe do kish dale me i fituar.Pra,si politikan vizionar ai ka dale i humbur,ndaj LSI nuk do jete asnjehere parti lokomotive,por thjesht parti-vagon.Me shtyn nje parandjenje qe e gjithe kjo melodrame atehere ngjan e shkruar gjetiu,andej nga Evropa Perendimore ose edhe pertej oqeanit,me nevojen per ti hedhur syve te popullit hipnozen e nje demokracie qe polemizon me vetveten,duke bere te mundur rrotacionin e 2005,qe vulosi perfundimisht kulturen e pandeshkueshmerise.Pse e them kulture pandeshkueshmerie?Sepse Berisha moralisht nuk mund te rikthehej me ne pushtet.Nuk mundej,pas arrogances autokrate si president virtual e kryeminister real,dhunes se 26 e 28 majit 1996,ngjarjeve te'96-'97,daljes se shtetit totalisht jashte kontrolli,luftes civile,etj.Shtoi dhe kunderrevolucionin banditesk te 14 shtatorit '98,Berisha ishte i papropozueshem perfundimisht per mandat qeverises.Atehere diku,pertej vullnetit te popullit shqiptar eshte vendosur te rivendosej Berisha dhe u gjet mekanizmi i perçarjes se te majtes.Padyshim Meta eshte perdorur dhe po perdoret akoma dhe parandjenja me thote se ai eshte i ndergjegjshem qe duhet te beje çfare i thone.Te pakten kete pershtypje ka njeriu normal.Ndaj.Meta nuk shihet si aleat i natyrshem i PS(qe duhet te ishte,duke pare kahun politik)por si nje kolone e peste-faktor pasigurie,qe te shoqeron drejt nje udhekryqi te ri.Pyetja nuk shtrohet si do ia beje koalicioni per te futur ne shina trenin shqiptar,por sa do zgjase ky koalicion?Besoj as Meta e di pergjigjen e kesaj gjeegjeze,ndaj kemi serish nje Berishe luftarak.Jo se ai ka frike se ndokush do i kerkoje llogari per njemije abuzime me pushtetin,por sepse Berisha ndihet i sigurte veç kur shtie ne dore kalin e pushtetit.Edhe pse Berisha e di qe eshte i konsumuar tej mases dhe e ka zgjedhur pasardhesin,kushedi,andej nga qarqet e vendimarrjes do e kene siguruar se çudia me e madhe zgjat kater vjet.Qe pastaj Basha dhe Meta t'ia nisin prape melodrames se re,pa llogaritur fare nese votat popullore do i pranojne ose jo.

Submitted by Tirana (not verified) on

Se ku e shef ky hapjen e rruges per krijimin e demokracise me qeverine Rama-Meta nje zot e di. Une nuk shof asnje dallim me qeverine e meparshme. Ndryshimi i vetem eshte se Meta eshte akoma me i fuqishem. Nderkohe qe historia perseritet, per cdo gje.

Meta, ne kete sistem, do vazhdoje ngjitjen e shpejte. Vetem renia e sistemit mund ta rrezoje ate. Per me teper, te gjithe aktoreve kryesore politike, berisha, rama, meta & co, sipas mendimit tim, i duheshin vene byzylyqet, dhe te plaseshin ne burg. Nuk shof ndonje dallim midis tyre. Dhe kete gje duhet te bejne shumica e shqiptareve. Nuk duhet te bien pre e ketyre mendesive qe kerkojne te ngulin analiste te tille. Njerezit duhet te zhvishen tashme nga prirjet e tyre politike, sepse ne Shqiperi partite jane organizata mafioze.  Njerezit duhet te perpiqen te mos t'i gjejne me alibi vetvetes partite politike. Te vertetem e dime te gjithe: Me kete sistem cdo gje do shkoje gjithmone e me keq!

Submitted by NA MBYTEN TE SH... (not verified) on

ME sa informoni  ju  MEDIATISTE publikun me te gjitha mjetet qe prej shume kohesh  pas 1990

te gjithe te veteshpallurit politikane te elites se shqiptareve  jane te kapur nga "SINDROMA JANUKOVICH"

qe nga berisha nano meta e deri tek edi rama.

nuk behet fjale as per demokraci e as per te vajtur mbare shqiperia behet fjale per punet nen rrogoz cmimin e te cilave do ta paguajne gjithe shqiptaret kush me shume e kush me pak si dhe per rikthimin e shqiperise ne vitin 1945 por me kapitaliste te PPSH-se ne krye.

se sa do te sakrifikohen shqiptaret nga ky proces asnje nuk e ka idene.genjeshtrat dhe buzeqeshjet per te shkuar ne europe pa lejen dhe deshiren e USTAIT te shqiptareve nuk i ha njeri.

PREZENCA E RROGOZISTEVE dhe E PUNEVE NEN RROGOZ tregojne se shqiptaret DO TE LUNDROJNE NE BANJA GJAKU fale

SINDROMES JANUKOVICH QE DO TE JETE PREZENTE TEK GJITHE POLITIKANET E SHQIPERISE QE ZGJIDHEN NGA NDERTESA NE RRUGEN BUBJANZKAJA EDHE NE TE ARDHMEN.

A I MORI STEFANI  PARATE PER SHKRIMIN SOT?

NESER DO TE RIHAPEN PERSERI SPACI BURRELI DHE DO TE FILLOJNE PERSERI PUSHKATIMET.

STANDARTET DEMOKRATIKE NE SHQIPERI DO TE JENE NE ARMIQESI TE VAZHDUESHME ME JANUKOVICHET E TIRANES

DHE SHQIPERIA DO TE NGORDHE NEN DAREN E LINDJES KU  POLITIKANET DO TE SHTRENGOJNE PER VDEKJE EDHE ATA QE DUAN DEMOKRACI TE STANDARTEVE TE LINDJES .

PRANDAJ MOS U RREK TE NA THUASH SE I BIRI I REXHEPIT QE SHISTE CIZME NE PAZARIN E COROVODES SI DHE TE TJERE NA QENKAN  LIBERALE.ATA JANE THJESHT JANUKOVICHET QE PO MBYSIN PA CMIM SHQIPTARET PERDITE

Submitted by AS LINDJE AS PE... (not verified) on

MBI BERISHEN NANON METEN DHE TANI RAMEN NE ROVE provohet se keta jane njerez te obskurrantizmit

qe kane dy qellime pse jane zgjedhur

1.plotesimi i detyrave qe I KANE VENE BOSSAT  QE I KANE EMERUAR NGA JASHTESHQIPERISE

2.NE KEMBIM TE MIREQENJES SE TYRE FINANCIARE FAMMILJARE TE TE FISIT.

ndryshe plotesimi i dy kushteve i kategorizon keta SI TE SHITUR .(SEPSE NUK KA VETEM TE SHITUR TEK PERENDIMI POR EDHE TEK LINDJA QE I SJELL SHQIPTAREVE TE NJEJTAT VUAJTJE)

KETU NUK BEHET FJALE FARE PER DRITE E PER ANTIKORRUPSION por behet fjale per tu krijuar kushtet per zhvillimin e OPERACIONIT KTHIMI LEGAL I LINDJES NE SHQIPERI DHE ZBYTHJA E PERENDIMOREVE NGA SHQIPERIA

qe eshte nje operacion global ndoshte edhe i mirepritur bashke me sakrificat qe mund te kerkohen por NE EMER TE KUJT

TE MIREQENJES SE ELITES SE TIRANES E CILA KERKON TI MBAJE SHQIPTARET QE DO TE TEPROJNE NGA KY OPERACION NEN SHANTAZHIN E KONSPEKTEVE TE ISH ANETAREVE TE PPSH SI BERISHA NANO APO BOSIT TE TYRE QE ME URDHER TE BOSIT TE MADH I DOGJEN ME 1990 PER TJU RIKTHYER PERSERI TASHME?

CFARE PREMTON ELITA E TIRANES PER TE ARDHMEN E SHQIPTAREVE PUNE me 4000LEKE NE MUAJ KUR KOSTOJA E JETESES DO 12000LEKE MINIMUMI VJEDHJE TE ANETAREVE TE PRPSH,BURGJE TE PAMERITUARA PUSHKATIME??????????????

PO PO PO

HAPNI SYTE SHQIPETAR LINDJA ESHTE PO AQ E RREZIKSHME DHE NE MOS ME KEQ SE PERENDIMI.

Submitted by pashallaret e m... (not verified) on

meten agjenturat qe e kane vene ne krye nuk do ta hedhin si limon i shtrydhur ashtu si nuk kane hedhur te tjeret.korrupsioni eshte mjeti joshes i agjenturave (kryesori) dhe ne te kunderten likuidimi fizik.korrupsioni i elites se shqiperise mbahet ne kembe nga agjenturat ashtu si dhe kritikuesit e kundershtaret e korrupsionit jane nen vemendjen eplote te agjenturave nepermjet procesit TE GUNGEZIMIT ME TERAPI.sa per ato perafrimet e aleancave kuptohet thjeshte qe ne fillim u bene emigrante ne perendim pastaj u shkolluan ne perendim pastaj u shtuan ne perendim moren pushtetin lokal e ate qendror forcuan financat dhe punuan per ti bere gropen vendit qe i priti ne perendim.ketu tek PLANTERAT me te cilin lindja ja ka mbushur trupin plot perendimit qendron dhe kyci i suksesit te sif mustaqes i cili dha mendje edhe ne shqiperi qe nje pjese e ushqimit ti hiqej kuajve dhe me kete pjese te ushqimit te krijoheshin drejtorite per mbikqyrjen e rrepte te kuajve shqiptare.

ne na duhen filozofi per kushtet e shqiperise o kapterr nuk na duhen  mbushjemendje dhe impozimi i terrorit psikologjik e fizik per pjesen jofajtore te shqiptareve.

pas kaq shume vitesh E KEQJA ESHTE EVIDENTUAR pse nuk E SHKUL AS LINDJA E AS PERENDIMI?

sa i madherishem dukej meta tek planterat daneze kur u ngrit ne kembe dhe ngriti nje dolli per XHA SULON mikun e vjeter te mbretereshes daneze...................................................................................... e cila i uroj shendet ne familjen e tij me kryemadhin e ALEANCES ZOGU-GUNGLINI....................................................................................................

Submitted by pashallaret e m... (not verified) on

planterat e lindjes ne perendim qe jane aq shume sa nuk imagjinohet jane oksigjeni i berishes nanos metes rames qe sillen me shqiptaret njelloj si drogaxhinjte qe marrin leket e mallit nga shitja dhe bejne varret per kundershtaret ndoshta te pafajshem ne shqiperi.

ata kane kapu institucionet

Submitted by pashallaret e m... (not verified) on

po ckrahason dofin me sifin more mjekrosh.

ata i perkasin nje te kaluare te larget.ne po na hyn helli nga DOll-ia e metes i cili duke bredhur ne shtepite e europes ku me pare bridhte sigurimi kerkon si gjithe te tjeret te rregulloje imazhin e tij qe e dine dhe femijet e sudanit cfare deli djalieshte.

te henen shkon ne berlin dhe shtiret si nacionalist te merkuren pi birre daneze si demokrato-socialist dhe te djelen me luanito ramen shkon si stalini ne sauk dhe bertet per festimin e 70 vjetorit te luftes kur ka probleme te pambyllura me drejtesine shqiptare ne mos edhe me te huajt.cpune ka ky me ishkomunistet kur ai eshte kapitalist ne rang gadishulli.

Submitted by pashallaret e m... (not verified) on

O ZOTNI O SHEIK

NUK E DI NESE JE KLIENT I TYRBES SE BABA MONDIT(SKRAPARLLIUT JO ATIJ TJETRIT) POR PO TE BEJ ME DIJE SE TYRBEXHINJTE E SKRAPARIT NE FIER

PRESIDENTI I FILHARMONISE SE VERZHEZHES

PRESIDENTI SHURANAK QE RECITONTE PER XHAXHI SULON SHTYPSHKRONJA TOKA

PRESIDENTI I KOMPANISE SEKSUALE ORANGUTANGU

PRESIDENTI I KOMPANISE KERKOJME VRASESIT E MEHMET SHEHUT BUTCHERI

PRESIDENTI I KOMPANISE ELEKTRIKE JAM KOMUNIST HAJDUT DHE PIJANEC

ZEVENDESPRESIDENTJA TAIBE BENCA

PRESIDENTI I KOMPANISE ALIZoT ALIZOTI I BIRI I SPIUNIT AVDULLA

NE NJE KOMBINIM MIDIS TYRE KANE ARRITUR TE ARTIKULOJNE NE TYRBEN E TOPELENASIT DHE NE TYRBEN E ELEKTRICISTIT AKUZEN SPIUN I LAGJES

QE NGA AJO KOHE KAM BERE MJAFT KOMENTE QE JU KENI REAGUAR DUKE SHKAKTUAR GERDECIN DERI TEK FUKUSHIMA

BARBARA ESHTE NJERIU JUAJ PYETENI A FIGUROJ NE LISTAT E SAJ PO TE MERKELIT PO TE PUTINIT PO TE BEOGRADIT POTE ATHINES.

NGJARJA ESHTE INSPIRUAR NGA AGJENTURAT REZIDENTE NE FIER BASHKE ME SIGURIMIN E SHISHIN SI DHE TE SIPERPERMENDURIT E TYRBES SE  HENES SE BLUSHIT QE BASHKE ME KRYQIN E PATHYER U NGRIT NE LOJNAT OLIMPIKE

TE LUTEM SHUME KRYE TYRBEXHI SQAROJ KETA AGJENTE TE TU TE QEPIN KAMAREN SE MUA JO ME TELEFONAT QE BIEN PA PUSHIM NUK ME KTHEJNE ME TEK JU POR PO TE THEM RRI MIRE SE DO TE BIJE SEALS-AT NE TIRANE TJU RREMBEJNE E TJU FUSIN TEK MUZEUMI I BARBARES QE ESHTE INAGURUAR KOHET E FUNDIT

VDEKJEN NUK E KAM FRIKE POR PERDHOSJEN E EMRIT TE FAMILJES  E TE TIMINNUK JA TOLEROJ ASNJRIT KUR NUK JABEJ BORXH
PLEHRE TYRBEXHI IRAKU MOS KUJTON SE DO TE ZBATOSH NDONJE SKENAR SI I OLLDASHIT APO I SHEHUT
U SHOFTE FARA JUAJ

RROFSHIN KOMUNISTET QE KISHIN E KANE KAUZE

NUK DUA KURRE TE NJOH SHTETAS NGA AI I OLLGES SE VISHO AJAZIT -KANADEZIT

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.