Arkiv-Opinion
Të jesh a të mos jesh Charlie?
Masakrat e pashembullta që ndodhën në Paris këtë muaj janë përsiatur prej një sërë pikëvështrimesh, sikurse janë ato të terrorizmit, fundamentalizmit fetar, hendeqeve klasore, dasive fetare e kulturore, diskriminimit dhe margjinalizimit të grupeve shoqërore, dështimit të strategjive dhe politikave multikulturore, çështjeve të koklavitura të imigracionit, erozionit të mirëbesimit ndaj qeverive dhe mungesës sëndër-veprimit konstruktiv midis shtresave shoqërore, etj. Të gjitha këto rrafshe bashkëpriten midis tyre.
A fshihen problemet me taksat në Itali pas shtetësisë shqiptare të Ezio Greggios?
Pati efektin e një surprize lajmi se komediani dhe prezantuesi i njohur italian Ezio Greggio mori nënshtetësinë shqiptare së fundi, përmes një dekreti të Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Për banorët e një vendi të rritur dhe “ushqyer” me televizionin italian, Greggio është një emër që të imponon jo vetëm të qeshura të shëndetshme, por edhe respekt: Aq më tepër pastaj, kur fytyra e përgjithmonshme e emisionit “Striscia la notizia” në Canale 5, prezantues emisionesh të tjera, protagonist komedish, regjizor etj, fillon të frekuentojë edhe Shqipërinë.
"Pegida” Vs “Al-Qaeda”
Kur Samuel Hungtinton shkroi librin “Përplasja e qytetërimeve” shumëkush e kritikoi atë si paranojak që po i jepte botës një profeci të së keqes.
Shqiptarët dhe politika klanore
Pse po i bien Ramës për Parisin?
Parada e Kryeministrit me 4 kryetarë OJF-sh (sepse në të vërtetë, komunitetet fetare njihen si OJF nga shteti e funksionojnë si të tilla) ditët e fundit ka marrë një ngjyrim të fortë mavi: A ishte hipokrizi parada kur “Ky Kryeministër” është armik i shtypit të lirë? Pyetja është e drejtë, por është e padrejtë.
Ngjyrat e shtypit shqiptar dhe propaganda e frikës
Frika si mjet propagande e përdorur sot gjërësisht në botë, e përdorur pa kursim edhe te ne, më ka rënë në sy pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, po m’u rikthye në vëmëndje nga ngjarja e Parisit, nga vrasjet në redaksinë e Charlie Hebdo.
Para se të shkruaj për atë që është tema thelbësore e këtij shkrimi, duhet të shkruaj diçka për ngjyrat, sepse shkrimi im lidhet me përdorimin e një ngjyre.
Momenti i së vërtetës për myslimanët e Francës
Paris – Të premten, pas faljes në Xhaminë e Madhe këtu, besimtarët u shfaqën duke mbajtur banera ku shkruhej, me në sfond flamurin francez, “Touche pas à mon pays,” pra “Mos ma prekni vendin tim” — duke i bërë jehonë sloganit të shoqatës franceze të anti-diskriminimit SOS Racisme: “Touche pas à mon pote,” pra “Mos më prek me dorë.” Parulla të tjera theksonin se terroristët që vranë gazetarët te “Charlie Hebdo” dhe klientët e një supermarketi kosher javën e kaluar, nuk ishin myslimanë të vërtetë – sikurse nënvizoi me forcë edhe familja e Ahmed Merabet, polici mysliman që u vra teksa përpiqej
“Unë jam Charli Hebdo” dhe “Unë jam Donald Lu”
Afërmendsh, përveç faktit që këto dy thënie u shqiptuan në të njëjtën kohë, e para duke pushtuar e mbushulluar mbarë botën, ndërsa e dyta. vetëm Shqipërinë, duket sikur nuk kanë ndonjë lidhje të ndërsjellë kuptimore mes vedi.
14 janar-demonstrata e parë antikomuniste shqiptare
Shqipëria para pushtimit fashist dhe sundimit komunist, me të vertetë ishte e varfër dhe me marëdhënie shoqërore pak të zhvilluara, por ishte një vënd ku parimet bazë të moralit pozitiv mbizotëronin jetën e vëndit; Pikërisht në momentin në të cilin bota përparimtare shkatërroi bishën fashiste, një kulsheder nga lindja ju vërsul Shqipërisë. Ngjyrën e kishte të kuqe dhe me gjak njollosi tokën arbërore. Me demagogji, por edhe me dhunë çoroditi mendjet naive të njerëzve të thjeshtë.
Liria e besimit dhe besimi te liria
Unë jam ateist. Dhe prandaj nuk jam ndier fare mirë kur në librin “Mbi tolerimin” të filozofit të shquar, Xhon Lok, lexova, kohë më parë, këtë frazë: “…ata që nuk duhen toleruar fare janë mohuesit e ekzistencës së Zotit”. Është një frazë që më ka bërë të ndihem i kërcënuar nga gjithkush që te mungesa e besimit tim fetar, mund të shihte një rrezik për besimin e tij fetar dhe prandaj, nuk duhet kurrsesi të më tolerojnë. Po ç’do të thotë të mos tolerosh dikë që nuk beson fare si ty në Zot dhe që s’ka Zot që ta bëjë të besojë se ka Zot? Do të thotë të mos tolerosh njeriun, ekzistencën e tij.