Arkiv-Opinion
Taksat e karburantit, më të lehtat për t’u vjelë
Kur dikush në Shqipëri mbush serbatorin e makinës së tij me naftë Diesel në një pikë karburanti me çmim mesatar, paguan sot rreth 160 lekë për litër. Ndërsa në Mal të Zi, për një litër, do të paguante të barazvlefshmin e 140 lekëshit.
Vlen të bëhet krahasimi me Malin e Zi, jo thjesht pse është vend fqinj, ku hyjnë e dalin shpesh shqiptarët, por sepse kemi me këtë vend porte të ngjashme detare afër njëri-tjetrit, të ardhura mesatare për frymë të ngjashme dhe kulturë të ngjashme biznesi.
Diskutojmë median, apo jemi të gjithë Sharli?
Ngjarja në Paris, atentati në zyrat e Sharlí Ebdósë, e pruri vëmendjen e mbarë Perëndimit, përfshi këtu edhe tonën, te një temë përnjëmend kyçe për zhvillimin demokratik të shoqërisë, siç është liria e fjalës dhe ajo e shtypit. Mëkat që një rast kaq i mirë për të çelur një diskutim të gjerë e të hapur shoqëror mbi këto tema, mbi cilësitë e shtrirjen e këtyre lirive te ne, nuk u shfrytëzua. E vetmja pyetje që u shtrua, anembanë sferës mediatike shqiptare ishte se “a jemi për lirinë e fjalës, apo jo?”.
Një ditëlindje që më shtiu në zili
Hyjnë shpenguar, qeshin, ngacmohen, pengohen tek karriget, një bërryl ngjeshet padashur në ijen e tjetrit. Po nuk ka problem. Është mes miqsh.
Një buzëqeshje e madhe i drejtohet gjithkujt majtas-djathtas, edhe pse jo domosdoshmërisht njihen të gjithë. Por janë sikur njihen të gjithë. Sepse të gjithë i ka mbledhur aty përmes udhëtimesh, shpesh disa orëshe, thjesht një mik. Një mik i vjetër, një mik në pension, pa asnjë portofol, pa asnjë dhëndër në pushtet, pa asnjë influencë diku, dikur, diçka.
Pra, kanë lënë punët e kanë ardhur veshur pa ndonjë siklet të madh.
Katër funerale dhe një shpullë
Po, ky është raporti “i forcave” në parlamentin që rinisi punimet për sesionin e ri dje, duke i mundësuar me duart lart për votën pro, dy komisione hetimore opozitës PD. Katër funerale dhe një shpullë. Së pari të sqarojmë shpullën. Është fjala për kërkesën akute e Partisë Demokratike për dekriminalizimin e parlamentit, të miratuar me mazhoranca si koncesion që opozita të thyejë bojkotin.
A e meriton media grushtin e Papës?
Mesa duket, atentati ndaj gazetarëve të revistës satirike “Charlie Hebdo” nuk do të mbetet një në radhën e veprave të terroristëve, apo ekstremistëve që vrasin e presin në emër të fesë. Në fakt, pati zëra që kritikuan Europën, e cila u vu në rresht në bulevardin e Parisit për 17 të vrarë dhe as që ka denjuar të numërojë se sa njerëz e fise shfarosen në ditë nga barbarët e “Boko Haram” në Nigeri apo vende të tjera të Afrikës, apo sa njerëz kryqëzohen si në epokën e perandorisë romake, fshatrave dhe qyteteve të Irakut e Sirisë nga barbarët e ISIS-it.
Islamofobia e heshtur, “grushti i Papës” dhe vlera e diversitetit
Trysnia e ditëve të fundit ndaj Islamit dhe myslimanëve, e dëshmuar pas ngjarjes së rëndë të Parisit, të cilën, natyrshëm e kemi dënuar, duke dënuar njëkohësisht mosrespektimin e jetës dhe mosvlerësimin e të drejtës së shfrytëzimit të saj për të krijuar e për të shprehur, qoftë edhe në mënyrë të gabuar mendimin dhe idenë, na ka shtyrë edhe më shumë të mendojmë e të reflektojmë rreth vlerave të lirisë, fesë dhe harmonisë së besimit dhe të dijes.
Konica do thoshte: Shpirtrobër, edhe unë jam Charlie!
Jo vetëm vrasja e gazetarëve të revistës “Charlie Hebdo”, por edhe debati që po vijon tregon sesa të vështirë e kanë një pjesë e njerëzve të rrokin mendësinë e lirisë. Deri edhe Papa Françesku u dorëzua dhe deklaroi se kur vjen puna te besimi fetar, liria e fjalës ka limitet e veta. Edhe liri edhe e kufizuar?! Kundërthënia në përkufizim është evidente. Është njësoj si të thuash: Mëkati ka virtytin e vet! Por, qenka e vështirë për t’u kuptuar se liria ose është ose nuk është dhe se po i vure kufij, ajo nuk është më liri.
Vive la difference!
Në vjeshtën e vitit 2010,kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se në vendin e saj, ideja se vendasit dhe emigrantë me prejardhje të ndryshme mund të jetonin të lumtur “krah për krah njëri-tjetrit” nuk ka funksionuar dhe se përpjekjet e Gjermanisë për të krijuar një shoqëri multikulturore kanë “dështuar tërësisht”.
Bashkëjetesa mes feve në Shqipëri nuk është një legjendë
Dikush që kish ndjekur programin Top Story të së enjtes së fundit, mbante mend që unë, si i ftuar atje, të kisha folur për “harmoninë ndërfetare” në Shqipëri, dhe kjo binte ndesh, kështu më tha ai, me emrin që unë i kisha vënë së njëjtës dukuri në librin tim “Pax Albanica”. Në fakt, në libër unë e kam shmangur përdorimin e termit “harmoni ndërfetare”, dhe kjo nuk është një gjë e rastit. Kam folur gjithë kohën për “tolerancë e bashkëjetesë”, ngaqë pikërisht kështu e përkufizoj marrëdhënien mes feve në Shqipëri.
Legjenda e Rozafës : Shqiptare apo Sërbe?
Në fëmijëri, vizita në Kështjellën Rozafa ngjallte kuriozitet të pamasë, jo vetëm për faktin se aty përjetohej me emocione të veçanta lufta epike e shkodranëve dhe e venecianëve kundër hordhive turke, por sidomos që përjetohej si në asnjë vënd tjetër sakrifica sublime e Rozafës, “qumështi i të cilës vazhdon të rrjedhë ende sot në muret mijravjeçare të kështjellës….” Pavarsisht se si dhe çka tregon legjenda, morali përfundimtar që mësonim ishte konstruktiv; asgjë nuk ndërtohet, asgjë nuk arrihet pa sakrifica…, por natyrisht në ato vite, moralit që merrnim nuk i jepnim aq rëndësi në krahasi