Arkiv-Opinion

Jabllanoviçi dhe Trepça

Postuar në 31 Janar, 2015 05:47

ENIS SULSTAROVA

Frikë nga efekti domino i Athinës

Postuar në 30 Janar, 2015 10:00

Zgjedhja e Aleksis Tsipras në Greqi është për shumë qeveri evropiane një aksident dhe madje mjaft i rëndë. Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2012, kur hyri Syriza, udhëheqës evropianë me orientime politike të ndryshme, si kancelarja kristiandemokrate gjermane Angela Merkel, presidenti francez socialist François Hollande dhe ish-kryeministri italian i pa parti Mario Monti patën paralajmëruar nga Syriza.

Këta varrmihës të funksionimit të jetës sonë institucionale

Postuar në 30 Janar, 2015 04:59

Është e kuptueshme që në planet e para të ekraneve televizive të dalin deputetë,  vendimmarrës dhe politikanë, si përfaqësues të drejtpërdrejtë të popullit, të mandatuar nga elektorati por edhe nga anëtarët e partive për të mbajtur në linja të qarta interesat themelore të dy krahëve të spektrit.

"SYRIZA" shqiptare, propozim të ngjashëm me SYRIZA-n greke

Postuar në 29 Janar, 2015 04:45

Propozimet e demagogëve politikë tingëllojnë si muzikë e ëmbël në veshët e njerzve të thjeshtë, por si një sirenë alarmi në veshët e ekonomistëve seriozë. Me propozime të tilla, SYRIZA greke, deri dje në opozitë, arriti të vijë në pushtet. Me propozime të tilla, PD-ja ("SYRIZA" shqiptare) synon të rivijë në pushtet per here te trete...

Zoti Ministër, nuk janë mjekët e paaftë problemi i shëndetësisë

Postuar në 29 Janar, 2015 04:21

Nisma e Ministrisë së Shëndetësisë për të rimarrë në provim mjekët ka qenë një gjë e padëgjuar këtyre anëve. Për sa më takon mua si qytetar e si gazetar, fillimisht mendova se një gjë e tillë duhet të jetë praktikë e njohur në vende të ndryshme të botës, por pas një gjurmimi në web, nuk munda të gjej ndonjë praktikë të ngjashme.

Bezdia nga fuqia e imazhit

Postuar në 28 Janar, 2015 16:19

Ndodh në fare pak raste, kur imazhi i kryeministrit Rama, nuk shfaqet në ndonjërin prej edicioneve të lajmeve. Në fakt, ka fare edhe më pak raste, kur imazhi i kryeministrit Rama nuk shfaqet në më pak se dy herë në edicione lajmesh. Njësoj si Berisha, paraardhësi i tij, ai është në konferenca, ai është në vizita, ai është kudo, në kuadrin e një dite 24-orëshe. Duket sikur e vetmja punë e tij është të dalë në ekranin e vogël. Dhe më shumë akoma, ai është prezent sistematikisht në rrjetet sociale, ku lajmëron çdo aktivitet dhe rëndom i përgjigjet Berishës.

Baladë për baladistin e Jakup Ferrit

Postuar në 28 Janar, 2015 09:56

Izolimi vdes

Familja kryesore e Shqipërisë, simbolika dhe qëndrimet

Postuar në 28 Janar, 2015 07:13

As historia e as legjendat nuk lindin kurrë rastësisht. E pamundur do të ishte që ato të bashkohen rreth një subjekti, nëse ai nuk do të ishte i denjë për to. Tek familja Gjomarkaj, ku mbaron historia fillon legjenda, e sapo mjegulla e kësaj të fundit davaritet, shfaqet fakti, personazhi dhe bëma. Duhet të kesh këllqe të forta të matesh, t'i ndikosh, të bëhesh subjekt i tyre, t'i dominosh apo edhe t'i tejkalosh pertej pritshmerive sepse ato, nëse nuk të gjykojnë të denjë për to, të leshojnë dore, dhe harresa  e detraktimi të zënë  shpejt.

Ciprasi kryeministër do të jetë ndryshe nga Ciprasi i deritanishëm

Postuar në 27 Janar, 2015 17:25

Të nesërmen e fitores në zgjedhje, nga membranat e altoparlantëve në një shesh të Athinës, ku ishin mbledhur shumë grekë për të festuar këtë ngjarje, u dëgjua të këndohej “Bella Ciao”, një këngë italiane që është krijuar në vitet e fundit të Luftës II Botërore. Në shesh ishin të shumtë ata që iu bashkuan zërit që dilte nga altoparlanti, e që ia bënin “una mattina mi son svegliato / e ho trovato l’invasor” … (Kur gjumi më doli në të gdhirë / vendi kish rënë nën pushtuesin” ….).

Syriza: Ndëshkim, paralajmërim dhe shpresë

Postuar në 27 Janar, 2015 07:34

Këto janë tri fjalët me të cilat, sipas meje, përmblidhet komenti i parë që mund t’i bëhet fitores së radikalëve të majtë në Greqi të udhëhequr nga Alexis Tsipras. Duke qenë se Greqia nuk mund të konsiderohet vetëm Greqi, por edhe Europë, bashkësi europiane, projekt europian, këto tri fjalë shkojnë për të dy frontet, atë të brendshëm kombëtar dhe atë të jashtëm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion