Syriza: Ndëshkim, paralajmërim dhe shpresë

Postuar në 27 Janar, 2015 07:34
Fatos Lubonja

Këto janë tri fjalët me të cilat, sipas meje, përmblidhet komenti i parë që mund t’i bëhet fitores së radikalëve të majtë në Greqi të udhëhequr nga Alexis Tsipras. Duke qenë se Greqia nuk mund të konsiderohet vetëm Greqi, por edhe Europë, bashkësi europiane, projekt europian, këto tri fjalë shkojnë për të dy frontet, atë të brendshëm kombëtar dhe atë të jashtëm.
Në frontin e brendshëm fitorja e Syrizës është një ndëshkim për sistemin bipolar/ bipartiak të korruptuar që ka sunduar Greqinë (por edhe mjaft vende europiane) prej disa dekadash, ku dy partitë kryesore të alternuara në pushtet, dora- dorës, kanë ndërtuar një sistem dhe një kastë në pushtet, që është sot përgjegjëse për krizën e vendit. Kjo kastë, duke humbur edhe dallimet ideologjike, pas mbarimit të luftës së ftohtë, aplikoi një sistem ekonomik- politik gjithnjë e më larg interesave të shumicës së grekëve, ku spikasin konflikte skandaloze të interesave. Sa për ilustrim, po përmend faktin se Syriza ka denoncuar (duke premtuar ta ndryshojë) sistemin mediatik privat në Greqi, ku zotëruesit e televizioneve private janë njëherësh edhe ata që marrin tenderat kryesorë publikë për bizneset e tyre të tjera, kanë gazetat kryesore të vendit, janë edhe presidentë skuadrash futbolli. Është një sistem që, siç e dimë, i kalon kufijtë e Greqisë dhe ne shqiptarët e kemi provuar jo pak në kurriz efektin e tij shkatërrues. Dukej sikur ky sistem ishte stabilizuar prej dekadash dhe do të vazhdonte kështu, por me dështimin që prodhoi, brenda disa vjetësh bëri që një parti e vogël si Syriza, që nuk kishte më shumë se pesë për qind para disa vjetësh, arriti të marrë 36% të votave.
Në frontin ndërkombëtar, fitorja e Syrizës është një ndëshkim e paralajmërim edhe për Europën dhe projektin europian. Prej kohësh, shoqëritë civile të shumë vendeve europiane, intelektualët më të shquar, kanë lëshuar parullën për një “Europë tjetër” jo atë të kapitalit dhe të bankave; për një Europë ku mirëqenia nuk matet me GDP-në, por me cilësinë e jetës e kuptuar kjo si një Europë sociale, me solidaritet, me marrëdhënie më të mira njerëzore, me një jetë në harmoni me natyrën, me më shumë barazi dhe jo me polarizim në rritje midis të pasurve dhe të varfërve. Por kjo thirrje ka hasur në vesh të shurdhët. Fitorja e Syrizës është një ndëshkim dhe paralajmërim për këtë shurdhëri. Është një ndëshkim dhe paralajmërim për politikat që adoptoi kjo shurdhëri për t’iu përgjigjur krizës greke, që më shumë sesa në favor të interesave të europianëve të thjeshtë qenë për të ruajtur interesat e kapitalit të madh e të bankave, për të ruajtur sistemin ashtu siç është: atë të konfliktit të interesave që sundon edhe në vendet më të qëndrueshme europiane si Gjermania. Greqia gjatë këtyre viteve u përdor si kavie për të eksperimentuar atë që po ndodh edhe në mjaft vende europiane: shkatërrimin e shtetit social dhe të të drejtave demokratike thuhet në një peticion në mbështetje të Syrizës nga 300 firmëtarë, ndër intelektualët më të shquar të majtë, ku spikasin emra të tillë, si: Noam Chomsky, Etienne Balibar, Tariq Ali, Slavoj Zizek, Tony Servillo. Sipas tyre “paketa e shpëtimit në fakt ka shpëtuar vetëm bankat gjermane dhe europiane dhe ka varfëruar njerëzit; ka rënduar papunësinë duke e bërë atë masive.” Masat e fundit të marra në Greqi nën diktatin e Gjermanisë, në emër të këtij sistemi,i ka denoncuar së fundi edhe Caritas, e cila, sipas një studimi që ka bërë, thotë se kriza e shkaktuar në Greqi nga këto masa ka sjellë dëme të krahasueshme me ato të një lufte, veçanërisht mbi fëmijët. Sipas studimit të Caritas edhe kush ka një punë me kohë të plotë, nuk jeton me dinjitet sot në Greqi; është rritur dramatikisht braktisja e fëmijëve nga prindërit që nuk mund t’i mbajnë ata, veçanërisht e fëmijëve që lindin me probleme; është dyfishuar vdekshmëria e fëmijëve; është rritur papunësia e të rinjve në nivele skandaloze. Fitorja e Syrizës, pra, vjen si ndëshkim dhe paralajmërim për të gjitha këto. Por fitorja e Syrizës vjen edhe si një shpresë për të gjithë ata që e kanë për zemër demokracinë, kohezionin social dhe drejtësinë. Ajo ngjall shpresën se ndryshimet në Greqi do të sjellin edhe ndryshime në Europë. Shpresën se ajo që ndodhi në Greqi, që po ndodh edhe në Spanjë ku partia e lindur nga lëvizja e të indinjuarve është sot në krye të sondazheve, do të sjellë ndryshime si në politikat e brendshme, ashtu edhe në ato të bashkësisë europiane në emër të një Europe të solidaritetit, të humanizmit dhe dinjitetit e njeriut. Syriza vjen si shpresë në këtë drejtim edhe sepse nuk është një parti raciste ksenofobe, nacionaliste si ato që kanë lindur në disa vende të Europës, që kërkojnë ta shpjegojnë krizën nëpërmjet fajësimit të emigracionit, duke iu kundërvënë kësisoj projektit europian e duke rrezikuar të na kthejnë prapa në kohë të errëta të urrejtjeve për tjetrin. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë për Tsiprasin të bëhet frymëzues për një Europë tjetër. Sistemi me të cilin ai ndeshet, është shumë i madh dhe i fuqishëm dhe Greqia e vetme nuk është vendi më i përshtatshëm për të shërbyer si model ndryshimi për Europën. Por kjo fitore gjithsesi tregoi se idealet për të cilat ai luftoi, duke fituar këtë betejë të radhës, janë më të gjalla se kurrë në kohën që jetojmë, janë mbarë europiane dhe se ato nuk reshtin së rrahuri në zemrat e atyre që aspirojnë një jetë më të mirë, më me liri, dinjitet dhe barazi, për të gjithë njerëzit e kësaj bote.
"Panorama"

Comments

Submitted by reformer1 (not verified) on

Ka vend per shprese, por kryesorja eshte qe te kuptohet se ky eshte vullneti i popullit grek dhe mbi te gjitha te shresojme se nuk do te kemi nje komplot nderkombetar te kapitalit per ta varrosur endren greke qe mund te behet edhe endra europiane.

Submitted by uliks (not verified) on

Prape Lubonja! Kjo fytyre e poshter nuk ri pa lehur per c'do gje! Analist per gjithcka ,mjafton te shkoje me Berishen! Plehra te komunizmit dhe mbeturina te kohes se sotme!

Submitted by katarakti (not verified) on

Nga shkrimet me te mira te Lubonjes. Siç duket kur del nga karkani nacionalist Lubonja di te beje shkrime te qeta dhe analiza te kthjellta. Duke iu kthyer shkrimit dhe asaj qe thote autori se ..."Sistemi me të cilin ai ndeshet, është shumë i madh dhe i fuqishëm" kam parandjenjen se kapitali i madh nuk do te leje gur pa perdorur per t'ia nxire jeten kryeministrit te ri grek. Ai ka frike si nga mortja nga keto lloj partish te ekstremit te majte. Politika e klasave sunduese deri me tani ne Europe ka qene qe te vinin vendasit kunder emigranteve, sidomos kunder atyre jashte BE-se dhe myslimaneve, duke i bere ata fajtore per krizen, pasigurine etj etj. Fitoja e Sirizes do i kete djegur shume atyre. Prandaj parashikoj veshtiresi te medha per kete qeveri te shpreses per njerezit e zakonshem.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Vecoj nje fraze nga komenti: ."Sistemi me të cilin ai ndeshet, është shumë i madh dhe i fuqishëm, kam parandjenjen se kapitali i madh nuk do te leje gur pa perdorur per t'ia nxire jeten kryeministrit te ri grek." Ne te vertete dhe fushata elektorale e fundit, ashtu si ajo e para dy vjeteve u mbeshtet ne krijimin e panikut se "do mbyllen bankat" , " nuk do kene para per te terhequr nga ATM" etj. Por kete here tremben  vetem nje pjese te vogel e populli. Ne 2012 Samara thoshte se nqs nuk do e merrte Nea demokracia pushtetin, Europa nuk do jepte paqeten "shpetimtare " prej disa miliard evro dhe te nesermen nuk do kishte para per te paguar rrogat. Por ne fakt Europa nuk u ngut per te levruar fondin e premtuar, pas 7 muaj u "levrua" ky fond , vetem per tu rikthyer ne bankat europiane ne forme e pageses se borxhit. Dhe gjate keasj kohe Greqia u mbeshtet ne forcat e saja per te pagur normalisht rrogat e pensionet.

Ne cdo vend tjeter nje kryeminister qe nxit qytetaret te terqheqin parate nga bangat duke krijuar panik do te ishte arestuar per 24 ore si tradhetar i vendit, por Samara kishte mare beekimin e merkelisteve per tekonologjine e terrorit psiqik ndaj votuesve. Perndryshe, rezultati do te ishte shume me i thelle.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Une i kam inat, e pranoj, po grekeve u duhet ngritur kapelja. E tregojne se jane popull me mend ne koke dhe me gjak. Ne "bijte e shqiponjave" nuk do dijme ndonjehere ta hedhim voten si duhet dhe ta ngrejme zerin si duhet. Vazhdojme me teorine "integrimi evropian ilac per gjthcka".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.