"SYRIZA" shqiptare, propozim të ngjashëm me SYRIZA-n greke

Propozimet e demagogëve politikë tingëllojnë si muzikë e ëmbël në veshët e njerzve të thjeshtë, por si një sirenë alarmi në veshët e ekonomistëve seriozë. Me propozime të tilla, SYRIZA greke, deri dje në opozitë, arriti të vijë në pushtet. Me propozime të tilla, PD-ja ("SYRIZA" shqiptare) synon të rivijë në pushtet per here te trete...
Cituar pothuaj fjalë për fjalë nga Balkanweb, Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, deklaroi dje që, nëse Edi Rama nuk ul taksën e karburanteve dhe TVSH-në për energjinë elektrike, do të përballet me protestat më të mëdha që ka njohur vendi, në ballë të të cilave do të jetë PD-ja. Këtë deklaratë ai e bëri pasi PD-ja depozitoi një projektligj në Kuvend, sipas të cilit duhet të ulet taksa e qarkullimit me 20 lekë për litër karburant dhe TVSH-ja për energjinë elektrike të ulet nga 20% në 6%.
Muzikë e ëmbël në veshët e njerzve të thjeshtë kjo! Por në projektligjin e PD-së mungojnë nenet që përcaktojnë se si do të mbushet gropa e madhe në buxhetin e shtetit, që shkaktojnë këto dy ndryshime. Dhe bëhet fjalë për një gropë prej 22 miliardë lekësh të reja!
Kjo gropë mund të mbulohet, për shembull, në qoftë se zvogëlohen pensionet 20%. Por a është gati PD-ja t’u thotë pensionistëve dhe invalidëve se don t’u marrë 20% të pensionit mujor, për t’i kursyer 20 lekë për litër atyre që mbushin makinat me karburant dhe për t’i kursyer 15 lekë për KWh jopensionistëve që nuk marrin kompensim për energjinë elektrike?
Gropa buxhetore që propozon PD-ja mund të mbulohet, për shembull, në qoftë se zvogëlohen pagat e punonjësve buxhetorë 30%. Por a është gati PD-ja t’u thotë atyre se don t’u marrë 30% të pagës mujore, për t’i kursyer 20 lekë për litër atyre që mbushin makinat me karburant dhe për t’i kursyer 15 lekë për KWh jobuxhetorëve që nuk marrin kompensim për energjinë elektrike?
Gropa buxhetore që propozon PD-ja mund të mbulohet, për shembull, në qoftë se zvogëlohen 33% shpenzimet për investime publike. Por a është gati PD-ja t’u thotë shqiptarëve se don të ulë 33% investimet publike, kur ekonomia ka më shumë se kurrë nevojë për to?
Gropa buxhetore që propozon PD-ja mund të mbulohet, për shembull, në qoftë se shteti shqiptar nuk paguan gjysmën e eurobondeve 300 milion euro, të cilat maturohen në nëntor të këtij viti. Por a është e aftë ajo t’u mbushë mendjen kreditorëve europianë që të pranojnë 50% humbje nga eurobondet shqiptare, meqënëse PD-ja e mori atë borxh kur ishte në pushtet, për të ndërtuar Rrugën e Kombit?
Kuptohet që gropa buxhetore që propozon PD-ja mund të mbushet edhe me borxh të ri publik. Por a është e aftë PD-ja të bindë për rritjen e borxhit FMN-në, e cila po e ndihmon Shqipërinë me 700 milion dollarë kredi të butë për ta ulur borxhin publik, e jo për ta rritur atë?
Për të qenë të drejtë, premtime te ngjashme populiste bëri edhe Edi Rama para se të vinte në pushtet. Madje, edhe me njefare ndihme të tyre ndoshta erdhi ne pushtet. Por falë Zotit, ai u tërhoq prej tyre, kur pa gropën reale të borxhit që kishte krijuar qeveria e mëparshme. Aftësia paguese e borxhit publik* në Shqipëri kishte arritur nivelet e rrezikshme të Greqisë dhe nuk mund të vazhdohej më me politika populiste të tipit “Le të dëgjojë populli muzikë të ëmbël, deri sa Titaniku të mbytet”.
*Shënim: Aftësia paguese e borxhit llogaritet si raport i stokut të borxhit me të ardhurat vjetore. Në vitin 2013, ky tregues arriti në nivelin 3 në Shqipëri dhe 3.3 në Greqi, ndërsa në rajon varion në intervalin 0.7-1.4. Sipas programit buxhetor afatmesëm të rakorduar me FMN-në, ky tregues do të zbresë për Shqipërinë në nivelin 2.2 në vitin 2017
*Autori eshte kandidat per PhD ne ekonomi, Texas University
Comments
Faleminderit. Ja per keto

Faleminderit. Ja per keto artikuj ka nevoje shtypi shqipetar, jo per lajme bombastike pa brendi te cilat jemi mesuar te lexojme perdite.

Cila eshte syriza?!►Ulje e

Cila eshte syriza?!

Ulje e TVSH-së së energjisë

elektrike në nivelin 6% për

përdoruesit familjarë.

Zbatim sa më i shpejtë i një Ligji

për Energjinë.

Verifikim i të gjitha lejeve

konçesionare në fushën e energjisë.

Anulim i lejeve konçesionare që

janë marrë në kushtet e konfliktit

të interesit dhe kanë kaluar

të gjitha afatet e zbatimit të

kontratave.

Përjashtim nga tatim-fitimi, gjatë

tre viteve të para të aktivitetit, i

sipërmarrësve që angazhohen

Autori i ketij artikulli ben

Autori i ketij artikulli ben nje paralelizem midis Sirizes, nje parti e majte europiane, me PD-ne shqiptare qe formalisht perfaqeson te djathten shqiptare. Qe ketu PhD-isti ka shkele ne derrase te kalbet. Nuk eshte ndonje zgjuarsi e madhe te renditesh ketu disa shifra, por as PD nuk behet e majte dhe as Siriza ka ndonje gje te ngjashme me te. Pd ashtu si PS perfaqeson ne nje mase te madhe interesa te caktuara klienteliste, por menyra e drejtimit te PD gjate 8 vjeteve ishte krejt e djathte duke varferuar shumicen e shqiptareve, te ashtuquajturat reforma te saj te qe nga niveli i taksave e deri te legjislacioni ekonomik nuk ka asgje te perbashket me te majten, dmth interesat e mases se madhe te njerezve (po te mos llogarisim dhe ekonomine informale te bazuar ne trafiqe kriminale). PS edhe ajo ka gati te njejtin orientim politik prandaj ajo mund te quhet e dhjathta B e Shqiperise e lyer me sllogane te majta e hera heres me nje gadishmeri per te ndihmuar shtresat ne nevoje. Por politika fiskale e dy partive shqiptare PD ePS nuk ka ndonje ndryshim te madh. Te dya partite shqiptare kane ne plan privatizimin e cdo gjeje duke perfshire dhe sektore strategjike ekonomike si sistemi energjitik. PS asnjehere nuk i eshte kundervene PD per privatizimin, e vetemja qe ka diskutuar PS eshte rreth vleres se privatizmit. Madje PS po jep e koncesion edhe rruget qe ndertoi Berisha, qe Berisha i "djathte" nuk i ka bere.

Keshtu PhD-isti teksasian mund te dalloje te propozimet e sotme te PD jane te nje partie sharlatanesh sepse ata ne 8 vjet e rriten naften e benzinen 3 here duke ja lene Rames ne nivelin 1950 leke per liter kur sot eshte 1450 per liter, ata mund te bejne propozime sa te duan per amendamente ligjes, por ne fund te fundit PS (e djathta B) ka aktualisht shumicen absolute te parlamentit dhe nuk ka pse angazhohet me karagjozllekqet e Berishes.

Por PhD-isty yne fatkeqesisht nuk ka lexuar asnje rresht nga programi i Sirizes prandaj mund te themi se eshte nje minus i madh qe nje scholar perendimor kraheson te djathen PD me Sirizen. Shkurtazi po permend bazat mbi te cilat ngrihet programi i Sirizes: 1. Borxhi i greqise para deklariit te krizes ne 2009 ishte 120 % e vleres se pergjithshem te prodhimit vjetor bruto, pas 5 vitesh, ndonse kreditoret i kane marre fajdet e tyre per 5 vjet rresht, borxhi jo vetem qe nuk u ul, por u shtua ne nivelin 180 % te vleres se prodhimit bruto aktualisht . Reformat e regjimit te kursimit jo vetem qe nuk i sherbyen ketij borxhi, por e shtuan ate, perkeqesuan ekonomine duke e shpure ate ne recesion. Pra konkluzioni qe kane nxjerre ekonomistet me prestigj ne bote eshte qe receta qe ju imponua Greqise ishte e gabuar, kete e ka pranuar Kristine Lagard (banka boterore), nobelisti Paul Krougman, dhe ekonomiste te tjere. Atehere kjo padyshim shtron ceshtjen e ristrukturimit te borxhit qe nuk mund te paguahet me asnje menyre me ritmet e rritje se tij galopante. Kjo eshte kerkesa themelore e Sirizes, qe z. Marku nuk e kupton. " From the point of view of the creditors, that’s a trivial sum -nga pikepamja e kreditoreve kjo eshte nje shume e parendesishme thote nobelisti Paul Krougman, por nga pikpamja e grekeve eshte nje ceshtje cruciale (kritike). (lexo ne http://krugman.blogs.nytimes.com/?_r=0)

2. Aplikimi i recetes se gabur te reformave solli recesion ne ekonomi, rritje te papunesise ne nivele galopoante , me te medhate ne Europe . Amerikanet jane te paret qe i jane kundervene nje politike te tille. Ne kete menyre jo vetem qe nuk mund te pagohet borxhi, por ai vjen duke u rritur ne perpjestim gjeometrik. Cfare kerkon Siriza per te evituar kete recesion: ne vend te politikes ekonomike shtrenguese, te aplikohen reforma qe ti japin vendit zhvillin ekonomik-te njejten politike ka ndjekur dhe SHBA per te dale nga kriza e fundit dhe ate rekomandon edhe per Greqine edhe vete Obama.

3. Borxhllinjte dhe elita e djathte greke, ne pretekstin e borxheve kane eleminuar krejt natyren sociale te shtetit grek duke liberalizuar pushimet nga puna me demshperblim te vogel ose fare, pa llogaritur se dikush mund te punonte per 15 apo 20 vjet ne te njejten pune. U hoq 8 oreshi dhe u lejuan me ligj punedhenesit qe te merrnin puntoret me orar te reduktuar, gje e cila u shfrytezua nga afaristet greke per ti marre ata me pak ore pune formalisht (me letra) duke i siguaruar puntoret per gjysmen e kohes, por duke i detyryar ata te punojne 8 ore dhe me shume duke i kercenuar ata qe punojne me ushtrine e te pa puneve qe presin perjashta. Madje u rrit koha e zeze e punes, dmth e njerezve qe nuk u paguhet sigurimi shoqeror fare, duke kaluar fitimet direkt ne xhepin e afaristeve. U caktua rroge minimale 586 evro edhe ne sektorin privat, sektor i cili nuk ka borxhe. Rezultati eshte qe shumica e punonjesve paguan dhe me pak. Nderkaq fitimet e afaristeve greke (kapitalit te madh jo vetem qe nuk u pakesuan, por u shtuan, kurse klasa e mesme prakitikisht u shkaterua, sepse fuqia blerese e popullit u zvogelua me rezultat mbylljen e shume ndermarjeve private te vogla ne sektorin e sherbimeve. Te ardhurat ne arken e shtetit u zvogeluan si rezultat i zvogelimit te qarkullimit te mallrave te blera (taksa e vleres se shtuar nuk sjell me te ardhurat e dikureshme.

Cili eshte programi i Sirises: rritja e rroges minimale ne nivelin 750 evro. Vendosja e teteoreshit dhe kontratat e detyrueshme te punes jo me indivite , por kontrata kolektive qe te mos shantazhohet punonjesi me kercenimin e pushimit nga puna. Te drejtat e puntoreve qe ishin fituar me gjak qe nga 1 maji i Cikagos i 1880 u fshine ne Greqi brenda nje nate nga e djathta ekstremiste greke. Siriza ka si projekt rikthimin e ketyre te drejtave. Kompanite private qe rriten normen e fitimit ne kete periudhe krize, sic del nga grafiket ne gazetave ekonomike, jane te detyruara te shtojne shpezimet per rrogat duke u rritur ne kete menyre fuqia blerese. Kjo, e zbatuar ne sektorin privat, sic mund ta kuptoje edhe nje profan ne ekonomi nuk ka kosto fare ne buxhetin e shtetit. Do te kete nje fare kostoje per punonjesit e sektorit publik por kjo do kompesohet nga rritja e te ardhurave si rezultat i qarkullimit me te madh te mallrave. Por po te marim parasysh se per disa vjet rresht marrja ne pune ne sektorin publik ka qene e paperfilleshme duke u larguar thuajse cdo vit nje numur i madh pensionistesh (rreth 50 mije cdo vit), keshtu aktualisht administrata eshte zvogeluar ndjeshem. Ku qendron negativiteti i ketij opsioni sipas PhD-istit tone? Pra ajo qe kerkon te beje Syriza nuk bazohet ne premtime boshe sic kujton ndokush, por ne nje politike tjeter zhvillimi, qe bazohet ne rishperndarjen e te ardhurave ne nje raport me te drejte. Gjithashtu Administrata e ngritur nga dy partite paraardhese ishte e bazuar ne klientelizem. Kurse opsioni i Sirizes eshte meritokracia. Ku qendron negativiteti i kesaj politike?

4. Zbatimi i nje regjimi te rrepte kursimi ka sjelle qe investimet publike te jene thuajse ngrire, duke eleminuar cdo lloj aktiviteti ndertimi. Prandaj ne se nuk nuk hiqet dore nga kjo politike shtrengimi, nuk mund te krijuan te ardhura per te paguar borxhin. Duhen harxhuar para per zhvillim ekonomik qe te rriten te ardhurat.

Eshte vertete se kreditoret e greqise thote Paul Krugman-mund ta shkermoqin sistemin bankar te greqise. Por a do Banga qendrore europiane nje gje te tille ne nje hapesire europiane qe supozohet i eshte perkushtuar idealeve demokratike ? (paragarafi i plote i Krugman jepet ne anglisht me poshte)

Instead, the power of the creditors over Greece comes via the ability to crash the Greek banking system, which is heavily dependent on the ability to borrow at need from the ECB. Cut off that support, and Greece suffers banking collapse. So yes, the creditors have a large club they can use on a recalcitrant Greece. But do they really want to do that? Within a European Union supposedly dedicated to democratic ideals? Actually, you have to wonder whether the ECB, which surely understands the stakes, would even be willing to go along. If the situation continues to look like unraveling, I would expect Draghi to say something to reassure the markets that a Greek bank cutoff is not on the table.

Permbledhtaz mund te themi z. Marku nuk ka gjetur instrumentat e duhur per te analizuar politiken ekonomike te PD shqiptare te cilen ajo as qe e ka pasur ne program gjate qeverisjes famekeqe, madje ka bere te kunderten. Modeli shqiptar i zhvillimit ka shume pak ose fare ngjashmeri me ate grek. Nje lexim i ekonomisteve te shquar mbase do ta kthjellonte zotin Marku.

Rroga miniamle ne 30 janar 2014 (para nje viti) ne Europe:

Luksemburg 1.874 Euro, Belgjike 1.502, Hollande 1.478, Irlande 1.462, France 1.430, Britani 1.190, Sloveni 784, Spanje 753
Malte 697, Greqi 684, portugali 566, Kroaci 401, Poloni 369, ShBa 961, kurse pagesa per nje ore eshte 11.1 evro ne ore, per Greqine eshte 3.35 evro ne nje ore

Demagoget jane demagoge,

Demagoget jane demagoge, pavarsisht etiketes qe perdorin, 'te majte' apo 'te djathte'. Ata ne pergjithesi perfundojne ne koshin e plehrave te historise. Kujto Hitlerin dhe Enverin, ose me afer, Nanon dhe Berishen...

Ky reagim nuk argumenton

Ky reagim nuk argumenton asgje.

Add new comment