Arkiv-Opinion
A funksionon si parti demokratike PS?!
Në këtë periudhë të zhvillimit të vendit, ku shpallja e reformave dhe propaganda i zënë shpesh rrugën njëra-tjetrës, pyetja e shtruar në këtë mënyrë duket si e pavend. Vështirësia shtohet edhe më shumë kur flitet për një parti që e zhvillon jetën e saj në demokraci. Megjithatë, pakti i fundit me PD-në për futjen në parlament të anëtarëve të kësaj të fundit, në zgrip të afateve, ka treguar se demokracisë shqiptare i mungojnë disa elementë. Mbi të gjitha transparenca dhe normaliteti demokratik.
Mes historikes dhe normales
Të gjithë thirrën “fitore” në momentin kur u bë publike se pozita dhe opozita kishin arritur një marrëveshje për kthimin e kësaj të fundit në Kuvend, pas gjashtë muajsh bojkoti. Brenda logjikës së të bërit propagandë me çdo gjë që u bie në dorë, dy partitë e mëdha e lexuan në mënyra të kundërta kompromisin e arritur me ndërmjetësimin e fuqishëm europian.
Qysh kur lindi partia dhe… deri në vdekje
Ndërkohë që Lulzim Basha po mbaronte sot analizën publike vjetore të punës së Bashkisë së Tiranës, “deputeti i thjeshtë” Sali Berisha filloi kritikën publike vjetore të qeverisë shqiptare. Ndoshta kjo ka qenë një rastësi, por për shumicën e shqiptarëve përbën pa dyshim një konfirmim të realitetit në lidershipin e PD-së – kryetar de juro i saj vërtet është Basha, por kryetar de facto është Berisha.
Revolucioni që degradoi në … “marrëveshje”
Deri para pak ditësh, mediat e opozitës, të frymëzuara si përherë nga lideri i përjetshëm Berisha, lajmëronin se Shqipëria është në prag të shpërthimit të një revolucioni që do të përmbyste, si në nisje të viteve ’90, diktaturën komuniste. Veç këtë herë jo të Enver Hoxhës, por të Edi Ramës. Dhe jepeshin “prova” e “fakte” të kësaj diktature apo “shteti policor” që e kish bërë jetën e shqiptarëve aq të padurueshme në vendin e tyre sa kishin nisur të arratiseshin, si në rastin e Vlorës, duke rikthyer dukurinë e eksodeve masive.
Bashkëqytetarë të mi, korrupsioni i Drejtësisë po na vret
Me këtë Letër të Hapur, mësuesja Violeta Librazhdi-Kadzadej, i drejtohet publikut të gjerë, përmes shembullit të kalvarit të saj, dhe në dijeni Ministrit të Drejtësisë dhe vetë kryeministrit, që të tregojë se deri ku ka arritur kalbëzimi i sistemit të drejtësisë...(Konstatoj se ankesat nuk u shkojnë titullarëve, ndaj po ju drejtohem publikisht), thotë ajo në shënimin e saj. Letrën po e botojmë veç respektit ndaj njërës prej edukatoreve të brezave të tërë dhe si apel ndaj zyrtarëve të përgjumur dhe dorëzuar të shtetit tonë...
Bashkëqytetarë të mi, korrupsioni i Drejtësisë po na vret
Me këtë Letër të Hapur, mësuesja Violeta Librazhdi-Kadzadej, i drejtohet publikut të gjerë, përmes shembullit të kalvarit të saj, dhe në dijeni Ministrit të Drejtësisë dhe vetë kryeministrit, që të tregojë se deri ku ka arritur kalbëzimi i sistemit të drejtësisë...(Konstatoj se ankesat nuk u shkojnë titullarëve, ndaj po ju drejtohem publikisht), thotë ajo në shënimin e saj. Letrën po e botojmë veç respektit ndaj njërës prej edukatoreve të brezave të tërë dhe si apel ndaj zyrtarëve të përgjumur dhe dorëzuar të shtetit tonë...
Pakti për (mos)marrëveshjen e radhës
Si gjithmonë, natën, në bisedime jopublike, nën presionin ndërkombëtar dhe në minutat e fundit, partitë kryesore politike nënshkruan edhe marrëveshjen e 13 politike në 24 vitet e fundit. Në historinë e bojkotit politik parlamentar kjo është marrëveshja e 5-të në radhë, dhe me siguri, jo e fundit. Aktorët politikë që e “negociuan” dhe e votuan në parlament, natyrisht e cilësuan “historike”, “dhuratë për shqiptarët për Krishtlindje” dhe “arritje e jashtëzakonshme”.
A i lexoi Kisha Katolike 16 pikat e Papa Franceskut?
I lindur në vitin 1975, i takoj gjeneratës së fundit të shqiptarëve të Kosovës që janë rritur në Jugosllavinë gjysmëateiste.
Religjioni nuk ishte i ndaluar, plotësisht.
Kishat nuk ishin të mbyllura, tërësisht.
Nuk ndalohej besimi në Zot, krejtësisht.
Pra, lufta e Partisë Komuniste, gjegjësisht Lidhjes Komuniste, të Jugosllavisë ndaj Zotit, ishte shumë më perfide se sa ta zëmë në Shqipëri, ku fronti ishte publik. Në Jugosllavi, për shembull, besimtarët e kishin të vështirë, ose të pamundur, të avancoheshin në pushtet.
Do të ketë jetë përtej papatit për Françeskun?
Françesku e pranon se ai has jo pak rezistencë brenda radhëve të Kishës, porse detyra e tij është të ruajë bashkimin. Në disa ceremoni të veçanta në Bazilikën e Shën Pjetrit, ai fton edhe paraardhësit e vet, një ftesë kjo në formën e një suprize që i rezervohet një VIP-i. Benedikti, që shfaqet përherë vetëm pas kërkesës së pasardhësit të tij, ecën dalangadalë drejt Papa Françceskut dhe tund kokën me përunjësi dhe bindje të plotë.
Një ballo që nuk mund t'i lajë dot mëkatet
Fundi i një viti ka në qendër të tij Krishtlindjet, sidomos. Vendet perëndimore të krishtera e presin çdo fundvit të tillë me një ceremoni të veçantë dhe Viti i Ri që vjen më pas ka brenda edhe gëzimin, por edhe një trishtim të lehtë, për shkak të kohës njerëzore që kalon dhe për shkak të pamundësisë për t’u përballur me kohën universale. Gjithnjë e më shumë, sidomos këto vitet e fundit, qoftë Krishtlindjet, qoftë Viti i Ri, e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe janë bërë përherë e më shumë çaste refleksioni të thella, për shkak të krizës që ka përfshirë botën në tërësi.