Ngjyrat e shtypit shqiptar dhe propaganda e frikës

Postuar në 15 Janar, 2015 03:29
Eleni Laperi

Frika si mjet propagande e përdorur sot gjërësisht në botë, e përdorur pa kursim edhe te ne, më ka rënë në sy pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, po m’u rikthye në vëmëndje nga ngjarja e Parisit, nga vrasjet në redaksinë e Charlie Hebdo.

Para se të shkruaj për atë që është tema thelbësore e këtij shkrimi, duhet të shkruaj diçka për ngjyrat, sepse shkrimi im lidhet me përdorimin e një ngjyre.

Në kultura të ndryshme ngjyrat shprehin simbolika të ndryshme. Përdorimi konvencional i ngjyrave pëson ndryshime sipas traditave të caktuara kulturore, të cilat, nga ana e tyre, pësojnë ndryshime nga brezi në brez. Studimet bashkëkohore të psikologëve të artit tregojnë se, ashtu si në ritualet e lashta, ngjyrat dhe kuptimi i tyre janë përdorur e përdoren edhe sot si simbole për të shprehur gjëndjet psikologjike, reagime emocionale, estetike, etj. Në kulturën e Evropës perëndimore është e njohur lidhja e ngjyrës së gjelbër me nocionin e shpresën, e të verdhës me urrejtjen apo zilinë, e të bardhës me pastërtinë,e të kuqes me revolucionin dhe e të zezës me vajtimin apo vdekjen. 

Sipas Jung njeriu është i lindur me strukturën e kuptimit të ngjyrave, që ai i quan arketipe. Ata aplikohen në perceptime të ndryshme dhe mbase përfaqësojnë thelbin e shumë lidhjeve të ngjyrave me fenomene dhe eksperienca të njeriut, që nga lashtësia. Karakteristikë e manifestimit të arketipeve është se, ndonëse mund të marrin forma të ndryshmedhe mund të duken si të ngarkuara me një domethënie të çuditëshme, të gjithë kanë një thelb të përbashkët.Në se do pranonim hipotezën e kuptimit arketipal të ngjyrave, përcaktimi i ngjyrës së kuqe lidhet me zotat dhe zemërimin e tyre, me zjarrin dhe gjakun, me ritet e pjellorisë, me sigurinë dhe shtëpinë; bluja lidhet me qiellin dhe detin apo oqeanin, jeshilja me rilindjen në pranverë; e zeza lidhet me shpellat dhe bishat, me të keqen, me frikën e vdekjes, apo me pasigurinë e errësirës së natës, etj.

Si një popull evropian, për aq sa dimë për përkatësinë tonë deri më sot, ne shqiptarët ngjyrën e zezë e kemi simbolin e së keqes, të vajtimit, të zisë. Edhe nëkulturën shqiptare,si në të gjitha kulturat në përgjithësi, e zeza është simbol i kërcënimit dhe i së keqes, shkaktonnjë reagimmë të madhnegativsetë gjitha ngjyrate tjera, ndonëse në kohët tona është edhe tregues i pushtetit, duke nisur nga kostumet që veshin, deri te makinat zyrtaretë pushtetarëve. Në fabulat, në legjendat, në krijimtarinë popullore ajo shënjon tradhëtarët apo shtriganët. Edhe në gjuhën e folur e zeza shoqërizohet me vdekjen, me zinë dhe me fatkeqësinë. Shprehjet: tregu i zi, i ziu ti, vdekja e zezë, listat e zeza, etj., emërtojnë të keqen. Në art batakçinjtë, horrat, zuzarët, apo vampiri Drakula, paraqiten të veshur me të zeza. Në fushën e modës e zeza është ngjyrë mjaft e përdorur, sepse veshjet e zeza i bëjnë trupat tanë të duken më të hollë, po disa njohës të modës thonë se ngjyra e zezë e veshjeve nënkupton edhe nënshtrimin:priftërinjtë dhe hoxhallarët vishen me të zeza për të treguar nënshtrimin e tyre ndaj Zotit;një grua, që vishet me të zeza tregon nënshtrim ndaj burrave. E zeza shihet edhe si shprehje e elegancës, si në veshje, edhe në dizajn; një kartëvizitë e zezë kërkon të transmetojë një ndjenjë elegance dhe stërhollimi; në të njëjtën kohë është misterioze dhe frikësuese për të tjerët.

M’u kujtuan të gjitha këto një mëngjes, kur, duke ndjekur një nga rubrikat e shfletimit të shtypit të ditës, vura re se dy nga gazetat e përditëshme kishin ndryshime themelore në paraqitjen grafike, ndryshime të cilat në fillim nuk i shpjegoja dot cilat ishin, po më kujtuan punën time të dikurshme si grafiste në revistën ‘Shqiptarja e Re’. Kur e kuptova ndryshimin që kishte ndodhur, kuptova edhe pse m’u kujtua puna ime e dikurshme: ndryshimet ishin të lidhura me paraqitjen e tyre grafike, gjë që më shtyu të lidh ndjesinë, që më ngjalli paraqitja e tyre, me punën time të kahershme si grafiste e shtypit: gazetat e dy partive më të mëdha shqiptare, ‘Zëri’ Dhe ‘RD’(si dhe nja dy gazeta të tjera që pasqyrojnëndryshimin e kaheve të pushtetit), përdorin gjërësisht  sfondet e zeza në faqen e tyre të parë, kurjanë në opozitë. Jo vetëm sfondet: edhe fotot e pushtetarëve kundërshtarë zgjidhen ndër më të shëmtuarat, mundësisht me ngërdheshje.

Mjafton të shohim dy gazetat e dy forcave kryesore të politikës shqiptare, për të kuptuar çfarë dua të them: ndërkohë që ‘Zëri’ në botimet e tanishmeështë pastruar nga sfondet e zeza e të rënda, me të cilat i mbushte faqet e para të numrave të botuaraderi para fushatës zgjedhore, është gazeta ‘RD’tani që çdo ditë mbush faqen e saj të parë me ngjyrën e zezë.

Në se do shfletojmë shtypin shqiptar të periudhës së diktaturës, do dallojmë menjëherë cilët shkrime trajtojnë temat, të cilat lidheshin me lajmet nga vendet,që përfaqësonin ‘armikun e Shqipërisë’: nga Evropa Perëndimore - kapitaliste, nga Evropa Lindore - revizioniste, apo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Blloqet me ngjyrë të zezë mbi të cilat është vendosur teksti bien menjëherë në sy e nuk të lënë të gabosh.Kjo lloj paraqitje grafike përdorej gjërësish nëtotalitarizëm. Këtë e di nga eksperienca ime, pasi sapo mbarova akademinë e arteve,u emërova grafiste në revistën ‘Shqiptarja e Re’, e cila botohej nga organizata e Bashkimit të Grave të Shqipërisë; atëherë secili, që mbaronte një shkollë, emërohejnë një vënd pune. Ishin vitet e një farë liberalizmi dhe unëpata mundësi të shihja revista të huaja në bibliotekën e institucionit, nga të cilat përpiqesha të mësoja mënyrën e kompozimit të materialit fotografik dhe teksteve në faqet e një reviste. Po ashtu kopjoja prej tyre edhe stilet e shkronjave, për titujt e artikujve dhe shkrimeve letrare, pasi në atë kohë titujt bëheshin me dorë të lirë, duke qenë se shkronjat e gatshme, të përdorura nga shtypshkronjat ishin mjaft të vjetëruara. Natyrisht ‘liria’ ime një ditë mori fund, se zv/kryeredaktorja më vuri në dukje se unë duhet të përdorja ‘shkronja shqiptare’, në vend të ‘shkronjave borgjeze’, që isha duke përdorur deri atëherë. Kërkesa tjetër ishte: tekstet, të cilat trajtonin histori nga bota kapitaliste e revizioniste, duhej tëvendoseshin mbi sfond të zi.

Për të parë në se ndodh ky fenomen, që vihet reedhe sot në disa organe të shtypit tonë,të cilat kundërshtarin politik e cilësojnë si ‘armikun’, i hodha një sy gazetave të mëdha të botës. Gazetat e mëdha evropiane apo amerikane veriore, që dallohen edhe për një paraqitje grafike të cilësisë së lartë, kanëmjaft dritë në faqen e tyre të parë.‘The NewYork Times’, ‘Washington post’, ‘La republica’, ‘European daily’, ‘Daily express’, ‘El pais’, ‘Corriere della sera’, ‘Tageblatt’, ‘The times’, etj., tëjoshin me  një ndjenjë personaliteti,që shpalosinnë paraqitjen e tyre elegante. Edhe ‘The independent’ e Bostonit, e vetmja gazetë e rëndësishme, ku pashë se përdoren sfondet e zeza - kur përmend, psh: Gadafin, presidentin  sirian, nazistin që i ka shpëtuar drejtësisë për 47 vjet, Tripolin nën hijen e vdekjes, etj.-, pamjet, ndonëse të rënda grafikish, janë estetikisht të bukura, janë të trajtuara si vepra arti.

Çfarë dinë/nuk dinë grafistët e shtypit për ndikim, që kanë ngjyrat në jetën tonë dhe pasojat, që lënë ato në trupin e mendjen e qytetarit?

Që në lashtësi njihej ndikimi i ngjyrave mbi mëndjen e njeriut. Filozofi grek Aristoteli njihet si ati i teorisë së ngjyrave, ndërsa Hipokrati i përdorte ngjyrat në mjekësi. Njihet ndikimi i rezatimit elektro-magnetik të dritës mbi gjëndjen shpirtërore dhe sjelljen e njeriut.Ngjyrat janë mjaft të rëndësishme në çdo fushë të krijimtarisë njerëzore. Psikologët bashkëkohorë pranojnë se ngjyrat kanë një ndikim emocional mbi njerëzit, duke nisur që në fëmijërinë e hershme.Artistët e sotëm të fushës së dizajnit dhe arkitekturës së interierit i njohin dhe i kanë parasysh këto dije në punën e tyre, sepse ngjyrat mund të ndikojnë mbi veprimet fizike të njeriut. Ngjyra e zezë, duke qënë në thelb mungesë e dritës, pasi nuk i lejon valët e dritës të reflektohen, duke qenë se thith energjinë që vjen drejt nesh,përcjell ndjesinë e kërcënimit. Ngjyra e kuqe shpejton rrahjet e zëmrës; e verdha mund të nxisë metabolizmin; ngjyrat e dhomave të të ftuarve nëpër ‘talk show’ i lyejnë me ngjyra jeshile, që të ftuarit të qetësohen; uniformat e policisë janë në ngjyrë blu, seajo ngjyrë lidhet ngushtë me qetësinë dhe gjakftohtësinë, sepse ngjyra blu - ngjyra e qiellit dhe e detit, ka ndikim qetësues mbi mendjen e njeriut, pasi ul ritmin e të rrahurave të zemrës,ngadalëson metabolizmin dhe prodhon efekte paqtuese.

Po pse organet e partive tona politike, kur flasin për kundërshtarin mbulojnë me të zezë faqet e para të shtypit të tyre?

Sepse politikanët tanëpërdorin ende tendencën totalitare të propagandës -nxitjen e frikës, të lumturuar kur rreth tyre kanë masa të paditura. Ata nuk janë të interesuar t’u drejtohen aftësive për të menduar të zgjedhësve, as nuk duan të nxisin arsyetimin te ata. Në një shoqëri si e jona, ende e trembur prej pushtetit, politika nxit reagimet emocionale të qytetarëve, sidomos frikën, duke përdorur shtypin e saj. Ajo ështëe volitshme për partitë politike, pasi fshehin anët e dobta, mungesën e besimit në vetvete. Shtypika ndikim të madhnë krijimin e opinioneve, mbi mënyrën e të menduarit të qytetarëve, sidomos në rastet kur ata nuk kanë shumë burime të pavarura informacioni. Ngjyra e zezë, e cila godet çdo ditë syrin e lexuesit shqiptar, e mban atë vazhdimisht nën pushtetin e frikës.

Fatkeqësisht forcat politike te ne, kur nuk kanë pushtetin, nuk gjejnë dot argumentet e duhur për të nxjerrë në dritë gabimet dhe anët e dobta të kundërshtarit, ndaj kërkojnë ndihmën e të zezës, dhe embajnë lexuesin nën ndikimin e ndjenjës së pasigurisë për të ardhmen. Sepse me sa duket është më e lehtë të trondisësh përditë votuesit me ngjyrën e zezë, me përsëritjen me ngulm të së njëjtës ide,se sa të gjesh ide të reja, largpamëse, të shëndosha, për të bindur qytetarët të të pranojnë si forcë udhëheqëse politike.Po drejtmbajtjes ngjallë të frikës me anë të përdorimit të së zezës, si sfond të lajmit, politikanët i shtyn edhe mungesa e kulturës bashkëkohore të komunikimit, varfëria e ideve dhe trashëgimia ende e gjallë e së kaluarës totalitare, edhe pse e mohojnë ‘si Shën Pjetri mbi mangall’ (do thoshte Noli).

Dhe të mendosh se fjala ‘propagandë’ u përdor në fillim prej fesë dhe nënkuptonte ‘shpërndarjen e besimit’!

 

Eleni Laperi

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Rrofsh o zonje, tani e mora vesh une pse jevgjit jane te zinj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.